Drejtori i ri i zgjedhur i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, ka vendosur që me një postim në Facebook t’iu përgjigjet kritikave që këtë post e mori si aktivist i partisë në pushtet. Gërvalla në fillim thotë se procesi i rekrutimit ka qenë i drejtë dhe se ka garuar me shumë profesionistë të tjerë, por se garën e fitoi ai. “Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë ...
Komentet te I posarealizuar në jetë, Drejtori i VV’së në RTK ia mban një fjalim moralizues opozitës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjashtë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në këtë fazë nuk kanë asnjë rëndësi. “Mendoj që janë jo relevante për diskutimin që po bëhet”, ka thënë Hoti në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti, ndër të tjera ka theksuar se Asociacioni është obligim i shtetit të Kosovës i cili buron nga marrëveshja e vitit 2013 e ratifikuar në Kuvend e Kosovës. Paçka i njëjti beson se bartësit e institucioneve në vend po fshihen pas dogmave të ndryshme populiste të Asociacionit në vend që të marrin përgjegjësi për ...
Komentet te Hoti: Qeveria po fshihet pas dogmave të ndryshme populiste për Asociacionin Janë të Mbyllura
Një balonë e dytë “spiune” kineze thuhet se po fluturonte mbi Amerikën Latine. Kjo sipas Pentagonit, i cili lëshoi një deklaratë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shtyu një vizitë në Kinë pas shfaqjes së një balone kineze në hapësirën ajrore të SHBA-ve. “Ne po shohim raporte të një tullumbace që kalon transit në Amerikën Latine”, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder. Pentagoni nuk e specifikoi vendndodhjen e saktë të balonës, por një zyrtar amerikan i tha “CNN” se nuk duket se aktualisht po shkonte drejt SHBA-ve. Në Korenë e Jugut të premten, Blinken tha se kishte folur me Wang Yi, kryediplomatin e Kinës, dhe “e bëri të qartë ...
Komentet te Nuk ndalet Kina, një balonë tjetër spiune mbi Amerikën Latine Janë të Mbyllura
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina prej ditësh kanë nisur një romancë dhe nuk kanë hezituar që të ndajnë momente intime me njëri-tjetrin. Por, prej kohësh është komentuar për një histori dashurie që Xhuli ka lënë hapur jashtë shtëpisë së famshme. Kjo u diskutua sërish gjatë spektaklit të së premtes dhe një gjë e tillë ka ndikuar që Atdheu të shprehet se po i jep fund lidhjes me Xhulin. Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova “Mendoj që kur ajo të dal nga shtëpia do të vazhdoj ajo histori, unë heq dorë që nga ky moment nga Xhuli”, ka thënë Atdheu. Ndërkohë, Xhuli tha se ndonëse ...
Komentet te Xhuli ka lënë një histori dashurie të hapur jashtë, Atdheu i jep fund lidhjes me të -Video Janë të Mbyllura
Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova që do të fillojë sonte nga ora 21:00, pritet të jetë i mbushur me surpriza të mirë menduara nga “Vëllai i Madh”. E tëra si rezultat i një javë super të tensionuar me debate të ashpra dhe thashetheme nga më të ndryshmet mes banorëve të shtëpisë së BBVK-së. Pas afro 60 ditësh, a do të vijë mesazhi i shumë pritur i Kejsit për Stresin? Po ashtu, në spektaklin Prime të së premtes mbrëma do të jepet premiera ekskluzive e këngës “Je e vetmja dashuri” nga Ana dhe Getinjo. Sonte, po ashtu zbulohet emri i banorit që do të eliminohet si dhe ju ...
Komentet te Kush do të eliminohet sonte dhe a do të vijë mesazhi i Kejsit për Stresin? Përgjigjet ua jep spektakli Prime Janë të Mbyllura
Përfaqësuesja e Kosovës në karate është përzgjedhur si një nga federatat që do të marrin pjesë në Kampionatin e 50-të Evropian të karates për Kadet, Junior dhe U-21 që mbahet në Qipro. Mirëpo, përpos lajmit fantastik të përfaqësimin të Kosovës në një turne të tillë, në dritë ka dal një parapaskenë “qesharake”. Qipro, vendi organizator i turneut, nuk ka lejuar që flamuri i Kosovës të rreshtohet bashkë me flamujt e vendeve të tjera që marrin pjesë në këtë event. Në vendin ku duhet të ishte vendosur flamuri i Republikës së Kosovës, organizatorët kanë vendosur një baner të bardhë me mbishkrimin “Kosovo Karate Federation” (Federata e Karatesë së Kosovës, FKK). Kujtojmë ...
Komentet te Qipro nuk lejon flamurin e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë Janë të Mbyllura
Xhevdet Pozhari, analist në ATV, që është i njohur për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka një post të ri. Nga universi i analizës, z. Pozhari ka shkuar në universin e këshilldhënies. Analisti Pozhari tani është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në një përgjigje për Nacionale, z. Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm. Tutje, ai e konfirmoi se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxhet i Kosovës. Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e ...
Komentet te Analisti Xhevdet Pozhari “ndërron profesion”, emërohet këshilltar i jashtëm i ministrit Vitia Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, me ç’rast ‘Rojet e Urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë. Sipas Haxhiut, “ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet të dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës”. Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, u shpreh se pikërisht kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar atëherë edhe ndodhi nata e tmerrit. “Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e ...
Komentet te Haxhiu: Ata që po kërkojnë që vetëm Kosova të japë diçka, po hyjnë në hak Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani kah moti e ka thyer akullin e takimeve me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Por, Kryeministri Kurti këtë po e bën dy vjet pasi ka marrë marrë detyrën dhe një letër nga Erdogani. Ai sot ka shkuar në Stamboll për ta takuar Presidentin që si opozitar e quante autokrat. Gazeta Express Me t’i fituar zgjedhjet kur pritej të ulej në karrigen e Kryeministrit, Kurtit i kishte ardhur një letër nga Ankaraja. Presidenti i Turqisë bashkë me urimin kishte edhe një kërkesë, që Kosova mos të hapë ambasadë në Jerusalem, të cilin Turqia nuk e njeh si kryeqytet të Izraelit. Por në letrën që Kurti ia kishte ...
Komentet te Kurti shkrin raportet me Erdoganin, sot darkojnë në Stamboll Janë të Mbyllura
Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”. Sipas Indeksonline, thuhet se i arrestuari është Xhemajl Sekiraqa. Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar. “Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”. Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit. Tutje thuhet se arrestimi i tij është bërë pasdite në ...
Komentet te Arrestohet burri i Arta Bajramit, po kërkohej nga Interpoli për vjedhje të orëve luksoze “Rolex” në Kuvajt Janë të Mbyllura