Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sonte rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth ...
Komentet te Gjashtë persona të lënduar në një aksident të rëndë në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi – Goodman, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshin “Liria Ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Krasniqi-Goodman ka thënë se është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në ‘Marshin për Drejtësi’. Tutje, ajo ka deklaruar se kriminelët serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra kosovare janë të lirë, ndërsa ata që po gjykohen janë çlirimtarët e Kosovës. “Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë ...
Komentet te Vasfije Krasniqi fton qytetarët të marshojnë më 2 prill: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen Janë të Mbyllura
Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e thirrur për ta kundërshtuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër. Në këtë protestë, aktivistët e PSD-së vendosën flamuj të bardhë te objekti i Qeverisë, duke i hequr flamujt e Kosovës. Gjithashtu ata improvizuan me një lloj tymi të zi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës” Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj mbajti një fjalim para Qeverisë së Kosovës ku hodhi akuza të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se tashmë ai duhet të thirret “Albin Zajednica”. “Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të ...
Komentet te Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka mbyllur aventurën e Grand Slamit të Tbilisit në Gjeorgji. Fazliu është mposhtur në finale, teksa ka arritur medaljen e argjendtë në kategorinë 63 kilogramë. Xhudistja fitoi edhe 700 pikë olimpike Paris 2024. Është kjo medalja e tretë e argjendtë të ekipin olimpik të xhudos në Grand Slamin e Tbilisit, ndërkohë që nesër garon Loriana Kuka. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Laura Fazliu e argjendtë në Tbilisi Janë të Mbyllura
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim sot në protestën e organizuar nga kjo parti për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër. Ai tha se kryeministri Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar. “S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastirëve ortodokse”. Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por se e ...
Komentet te Molliqaj: Ajo që po i ndodh Kosovës është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një zjarr që ka kapluar objektin e kompanisë “Elkos Group”. Sipas videove të dërguara në redaksi nga sinjalizuesit, zjarri ka përfshirë tërë objektin. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Policia është njoftuar për një zjarrvënie rreth ores 08:15. Zjarri ka kaplu Brenda objektin e bkompanië së ELKOS”, u shpreh ai. Gashi shtoi se “zjarri është bukur I madh” dhe se ende nuk kanë informacione nëse ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes, po ashtu janë edhe zjarrfiksat të cilët po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin./Sinjali /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri objekti i “Elkos Group” në Pejë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate do të mbajë të shtunën [sot] protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Protesta është planifikuar të nisë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet. PSD-ja, që është parti joparlamentare, vlerëson se kryeministri Kurti s’ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. “Rrenat që pushteti i përdorte për ta arsyetuar marrëveshjen i patën këmbët e shkurtra. Propaganda nuk iu eci. Revolta e madhe qytetare është dëshmia për këtë. Tashmë, 1 javë pas dakordimit ...
Komentet te Sot protestohet kundër Marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, një ditë përpara protestës së thirrur nga kjo parti ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje që sipas tij është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtim popullor. Molliqaj tha se ajo që tashmë dihet është se nga kjo marrëveshje s’do të ketë njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, s’ka premtim ndërkombëtar në NATO, s’ka njohje nga Serbia e ka veç obligime për Kosovën. “Ajo që mund të shihet është që qytetarët, partitë politike, opinionistët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Në muajin mars, nga matjet e opinionit ...
Komentet te PSD proteston kundër ujdisë Kurti – Vuçiq, Molliqaj: Nesër kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Ata po diskutonin për çështjen e emërimit të Bordit të Trustit Pensional, derisa Hoti i tha Muratit se në diskutim duhet të jetë serioz e të mos zgërdhihet. “Kur të flas, të kisha lutur të jesh shumë serioz. As mos më ndërhyjë, as mos m’u zgërdhi kur të flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por je ministër dhe duhet të japësh përgjegjësi për çështje që unë i ngris si deputet”, deklaroi Hoti. Ministri Murati iu përgjigj duke thënë se është serioz, ndërsa më pas ...
Komentet te “Mos u zgërdhij, unë s’të respektoj fare”, përplasje mes Hotit e Muratit për Trustin Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e djeshme Olta dhe Kiara kanë diskutuar me njëra-tjetërn teksa ishin në dhomën e gjumit. Teksa ishin duke folur për shtatzëninë, Olta e ka pyetur Kiarën nëse dëshiron më parë të lind një fëmijë me luizin apo të ketë një karrierë të suksesshme televizive. Ndërkohë që nuk kanë munguar as këshillat “dashamirëse të Oltës, që i sugjeronin Kiarës të shkonte në shtëpi dhe të bëhej gati për një shtatzëni. Pjesë nga biseda: Olta: Kiara kam një pyetje, Luizi sa të dali do fëmijë kurse ti do kesh një super karrierë. Ça do bësh ti se puna që ke ti s’të lejon të jesh shtatzënë? Kiara: Pse si ia bëjnë ...
Komentet te Olta e këshillon Kiarën: Ik në shtëpi, bëhu gati për një shtatzëni Janë të Mbyllura