Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri, ka njoftuar se sot ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga seanca solemne e Kuvendit është nisur drejt Hagës. Sipas tij, ata po qëndrojnë të fortë. “Në seancën e sotshme solemne për përvjetorin e pavarësisë, në atë sallë ku para 15 vitesh u përmbush një aspiratë shekullore, arrita direkt nga Haga, aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi. Ndonëse shënimi i 17 shkurtit, as nuk është i ...
Komentet te Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë i është dedikuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me akuza në Gjykatën Speciale. Organizmi është drejtuar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili ka deklaruar se është koha që t’u kujtohet atyre që e mohojnë historinë se kush ishin ata që e shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin e Kosovës. Limaj ka thënë se çdo përvjetor i pavarësisë është moment i kujtimit dhe nderimit të dëshmorëve të kombit në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin. “Sot të gjithë jemi mbledhur këtu për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohje përjetësisht për shpallësit e pavarësisë së Kosovës. Ne sot ...
Komentet te Limaj: Atyre që e mohojnë historinë, duhet t’ju kujtojmë kush e ndërtoi shtetin e Kosovës Janë të Mbyllura
Dy burrështetasit që ishin protagonistët kryesor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu vunë nënshkrimet e tyre në obeliskun që ishte krijuar për nder të shpalljes së mëvetësisë më 17 shkurt 2008. Nënshkrimet e tyre u vunë në një ceremoni solemne, e pas tyre edhe mijëra qytetarë shkruan emrat e tyre në germat që po simbolizonin lindjen e shtetit të ri në Evropë. Obelisku “NEWBORN”, i krijuar nga Fisnik Ismaili u bë sensacion jo vetëm për kosovarët, por edhe për shumë turistë që po vinin në Prishtinë. Obelisku “NEWBORN”, për çdo vit ngjyroset, duke iu ndryshuar pamja varësisht nga mesazhi që autori i saj ...
Komentet te I pari ishte i verdhë, kështu ndryshoi “NEWBORN” ndër vite Janë të Mbyllura
Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot është vendosur një poster me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ismail Qemali, raporton Gazeta Sinjali. Por sipas Nacionales, një person i panjohur e ka larguar atë që aty dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave. Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. I pari shpalli pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë, e tjetri atë të Shqipërisë gati 111 vjet më parë. “Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendosur në murin e Kuvendit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Largohet nga muri i Kuvendit dhe hidhet në kosh të plehrave fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit – VIDEO Janë të Mbyllura
Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë një akt simbolik sot në seancën solemne të Kuvendit, e cila po mbahet për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Më të filluar seanca, ajo ka vendosur në foltore të Kuvendit emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ganimete Musliu vendos në foltore të Kuvendit stemën e UÇK-së Janë të Mbyllura
...
Komentet te Endrit Thaçi dhe Memli Krasniqi bëhen bashkë për të uruar Pavarësinë 🇽🇰 -Video Janë të Mbyllura
Një gjykatë në Gjermani dënoi me burg të përjetshëm dy vëllezër afganë për vrasjen e motrës së tyre, pasi ata nuk e mbështesnin stilin e saj modern të jetesës. 34 vjeçarja Maryam H. nënë e dy fëmijëve, u gjet e groposur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë, disa javë pasi ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Berlin në korrik të 2021. Autoritetet ranë në gjurmët e dy vëllezërve Yousuf dhe Mahdi H. si autorët e dyshuar të krimit të rëndë, falë kamerave të sigurisë në një stacion treni ku ata shiheshin duke marrë trenin për në Bavari së bashku me një valixhe të rëndë, ku mendohet ...
Komentet te Vranë motrën se ishte ‘moderne’, dënohen me burgim të përjetshëm dy vëllezër në Gjermani Janë të Mbyllura
Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e bizneseve të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje edhe të shfrytëzojnë fatkeqësinë e dikujt, që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Pejë, kur dy persona u përballën me një hajn, raporton Gazeta Sinjali. Defekti në veturën e tyre i detyroi të ndalen, por fatkeqësisht teksa tentonin ta rregullonin problemin, dikush ua vuri syrin dhe arriti t’ua vjedhë një çantë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se shoferi dhe pasagjerja e kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë rrëfyer në detaje, se si ...
Komentet te Defekti në veturë i detyroi të ndalen, hajni ua vjedh paratë e dokumentet dy personave në rrugën Prishtinë-Pejë Janë të Mbyllura
Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga këto sulme, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në Pejë, ku një tufë e madhe me qen ka sulmuar një qytetar në Pejë. Videoja është shpërndarë nga një faqe lokale ku jepen edhe detajet. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E tmerrshme: Tufa me qen sulmon qytetarin në Pejë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nëna e Astritit Deharit, Xhemile Dehari përmes një mesazhi me shkrim, ka kërkuar nga deputeti i VV-së, Haki Abazi, t’i tregojë emrat se ku po i merr informatat për djalin e saj. Ajo ka thënë se në të kaluarën Abazi kishte thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje. “Të lutem pyete prej kur është tu u marrë për hetimet për Astritin, se për kohën kur e vranë Astrirtin, Haki Abazi ka thënë se është vetëvrasje, qysh ka mujt me thënë atëherë me thënë se është vetëvrasje dhe sot se si u humbën mostrat e Astritit, le të tregon me emra se prej kujt i merr këto informata”, ka thënë ajo. ...
Komentet te Nëna e Astrit Deharit pyet Haki Abazin: Thoshe se Astriti ka bërë vetëvrasje, trego emrat prej kujt po i merr informatat Janë të Mbyllura