Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Komoran të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë ka të bëjë me një rast të tentim vrasjes, që ndodhi pasditen e së dielës, ku një person dyshohet se qëllimisht ka goditur me veturë një 31-vjeçar, për shkak të problemeve të mëhershme që kanë pasur me njëri-tjetrin. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rifat Plakajn, 44-vjeçar, i cili ...
Komentet te Goditi qëllimisht me veturë 31-vjeçarin, ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Komoran Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka shkuar për vizitë në Luginën e Preshevës, ku fillimisht u takua me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin. Pas takimit është planifikuar të mbahet një konferencë për media. Hill do të takohet gjithashtu edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin. Në Luginë Hill do të qëndrojë edhe të martën, ku pritet të takohet edhe me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, që do të pasohet nga një konferencë për media. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori Hill sot në Bujanoc, nesër shkon në Preshevë dhe takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve Janë të Mbyllura
Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, ka thënë se edhe turistëve nga Kosova duhet t’i bëhet “hyzmet” dhe jo ndaj tyre të vendosen standarde të ndryshme. Ajo ka ka thënë se turistët e Kosovës duhet të paguajnë të njëjta çmime siç paguajnë edhe ata në bregdet. “Ne nuk duhet ta marrim për të mirëqenë turistin nga Kosova. Edhe atij duhet t’i bëjmë hyzmet. Duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde, jo çmime shqiptare, çmime kosovare, por një çmim unik nga të gjitha strukturat. Të gjitha strukturat pritëse të bregdetit shqiptar duhet të kuptojnë se vërtet kemi sezon të ulët, sezon të mesëm dhe sezon të lartë”. “Turistët nga Kosova duhet ...
Komentet te Ekspertja: Turistin nga Kosova duhet ta trajtojmë mirë, duhet t’i bëjmë hyzmet – jo me dy standarde çmimesh Janë të Mbyllura
Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme në vendin tonë, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në parkingun e lokalit ‘Shade’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 38-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të mëhershëm, për të cilin viktima dhe i dyshuari nuk ishin marrë vesh, për çka ky i fundit dyshohet se vendosi t’i qërojë hesapet. Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në ...
Komentet te Rrahet dhe kërcënohet 38-vjeçari në parkingun e një lokali në Prishtinë, shkak borxhi Janë të Mbyllura
Presidenti rus, Vladimir Putin, dje ka deklaruar se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj deklaratës së Putinit, me një zyrtar të lartë të administratës duke thënë se nuk kishte shenja që Moska planifikonte të përdorte armët e saj bërthamore. Ndryshe, Putin tha se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ...
Komentet te SHBA reagon pasi Putini tha se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka listuar disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët si pasojë e vendimeve të qeverisë. Hoti ka përmendur rritjen e tatimit në pronë, paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike, gjendjen e rëndë në Trust, mungesën e investimeve, çmimet e larta të produkteve e të tjera. “Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.” – ka shkruar Hoti. Postimi i tij: – Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%. – Nga prilli rritet energjia me 15%. – Çmimet e konsumit mbesin të larta. ...
Komentet te Hoti kritikon qeverinë për shtrenjtimin e rrymës, tatimit në pronë e të tjera: Si u katandisëm kështu? Janë të Mbyllura
Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 24 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur. Maskra në Krushë të Madhe është një ndër masakrat më të tmerrshme të kryer nga forcat kriminale serbe. Në ndër të përvjetorit të kësaj masakre, do të këtë akademi përkujtimore. Ndryshe edhe kryeministrit, Albin Kurti pritet që të bëjë homazhe sot gjatë ditës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa në rrugë. Siç ka njoftuar Policia, persona të panjohur kanë vendosur disa drunj dhe gozhoda për dëmtim të gomave të automjeteve, prandaj njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. “Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të ...
Komentet te Vendosen pengesa afër pikës kufitare në Bërnjak, intervenon Policia e Kosovës Janë të Mbyllura
Dieta luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe mjekët kanë renditur disa ushqime që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Mjekët polakë kryen një studim mbi efektin e ushqimit në gjendjen e organit më të rëndësishëm dhe arritën në përfundimin se nëse hani ushqime të caktuara për mëngjes, si bollgur dhe avokado me bukë, mund të ndihmoni në përmirësimin e punës së saj. Bollguri është një burim i karbohidrateve komplekse që i jep trupit energji për disa orë. Përveç kësaj, është i pasur me fibra vegjetale, prandaj është i dobishëm për zorrët dhe parandalimin e aterosklerozës. Mjekët këshillojnë gjithashtu një mëngjes që përfshin ...
Komentet te Këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të forcuar zemrën Janë të Mbyllura
Protestë para TCH në përkrahje të Luizit, banorëve u lëshohet muzikë që mos të dëgjojnë asgjë -Video
Një protestë po raportohet se është duke u zhvilluar para zyreve të Top Channel, në përkrahje të banorit Luiz Ejlli. Raportohet se banorëve brenda iu është lëshuar muzikë me zë të lartë, që të mos dëgjohen protestuesit jashtë. Ndryshe kjo protestë thuhet se është organizuar nga Aleks Visha. Kujtojmë se në nominim sonte janë Olta dhe Kiara. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestë para TCH në përkrahje të Luizit, banorëve u lëshohet muzikë që mos të dëgjojnë asgjë -Video Janë të Mbyllura