Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ka kënduar si bilbil”, Molliqaj mbështet ‘Marshin për Drejtësi’, publikon një video të Kurtit – Video

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka dalë në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë. Në adresimin e tij, ai ka thënë se ka shumë arsyeje për të marrë pjesë në këtë marsh dhe për t`i përkrahur ish-krerët e UÇK-së. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, ku akuzonte ish-presidentin Hashim Thaçi, se “ka kënduar si bilbil në Hagë”. Sipas tij, kjo video e Kurtit është edhe një arsye më shumë për të marshuar të dielën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbanë në paraburgim në Hagë që dy vite. ...
Komentet te “Ka kënduar si bilbil”, Molliqaj mbështet ‘Marshin për Drejtësi’, publikon një video të Kurtit – Video Janë të Mbyllura

Gjendet një provë e vetme që mund të zbulojë autorët e sulmit ndaj Top Channel

Lajme
Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve. Këtë të mërkurë, kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Top Channel mëson se ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin terrorist ndaj Top Channel. TCH raporton se nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, ...
Komentet te Gjendet një provë e vetme që mund të zbulojë autorët e sulmit ndaj Top Channel Janë të Mbyllura

Sherr mes dy personave që u përfshinë në një aksident në trafik në Shtërpcë, njëri nga ta përfundon në pranga

Lajme
Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali. Një zënkë mes dy personave ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Drekoc të Shtërpcës, pasi ata u përfshinë në një aksident trafiku. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas përplasjes, shoferi 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar që ta nxjerrë me forcë nga vetura e tij viktimën. Si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme të të ...
Komentet te Sherr mes dy personave që u përfshinë në një aksident në trafik në Shtërpcë, njëri nga ta përfundon në pranga Janë të Mbyllura

Shqiprim Arifi godet Kurtin: Është person ‘non grata’ në SHBA

Lajme
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende. Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi nënvizoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politika që kanë  qenë në  dëm të shqiptarëve të Preshevës. “Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës. ...
Komentet te Shqiprim Arifi godet Kurtin: Është person ‘non grata’ në SHBA Janë të Mbyllura

Zhgënjyese: Kosova s’arrin të marrë fitore kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’

Sport
Kombëtarja e Kosovës, nuk ka arritur të fitojë as ndaj Andorrës, e cilësuar si kombëtarja më e dobët e grupit I, duke barazuar 1:1 në Fadil Vokrri. Pasi barazuan ndaj Izraelit në udhëtim, shpresat ishin te një fitore ndaj Andorrës, i cili ishte rezultati i vetëm të cilin e synuan lojtarët dhe trajneri i Kosovës. Një pjesë e parë relativisht e dobët nga të dy kombëtaret, me ‘Dardanët’ që kishin një dominim të lehtë, por pa ardhur deri te konkretizimi i rasteve të pakta të krijuara. Pjesa e dytë filloi me një energji me të madhe të Kombëtares së Kosovës, që me një insistim më të madh arriti deri te ...
Komentet te Zhgënjyese: Kosova s’arrin të marrë fitore kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’ Janë të Mbyllura

“Unë e kam njoftë rojën”, Luizi shpërthen në lot pas vdekjes së punonjësit të Top Channel

ShowBiz Shqipëri
Edicioni i Big Brother Albania ka nisur me lajmin për vdekjen e rojës së Top Channel, Pal Koka. Më i prekuri nga banoret ka qenë Luizi i cili tha se e ka njohur rojën në fjalë. “Unë e kam njoft rojën, e di nga emri. Akt makaber , kur goditet fjala e lire është nuk e di si ti vë emër se akt terrorist është mund të them që mund te ia dalim duke dhëne force njeri tjetrit dhe me mbështetjen tuaj”, tha Ejlli sonte në BBVA /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Unë e kam njoftë rojën”, Luizi shpërthen në lot pas vdekjes së punonjësit të Top Channel Janë të Mbyllura

Hoti kritikon VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim

Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit për një lloj vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës. Hoti, që në kohën kur ishte në kryeministër ishte kritikuar nga VV-ja për marrëveshjen e Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e eksponentëve të pushtetit para 18 marsit. “Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”. I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti. “Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”, shtoi ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hoti kritikon VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim Janë të Mbyllura

Sulmi ndaj TCH, Arbana: Sonte s’do të ketë spektakël si herët e tjera

ShowBiz Shqipëri
Një sulm kriminal dhe terrorist tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës. Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother Vip. Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin kombëtar, që prej mesnatës së të dielës. Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që ...
Komentet te Sulmi ndaj TCH, Arbana: Sonte s’do të ketë spektakël si herët e tjera Janë të Mbyllura

Petrit Selimi me fakte tronditëse për Gjykatën Speciale

Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të tij në Twitter, ka renditur fakte tronditëse për Gjykatën Speciale. Selimi ka shpjeguar se 15 vjet më parë, një politikan zviceran Dick Marty doli vullnetar për të shkruar një raport mbi“trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”. “BE-ja dhe SHBA-ja i bënë presion Kosovës që të krijojë një gjykatë speciale “për të pastruar retë nga lufta çlirimtare”. Gjykata do të kushtojë minimalisht 1 miliard euro. Dick Marty kishte një histori tiradesh anti-amerikane dhe ai ishte autor i një raporti tjetër të CoE-së për “bazat e zeza” të CIA-s (duke thënë gabimisht baza e KFOR-it në Bondsteel, Kosovë ...
Komentet te Petrit Selimi me fakte tronditëse për Gjykatën Speciale Janë të Mbyllura

AAK: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos-shpenzim të parasë publike

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se gjatë dy viteve qeverisje Kurti nuk është shënuar asnjë progres në interes të qytetarëve Deputeti Pal Lekaj kritikoi Qeverinë edhe për mbajtjen në sirtar të Ligjit për Pagën Minimale. “Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRrE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind, vendim i ...
Komentet te AAK: Qeveria Kurti do të mbahet mend për mos-shpenzim të parasë publike Janë të Mbyllura