Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut

Lajme
Takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Emisarit Evropian, Miroslav Lajçak, i paralajmëruar si drekë pune tashmë ka përfunduar. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, por nuk dihen detajet për temat e diskutuara. Zyrtarët e lartë evropianë dhe amerikanë janë angazhuar për ta bindur Kryeministrin Kurti ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përveç Asociacionit, takimet e javëve dhe muajve të fundit kanë pasur temë kryesore propozimin evropian, që në masë njihet si plani franko-gjerman, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi ...
Komentet te Përfundon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut Janë të Mbyllura

Murati publikon linkun ku mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, paga minimale 264 €

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar linkun ku mund të aplikojnë të rinjtë të moshës 18 deri 25 vjeç, të cilët duan të punësohen, shkruan GazetaSinjali. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë. “Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”, ka thënë ai. Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”. Ky është LINKU. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Murati publikon linkun ku mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, paga minimale 264 € Janë të Mbyllura

Zhvillime të reja për Asociacionin? Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillojnë një takim në Prishtinë. Takimi, i cilësuar drekë pune, po zhvillohet në një restorant në kryeqytet, ku Kurti po shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Vizita e Lajçakut në Prishtinë ndodh në kohën e rritjes së kërkesave nga faktori ndërkombëtar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd. Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha më 2015 se marrëveshjet nuk ishin plotësisht ...
Komentet te Zhvillime të reja për Asociacionin? Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut Janë të Mbyllura

Gruaja nën rrënoja poston fotografi në Twitter: “Më shpëtoni”!

Rajoni dhe Bota
...
Komentet te Gruaja nën rrënoja poston fotografi në Twitter: “Më shpëtoni”! Janë të Mbyllura

Kujdes pamjet: Momenti kur vajza e vogël shpëtohet nga rrënojat e tërmetit (VIDEO)

Rajoni dhe Bota
Reuters ka shpërndarë pamje në Twitter të një fëmije të vogël duke u shpëtuar nga rrënojat në Siri. Punonjësit e shpëtimit shpëtuan fëmijën e plagosur nga rrënojat e ndërtesave të shembura pasi një tërmet i madh goditi Sirinë, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur qindra. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes duke lënë të vrarë të paktën 641 persona, ndërsa numri pritet të rritet më tej, shkruan The Guardian. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kujdes pamjet: Momenti kur vajza e vogël shpëtohet nga rrënojat e tërmetit (VIDEO) Janë të Mbyllura

Krasniqi: Erdoganit dhe familjeve që kanë humbur më të dashurit, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. Ai tha se u dërgon ngushëllime presidentit turk, Erdogan dhe familjeve të viktimave. “Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës ...
Komentet te Krasniqi: Erdoganit dhe familjeve që kanë humbur më të dashurit, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta Janë të Mbyllura

Zjarr në një shtëpi në Vushtrri, shpëtohet mrekullisht familja 5-anëtarëshe

Lajme
Një familje prej pesë anëtarësh është shpëtuar mëngjesin e sotëm pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së tyre në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri. Shkaktari akoma nuk dihet, teksa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar Zjarrfikësit dhe Policia, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur pas orës 03:00 të mëngjesit, kur u kërkua ndihmë për shkak se kati përdhese i një shtëpie ishte kapluar nga flakët. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur t’i evakuojnë pesë persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të para, fillimisht ishte dëgjuar një shpërthim e më pas zjarri kishte përfshirë katin. Në lidhje ...
Komentet te Zjarr në një shtëpi në Vushtrri, shpëtohet mrekullisht familja 5-anëtarëshe Janë të Mbyllura

Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së. “Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.”, ka shkruar Osmani. Ndryshe, më shumë se 500 persona kanë mbetur të vdekur pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të ...
Komentet te Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së Janë të Mbyllura

Pamjet tregojnë momentin drithërues kur tërmeti goditi Turqinë – Video

Lajme Rajoni dhe Bota
Më shumë se 500 persona kanë mbetur të vdekur pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën. Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. BBC ndërkaq ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti i tërmetit. KLIKO KËTU për ta parë videon.   ...
Komentet te Pamjet tregojnë momentin drithërues kur tërmeti goditi Turqinë – Video Janë të Mbyllura

“Pa Efin ai është i mbaruar”, grupi i Oltës flet për Luizin

ShowBiz Shqipëri
Pas tensioneve në Prime, banorët nisën nga bisedat. Tema më e diskutuar ishte dalja e Efit nga Big Brother. Më pas ‘grupi’ i Oltës ka komentuar sjelljen e Luizit karshi Deas. Olta: Doli komplet nga vetja, ju zbardh buza Dea: Më hapur se kaq? Të të thotë do të zhgarravis, do të shkel Tea: Ai të quan k*rvë, të quan e përdalë dhe i insinuon sikur janë për lojë, ma ka bërë dhe mua këtë gjë, edhe fakti që ai i insiunon si lojë, ngjan lojtar i fortë Olta: Unë s’e kuptoj se kë duhet të nominonte kjo Dea: Unë e kisha shumë të thjeshtë se kë duhet të nominoja, ...
Komentet te “Pa Efin ai është i mbaruar”, grupi i Oltës flet për Luizin Janë të Mbyllura