Për nderë të 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës është zhvilluar një ndeshje miqësore mes futbollistëve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, raporton Gazeta Sinjali. I pranishëm në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja ishte edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka injoruar himnet e shtetit të Gjermanisë dhe Kosovës. Në pamjet e publikuara nga drejtori i qendrës së profesionalizuar në ofrimin e shërbimeve lidhur me proceset e migrimit të rregullt në vendet gjermanofolëse, Petrit Sadriu, shihet se Bislimi ka refuzuar të ngritet në këmbë gjatë intonimit të himneve. “Ja nderimi që i bëhët himneve kombëtare të Gjermanisë dhe të Kosovës nga zv. Kryeministri i ...
Komentet te Bislimi injoron himnet e Kosovës dhe Gjermanisë, s’ngritet në këmbë gjatë intonimit – VIDEO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mijëra shtëpi u shkatërruan dhe u bënë të pabanueshme pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter që goditën Turqinë dhe Sirinë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ende të kërkojë për të mbijetuar të tjerë nën rrënoja, nga ku së fundmi “kanë shpëtuar” edhe miliona dollarë në qytetin e Gaziantepit. Agjencia Anadolu raportoi se ekipet e shpëtimit në qytetin turk të Gaziantep gjetën rreth 2 milionë dollarë nën rrënojat e një shtëpie dhe ia dorëzuan ato policisë së Anadollit. Ekipet e shpëtimit, të cilat nxorën një person nga rrënojat e banesës së Ayşe-Mehmet Polat, panë paratë. “Në total, burri kishte me vete 2 milionë dollarë, shpëtuesit ia dorëzuan ...
Komentet te Ekipet e shpëtimit gjejnë 2 milionë dollarë nën rrënoja në Turqi – VIDEO Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se formimi i një Asociacionit njëetnik në Kosovë mund të dërgojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse faktori ndërkombëtarë insiston në formimin e Asociacionit vetëm për serbët në Kosovë, atëherë një e drejtë e tillë duhet të iu jepet të gjitha pakicave në rajon. “Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat. tu jepet asociacion. Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet ...
Komentet te Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan Janë të Mbyllura
Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi shumëkush mund të mos kishte parë ndonjëherë një veturë të vogël, të ngarkuar në fillimi në fund plot e përplot me batanije, jorganë, çarçafë, jastëkë e kuti plot me rroba. Nuk ishte aspak një skenë filmash, por gjithçka e vërtetë në rrugët e kryeqytetit azerbajxhanas, ditën kur dy tërmete fatale u morën jetën mijëra personave në Turqi e Siri. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i varfër, por me një zemër të madhe. Bëhet fjalë për Server Besirli, i cili u kthye në simbolin e këtyre ditëve të rënda për historinë e Turqisë, por jo vetëm. Sapo mori vesh ...
Komentet te Ngarkoi gjithçka që kishte dhe i çoi në Turqi, shpërblehet heroi azerbajxhanas i tërmetit Janë të Mbyllura
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të kënaqur me nivelin e pensioneve. Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka bërë me dije se pensioni prej 170 euro është e pamjaftueshme. Sipas tij, kjo shumë nuk mjafton as për nevojat shëndetësore të kësaj kategorie të luftës. “Të gjithë e dimë se sa është i mjaftueshëm një pension prej 170 eurosh, sidomos në këtë kohë krize. Ne e kemi diskutuar edhe më herët kur kemi pasur takime me kryeministrin dhe ja kemi paraqitur këto shqetësime tona. Kemi probleme me invalidë të luftës të cilët po përballen me proteza, me probleme shëndetësore. Ju kam adresuar me ...
Komentet te Veteranët e UÇK-së kërkojnë rritjen e pensioneve Janë të Mbyllura
Një arsimtar ose një arsimtare ka treguar se ka probleme serioze me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Edhe shkronjën e parë të Kosovës e ka shkruar të vogël. Nuk dihet se në cilën shkollë ose nga kush është shkruar një fjali me shumë gabime, por kuptohet se bëhet fjalë për njoftimin se ora e parë e mësimit i është kushtuar Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, edhe pse fjalët vështirë lexohen për shkak të “gjenocidit” ndaj tyre. Fotografia e dorëshkrimit është publikuar në një grup të mësimdhënësve në rrjetin “Facebook”. Një përdorues i këtij rrjeti, bashkë me fotografinë, publikoi një shkrim të gjatë me kritika të ashpra ndaj arsimtarit ose ...
Komentet te “kosovës”, “parvarsesë”: Një arsimtar e sakaton gjuhën shqipe në Ditën e Pavarësisë Janë të Mbyllura
Qytetarë të shumtë kanë festuar sot 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e cila u shënua me manifestime të ndryshme në mbarë vendin, shkruan Gazeta Sinjali. Derisa disa zgjedhin që pavarësinë ta festojnë me këngë e valle në mënyrë paqësore, mirëpo së fundmi, një video është duke qarkulluar në rrjetin Tik Tok ku një fëmijë shihet duke shtënë me armë zjarri me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Vogëlushi, i cili gjendet në ambient të hapur në një moment e nxjerrë armën nga brezi dhe shtien me të në drejtim të tokës. Nuk dihet nëse arma është me gas ose me plumba. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E tmerrshme: Publikohet video ku një fëmijë shtie me armë për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës – Video Janë të Mbyllura
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Berat Buzhala, ka rrëfyer shumë momente të jetës së tij, dhe gjëra të paditura deri më tash. Në intervistën e parë për mediat në gjuhën shqipe, Endriti flet për familjarët e vdekur në luftë, shpalljen e pavarësisë, gjyshërit e tij e përshëndetjen me babain. Çka tha ai? Endrit Thaçi në një intervistë dhënë për 15 vjetorine pavarësisë, ka zbuluar shumë gjëra. Ai Buzhalës fillimisht i ka rrëfyer se ka lindur në Zvicër, pasi nëna e tij ishte refugjate. “Po atëherë ka qenë lufta duke u zhvilluar në Kosovë, unë kam lind në Zvicër, nëna ka shku në ...
Komentet te Intervistë ekskluzive me Endrit Thaçin: Djali i ish-presidentit Thaçi flet për luftën, pavarësinë dhe ditën kur babai iu nis për në Hagë -Video Janë të Mbyllura
“Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar Adem Jashari; Bac, u kry, por ende nuk është kry. Jemi në proces.” Kjo ishte përgjigja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kur u pyet nëse sot, pas 15 vitesh, pavarësia e Kosovës është e plotë. Në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së shtoi megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Ndër të tjera, Haradinaj u ndaj te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi. “Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e ...
Komentet te Haradinaj: Bac, ende nuk u kry Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në Ditën e Pavarësisë, ka vizituar sot në Burojë babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se në konakun e Haxhi Thaçit, rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kreu i PDK-së ndër të tjerash ka cituar fjalinë e shpalljes së Pavarësisë nga Thaçi, duke i quajtur këto fjalë si më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Postimi i plotë: Burojë, 17 shkurt 2023, 15:39 Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. ...
Komentet te Krasniqi i shkon në konak babait të Hashim Thaçit: Rikujtuam momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura