Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili ndodhet në Hagë si i akuzuar për krime lufte, tha se kjo Gjykatë po i mban ish-krerët e UÇK-së padrejtësisht në burg. Ajo ka rrëfyer për ditët që i kalon larg bashkëshortit dhe bisedat e takimet mes tyre. “Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka ...
Komentet te Flet gruaja e Rexhep Selimit: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në botë nuk ka asnjë organizim më të mëdha të natyrës së njëjtë sesa Konferenca e Sigurisë së Munihut. Eventi që zhvillohet që nga viti 1963 në Bavari të Gjermanisë, është një mbledhje e parvjetshme me politikanë, e liderë vendimmarrës të fushave të ndryshme. Me moton “paqe përmes dialogut”, konferenca provon që të afrojë platforma të ndryshme komunikimi mes liderësh dhe të zhvillohen diskutime të cilat më pas mund të çojnë në marrëveshje eventuale. Pse Konferenca e Sigurisë së Munihut është treguar kaq e suksesshme ndër vite ka të bëjë edhe me setin e bisedimeve në tavolina takimesh. Të dizajnuara nën “Chatham House Rule”, komunikimi bëhet lirshëm, sepse bashkëbiseduesit pajtohen ...
Komentet te Gabimi i para 3 vjetëve që po i kushton Kurtit në Konferencën e Sigurisë në Munih Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ka thënë se Rusia po përpiqet që ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë. Në një intervistë për Sky News, Osmani tha se përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, Rusia kështu po synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan. “Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak. Por, në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”, tha Osmani. ...
Komentet te Osmani: Rusia po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Hetimor për Energjinë Elektrike të mërkurën, do të dorëzojnë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Tahiri ka thënë se PDK-ja do ta dorëzojë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas seancës së të mërkurës. Ai ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor, në të cilin është intervistuar edhe ambasadori Berishaj, përmban shumë gjetje rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. “Ky raport gjen jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e krizës energjetike. Dhe, në anën tjetër po ashtu jemi ...
Komentet te Paralajmërohet denoncim ndaj Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, teksa ka folur për rastin Dehari, ka thënë se “dikush deshti që rasti i Astritit të mos zgjidhet kurrë”. Kështu deklaroi ajo pasi kanë humbur mostrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të suspenduarit janë rikthyer në punë. “A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?”. “Me këtë ...
Komentet te Kica-Xhelili për zhdukjen e mostrave të Deharit: Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet Janë të Mbyllura
Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka marrë kërcënime të shumta në rrjete sociale, pasi kishte shkruar në një postim në Twitter se autoritetet amerikane duhet hetuar lidhjen mes ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Twitter ka pasur kërcënime të shumta ndaj Sanduloviqit, përfshirë edhe kërcënime me vdekje. Sanduloviq më 17 shkurt, në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, kishte marrë pjesë në homazhe në Prekaz, ndërsa kishte kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Politikani serb kërcënohet pasi tha se duhet hetuar “lidhja mes Escobarit e Gjuriqit Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti që tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Haxhiu ka thënë se Kurti ka harruar të tregojë se njëri nga ta (Rifat Latifi) është kthyer në Amerikë. Më tej, Haxhiu ka thënë se ikja e profesionistëve shëndetësorë po ndodhë për shkak të punës së dobët të Qeverisë Kurti. “Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.” – ka shkruar ndër të tjera në Facebook. Postimi i plotë: I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat ...
Komentet te Haxhiu i përgjigjet Kurtit pasi tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë: Njëri ka ikë për Amerikë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Reçan të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se fqinjët e viktimës e kanë gjetur atë pa ndjenja, dhe më pas kanë kërkuar për ndihmë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor i emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe Policia është njoftuar lidhur me rastin, të cilët kanë marrë deklaratat e fqinjve, ku sipas tyre viktimën nuk e kishin parë ditët e fundit dhe pasi kanë hapur derën e shtëpisë kanë ndjerë aromën dhe më pas ...
Komentet te E rëndë: Fqinjët gjejnë pa shenja jete një grua në Prizren, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter është regjistruar pak më parë në Greqi, fatmirësisht pa shkaktuar dëme. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 44 kilometra në veri të Heraklionit, në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti është ndjerë në disa zona të Greqisë, ndërkohë që shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Greqi Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas disa takimeve që ka pasur me të rinjtë e Kosovës në “javën e pavarësisë”, ka thënë se shteti nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia që ka ndaj tyre. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se përballë këtyre kërkesave të drejta e të duhura të të rinjve e të rejave të Kosovës “duhet diçka shumë më shumë sesa reflektimi”. “Shteti ynë nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia që ka ndaj tyre. Fatkeqësisht, nën qeverisjen e Albin Kurtit, jo vetëm që po shohim abstenim për adresimin e këtyre nevoja, por nuk po shohim as përpjekje. Krejt përkundrazi. Qytetarët tanë dhe gjeneratat ...
Komentet te Krasniqi: Mungesa e perspektivës po zbraz Kosovën, Kurti s’mund të abstenojë nga përgjegjësia Janë të Mbyllura