Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

24 Marsi, Haradinaj: Miti i forcave serbe u thye në Dukagjin

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miti i forcave serbe është thyer në Gllogjan. Kështu ka thënë ai gjatë manifestimit qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. “Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores. E vërtetë se Gazmendi dhe Agroni kanë qenë luftëtarë të hershëm që kanë luftuar përkrah Shkelzenit, Dautit dhe Luanit. Këta të tre atë ditë u flijuan në një betejë që mori kuptim – e kuptimi është fitorja, të luftohet, shpëtohet dhe fitohet”. “Serbia kishte ndjekur një strategji të sajën të tokës së djegur. Serbia në skenarin e saj e kishte ...
Komentet te 24 Marsi, Haradinaj: Miti i forcave serbe u thye në Dukagjin Janë të Mbyllura

“Duhet të veprojmë në Kosovë, para se të bëhet si në Bosnjë” – fjalimi historik i Bill Clinton

Lajme Rajoni dhe Bota
Njëzet e dy vjet pas, ju sjellim disa nga kujtimet përmes videove të veprimeve të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, të cilat janë shpërndarë viteve të fundit nga agjencia e lajmeve Associated Press. Ndër tjerash kujtojmë kohën kur Kosova po ballafaqohej me një spastrim etnik dhe gjenocid, ndërsa aleatët perëndimor kishin vendosur që kjo të mos vazhdonte më. Kështu, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), NATO, më 24 mars të vitit 1999, filloi sulmet ndaj caqeve serbe. Dhe njeriu që kishte dhënë “dritën jeshile” për fillimin e fushatës së bombardimeve kishte qenë, presidentit amerikan në atë kohë, Bill Clinton. Në këtë drejtim, presidenti Clinton kishte mbajtur ...
Komentet te “Duhet të veprojmë në Kosovë, para se të bëhet si në Bosnjë” – fjalimi historik i Bill Clinton Janë të Mbyllura

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Lajme
Sot mbushen 24 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe. Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars, shkruan KP. Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë. ...
Komentet te 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij Janë të Mbyllura

Konflikt mes tre personave në Viti, theret me thikë 17-vjeçari

Lajme
Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Viti, ku pas një konflikti verbal ku ishin përfshirë tre persona, situata ka eskaluar në dhunë fizike. Sinjali mëson se si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur me thikë një 17-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në ...
Komentet te Konflikt mes tre personave në Viti, theret me thikë 17-vjeçari Janë të Mbyllura

Liderët e BE-së thirrje Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni secilёn pikё tё marrëveshjes

Lajme
Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshendetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Maqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bёrё thirrje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut. “Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, ...
Komentet te Liderët e BE-së thirrje Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni secilёn pikё tё marrëveshjes Janë të Mbyllura

Komisioni për Buxhet sot diskuton për situatën në Trust

Lajme
Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Sinjali. Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 13:30, pritet të diskutohet rreth situatës në Trustin Pensional. Të ftuar për të raportuar janë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Komisioni për Buxhet sot diskuton për situatën në Trust Janë të Mbyllura

Pas iftarit, vazhdon seanca për raportimin e Kurtit para deputetëve për zhvillimet në Ohër

Lajme
Punimet e seancës së sotme të Kuvendit, ku u ftua kryeministri Albin Kurti për debat pas marrëveshjes së Ohrit, janë ndërprerë për shkak të iftarit. Deputetët kërkuan që të ketë mirëkuptim për këtë çështje, ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas dëgjimit të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, tha se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 19:30. Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk e pa të arsyeshme që punimeve t’u kthehen pas iftarit. “Kërkesa për raportim të kryeministrit ka ardhur nga opozita. Ne shprehëm gatishmërinë për të vazhduar, por tash, me gjithë respektin e atyre që kanë agjëruar, po kërkojnë deputetët nga të gjitha grupet, që ...
Komentet te Pas iftarit, vazhdon seanca për raportimin e Kurtit para deputetëve për zhvillimet në Ohër Janë të Mbyllura

Profesori amerikan: Raporti i DASH-it për Kosovën është shqetësues, qeveria premtoi se do ta luftojë korrupsionin

Rajoni dhe Bota
Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben – Meir e ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ben – Meir ka thënë se të dhënat e publikuara në raportin për Kosovën janë shqetësuese. Po ashtu, ai ka përmendur premtimet e Qeverisë për ta luftuar korrupsionin, duke thënë se megjithatë, duket që Kosova po përballet me korrupsion serioz qeveritar. “Raporti vjetor i DASh-it për të drejtat e njeriut tregon të dhëna shqetësuese për Kosovën. Edhe pse qeveria e re ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, sipas raportit, Kosova po përballet me korrupsion të rëndë qeveritar dhe mosndëshkim.” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Profesori amerikan: Raporti i DASH-it për Kosovën është shqetësues, qeveria premtoi se do ta luftojë korrupsionin Janë të Mbyllura

Pas BBVK, Andi dhe Gresa nisin pushimet në Afrikë – Video

ShowBiz
Andi dhe Gresa kanë nisur pushimet e para si çift, pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Kosova. Dyshja kanë udhëtuar drejt Afrikës Veriore, më saktë ata kanë zgjedhur Marokun. Këtë e bënë të ditur përmes InstaStory duke i shfaqur momentet e tyre të lumtura atje. Çifti duket se po e shijojnë çdo moment dhe se lidhja po ju shkon mjaftë mirë edhe jashtë shtëpisë së famshme ku krijuan marrëdhënien e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas BBVK, Andi dhe Gresa nisin pushimet në Afrikë – Video Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë në Veternik, plumbat përfundojnë në murin e një lokali

Lajme
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Të shtëna me armë u shkrepën edhe mbrëmë në rrugën ‘Shkupi’ në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal afër. Sinjali mëson se menaxheri i lokalit ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ngjarja. Njësitë policore kanë parë vrimat në mur që dyshohet të jenë shkaktuar nga ...
Komentet te Të shtëna me armë në Veternik, plumbat përfundojnë në murin e një lokali Janë të Mbyllura