Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Këpucët më të shtrenjta në botë, ky është çmimi marramendës – Video

Kuriozitete
Më parë, takat e larta Debbie Wingham konsideroheshin si mbathjet më të shtrenjta që kushtonin 15.1 milionë dollarë. Por, tani ato nuk janë më të shtrenjat. Këpucët luksoze, të bëra nga diamante dhe ari i vërtetë, u projektuan dhe u krijuan gjatë një periudhe prej nëntë muajsh, raportoi Khaleej Times. Këpucët Passion Diamond, me një çmim prej 62.4 milionë dirhemë (17 milionë USD), përmbajnë qindra diamante, së bashku me dy diamante impozante pa të meta prej 15 karatësh secili. Maria Majari, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e Jada Dubai, e cila projektoi këpucët tha se rreth 50 të ftuar, duke përfshirë VIP-a, individë dhe media janë të ftuar për ngjarjen e ...
Komentet te Këpucët më të shtrenjta në botë, ky është çmimi marramendës – Video Janë të Mbyllura

E rëndë: Mësimdhënësi kapet duke e puthur nxënësen e klasës së shtatë në Deçan (VIDEO)

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ku raportohet se një mësimdhënës ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë. Siç raporton Paparaci, mësimdhënësi me inicialet V.S., është incizuar duke e puthur nxënësen në buzë, derisa pretendohet se ky veprim është kryer me forcë. Burime nga ky medium kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga media në fjalë, shihet mësuesi duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës. Sipas informacioneve të marrë nga ky medium, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: Mësimdhënësi kapet duke e puthur nxënësen e klasës së shtatë në Deçan (VIDEO) Janë të Mbyllura

14 vjeçare në luftë, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Ma dhanë automatikun, ishte ndjenja më e mirë

Lajme
Shqipe Selimi ishte vetëm 14-vjeçare kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, në përvjetorin e nisjes së ndërhyrjes ushtarake të NATO-s që ia solli çlirimin Kosovës, deputetja e LVV-së tregoi për emocionet e saj. “M’u dha një automatik. Ajo ishte ndjenja më e mirë. Mënyra më e mirë për t’i thënë mirë se erdhe një ushtareje të re të UÇK-së”, tha ajo. Bashkëshortja e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së tha se lufta ka qenë e natyrshme. “Lufta për vendin jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë luftuar, ka qenë gjëja më e natyrshme”, tha ajo në T7. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 14 vjeçare në luftë, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Ma dhanë automatikun, ishte ndjenja më e mirë Janë të Mbyllura

Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Lajme
Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”. Disa prej marrëveshjeve që priten të nënshkruhen: Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve. Marrëveshja në funksion te lehtësimit te procedurave të kontrollit te produkteve me origjine jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, mund të kryhen në Pikën e ...
Komentet te Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Janë të Mbyllura

Katër herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi

Rajoni dhe Bota
Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano. Silvio Berlusconi ka shërbyer katër herë si kryeministër i Italisë me disa pauza, prej vitit 1994 deri më 2011. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione ...
Komentet te Katër herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi Janë të Mbyllura

Gjykimi në Hagë: Specialja e pyet dëshmitarin e tetë për stërvitje në Bajgorë, ai e përmend komandant Remin

Lajme
Në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e ka nisur dëshminë, dëshmitari i tetë. Dëshitari i 8 në rastin e krerëve të UÇK-së po merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai është pyetur për një stërvitje të UÇK-së në Bajgorë, ku dëshmitari kishte marrë pjesë. Dëshmitari tha se ata stërvitjet i kryenin në një shkollë në këtë fshat. “Stërvitja ka qenë e përqendruar në fshatin Bajgorë, në një shkollë. Ka qenë bazë zonë operative, ku pas stërvitje ka qenë i përqendruar vet shtabi atje, depoja e municionit dhe kuzhina ushtarake”, ka thënë dëshmitari. Më ...
Komentet te Gjykimi në Hagë: Specialja e pyet dëshmitarin e tetë për stërvitje në Bajgorë, ai e përmend komandant Remin Janë të Mbyllura

Fjalimi i Clinton në 99-ën: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova

Lajme
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, më 12 qershor të vitit 1999, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj. Ai kishte thënë se qiejt mbi ish-Jugosllavinë për herë të parë ishin heshtur, duke e përmendur largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. “Një milion burra, gra dhe fëmijë të dëbuar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar të indinjuar dhe të bashkuar janë përmbushur”. “Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë ...
Komentet te Fjalimi i Clinton në 99-ën: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova Janë të Mbyllura

Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet ...
Komentet te Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit Janë të Mbyllura

Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste

Lajme
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, më 12 qershor të vitit 1999, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj. Clark kishte thënë se 12 qershori ishte dita më e rëndësishme në të gjithë operacionin në kuadër të të cilit ishin të angazhuar për javë dhe muaj të tërë. Ai i kishte falënderuar ushtarakët e NATO-s për guximin dhe përkushtimin që treguan, duke pohuar se familjet e tyre ishin dhe do të mbeten krenar me ata. “Jo vetëm që forcat tona kanë kryer një fushatë të suksesshme ajrore e cila e detyroi Millosheviqin të përmbushte pesë kërkesat tona qendrore, por ato gjithashtu kanë qenë përgjegjëse për punën ...
Komentet te Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste Janë të Mbyllura

Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor

Lajme
Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Leposaviq, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi vajza 17-vjeçare ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, të shtunën në orët e mbrëmjes. Bazuar në dëshminë e vajzës, babai i saj e ka rrahur për shkak se ajo kishte konsumuar pak alkool në një dasmë ku kanë marrë pjesë familja e ...
Komentet te Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura