Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Abazi pretendon se ka incizime që dëshmojnë kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit, fton Prokurorinë ta intervistojë Kurtin

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka pretenduar se ka audio-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton Gazeta Sinjali. Në konferencën për media, Abazi tha se hulumtimi dhe diskutimi që ka bërë me njerëzit përgjegjës, sipas tij, kanë sjellë deri te shkarkimi brenda VV-së. “Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të ...
Komentet te Abazi pretendon se ka incizime që dëshmojnë kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit, fton Prokurorinë ta intervistojë Kurtin Janë të Mbyllura

ShSKUK pa drejtor që 6 muaj, me u.d janë edhe dy klinika dhe spitali i Ferizajt

Shëndetësi
Që nga 2 gushti i vitit të kaluar, ShSKUK, është duke funksionuar me ushtrues të detyrë së drejtorit të përgjithshëm. Përveç tij, me u.d janë edhe klinika e Onkologjisë, Spitali i Ferizajt dhe Shërbimi Klinik i Kardiologjisë. Në 6 muajt e fundit, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, është udhëhequr nga 2 ushtrues të detyrës. Pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit, ushtruese e detyrës u zgjodh Pranvera Zejnullahu- Raçi, e cila dha dorëheqje më 16 janar, për t’u zëvendësuar nga Narqize Arenliu-Hoxhaj. Se kur do të hapet konkurs për drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 2 shkurt ...
Komentet te ShSKUK pa drejtor që 6 muaj, me u.d janë edhe dy klinika dhe spitali i Ferizajt Janë të Mbyllura

Abazi thërret konferencë: Kurti urdhëroi shkarkimin tim, nesër flas për “inçizimet dhe skandalet tjera

Lajme
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për largimin e tij nga pozita e kyresuesit të komisionit. Ish-zëvendëskryeministri, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se për këtë gjë do të flasë më shumë të enjten me fillim nga ora 10:00, ku do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. “Ju ftoj në konferencë për Media lidhur me urdhrin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim ...
Komentet te Abazi thërret konferencë: Kurti urdhëroi shkarkimin tim, nesër flas për “inçizimet dhe skandalet tjera Janë të Mbyllura

Bislimi foli publikisht për dy vërejtje të BE-së rreth 6 kushteve, Kurti thotë se s’di gjë

Lajme
Numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi para një jave ka deklaruar se Bashkimi Evropian kishte mopsjatime për dy nga gjashtë kushtet që kryeministri Albin Kurti kishte vendosur për çështjen e themelimit të Asociacionit. Megjithatë për diçka të tillë Kurti ka thënë se s’është në dijeni. Ai ka thënë se ndoshta duhet të takohet me Bislimin për ta pyetur  se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së. “Nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj dhe shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së. Edhe një herë po e ...
Komentet te Bislimi foli publikisht për dy vërejtje të BE-së rreth 6 kushteve, Kurti thotë se s’di gjë Janë të Mbyllura

Shtyhet gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale

Lajme
Trupi Gjykues ka marrë vendim që gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të fillojë më 3 prill. Vendim i tij vjen pas kërkesës së mbrojtjeve të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u parashtrua në pajtim edhe me prokurorinë. Gjykimi do të nis në orën 09:00. Prokuroria do të ketë jo më shumë se pesë orë kohë, mbrojtja e Selimit do të ketë 1 orë kohë, ajo e Thaçit do ketë 3 orë kohë, mbrojtja e Krasniqit do ketë 1 orë e gjysmë kohë teksa mbrojtja e Veselit do ketë kohë 45 minuta. Gjithashtu, do ketë edhe pyetje të Trupit Gjykues./Sinjali ...
Komentet te Shtyhet gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale Janë të Mbyllura

Publikohen fotografitë nudo të Gresës së BBVK (FOTO)

ShowBiz
Ajo është modele e cila ka nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për Gresa Hotin. Modelja e cila ka realizuar fotosesione të ndryshme. E një të tillë e ka shkrepur edhe e zhveshur, foto të cilat tashmë janë të publikuara edhe në internet. Ndryshe, Gresa është njëra nga banoret e cila po merr vëmendje me bukurinë e saj në “BBVK”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen fotografitë nudo të Gresës së BBVK (FOTO) Janë të Mbyllura

E bukur: Për Ditën e të Dashuruarve thyhet rekordi i puthjes më të gjatë nën ujë

Kuriozitete
Rekordi “Guinness” për puthjen më të gjatë nën ujë është thyer për Ditën e të Dashuruarve sivjet, nga kampionia e zhytjes së lirë, Beth Neale, dhe partneri i saj, Miles Cloutier. Çifti theu rekordin në Maldive. Neale dhe Cloutier u puthën për 4 minuta e gjashtë sekonda duke thyer rekordin, që mbahej nga një çift italian, për 42 sekonda. “Kemi menduar se Shën Valentini është dita e përsosur për të thyer rekordin pasi është reflektim i bukur i dashurisë sonë për botën nënujore dhe dashurinë që kemi për vendin ku mësuam se po bëhem nënë e një vajze”, ka thënë Neale për uebfaqen e Librit të Rekordeve “Guinness”. Çifti fillimisht ...
Komentet te E bukur: Për Ditën e të Dashuruarve thyhet rekordi i puthjes më të gjatë nën ujë Janë të Mbyllura

Avokati i Veselit: As për Millosheviqin s’u kërkua kaq kohë, zgjatja e procedurës armik i drejtësisë

Lajme
Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj Veselit, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selim, ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi siç ka thënë ai kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve, që të mos mbahen të paraburgosur apo të mos i nënshtrohen në ndjekje penale që është shumë e gjatë. Emmerson ka thënë se nuk ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë, ...
Komentet te Avokati i Veselit: As për Millosheviqin s’u kërkua kaq kohë, zgjatja e procedurës armik i drejtësisë Janë të Mbyllura

Nis konferenca përgatitore në rastin Thaçi dhe të tjerët, Prokuroria thotë se ka 312 dëshmitarë

Lajme
Në Hagë ka nisur konferenca përgatitore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), për gjykimin në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në këtë konferencë po diskutohet agjenda e përpiluar nga turpi gjykues, ku ndër pyetjet që trupi gjykues ka parashtruar për Prokurorinë është: se pse besojnë se duhen mbi 700 orë dëshmi të drejtpërdrejta në pyetje në këtë çështje, kur kjo shifër tejkalon kohën e caktuar për Prokurorinë në çështjet e mëparshme komplekse pranë gjykatave të ndryshme penale ndërkombëtare dhe gjykatave speciale? Gjykatësi Charles L Smith ka pyetur Prokurorinë se sa do të jetë numri i saktë i dëshmitarëve që do të paraqesin dëshmitë ...
Komentet te Nis konferenca përgatitore në rastin Thaçi dhe të tjerët, Prokuroria thotë se ka 312 dëshmitarë Janë të Mbyllura

Blinken: Udhëheqësit serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira

Lajme
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se liderët serbë dhe kosovarë do të “bëjnë kompromise të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjë që do të sjellë siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë, ku uron Serbinë për Ditën e shtetësisë, Blinken është shprehur i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. “Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit serbë dhe kosovarë do të ...
Komentet te Blinken: Udhëheqësit serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira Janë të Mbyllura