Persona ende të panjohur për policinë,kanë plaçkitur gjatë natës së kaluar, Agjencinë për Regjistrim Civili në Podujevë. Cak i plaçkitjes ishte kasaforta e PTK së, e cila ndodhet brenda objektit. RTK ka kuptuar se në pamundësi të hapjes së kësaj kasaforte, plaçkitësit e kanë marrë tërësisht me vete. Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që plaçkitet ky institucion. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ,por deri me tani nuk ka të dyshuar.Si pasojë e demolimit te zyrave të Agjencisë dhe hetimeve, puna në këtë institucion nuk ka nisur sot (e hënë), kurse qytetarëve të Podujevës, u është rekomanduar që ...
Komentet te Thyhet Zyra për Regjistrim Civil në Podujevë, vidhet kasaforta e PTK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me tre policët që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor. Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi. Atyre iu ishte caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por dihej kohëzgjatja. Qeveria ka deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi kanë thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. “Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në ...
Komentet te Publikohet fotoja pas lirimit të 3 policëve kosovarë që u mbajtën në paraburgim në Serbi Janë të Mbyllura
Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, shkruan Gazeta Express. Tre policet janë kidnapuar javë më parë brenda territorit të Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar institucionet e vendit. Ata u arrestuan nga forcat serbe, ndërsa ditë më parë prokuroria në Serbi kishte caktuar masën e paraburgimit./Periskopi ...
Komentet te Lajmi i fundit: Lirohen tre policët që u rrëmbyen në veri Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi ekskluzivisht për një vrasje të dyfishtë në fshatin Madanaj të Gjakovë. Sipas burimeve nga Emergjenca, Sinjali mëson se dy vëllezërit që u vranë sonte janë Haxhi dhe Blerim Islamaj. Gazeta ta kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në rajon e Gjakovës, mirëpo nuk kanë kthyer ende përgjigje./Sinjali ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë Janë të Mbyllura
Humbja e dy qytetarëve të Pejës nga vërshimet e mëdha të shkaktuara mbrëmjen e ditës së djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka tronditur vendin. Dy viktimat nënë e bir, Dion dhe Mirsada Ademaj nuk arritën të mbijetojnë dhe vdiqën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali. Për vdekjen e 5-vjeçarit ka reaguar shkolla “Asdreni” në Pejë, ku i ndjeri vijonte mësimet. Nga shkolla u shprehën të tronditur për humbjen e Dionit dhe nënës së tij, teksa shtuan se humbja e tij ka prekur thellë shokët, shoqet e klasës dhe mësuesen e tij. “Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën ...
Komentet te “Shokët dhe shoqet e klasës janë të prekur thellë në shpirt..”, postimi prekës i shkollës së 5-vjeçarit në Pejë Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga polica serbe më 14 qershor nuk do të shpëtojnë pa aktakuzë. Madje ai pretendon se janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe për këtë thotë se ka prova. “Nuk besoj se është e mundur të ikësh pa një aktakuzë. Ajo që po u them njerëzve është se njësitet tona i arrestuan në territorin e Serbisë qendrore. Kemi të gjitha materialet që e vërtetojnë. Meqë ra fjala, ne ofruam që të gjithë anëtarët tanë nga ajo njësi t’i nënshtroheshin një ekzaminimi poligrafik”, tha ai. Po ashtu Vuçiq ka paralajmëruar për sot një takim me serbët e Kosovës. “Ne ...
Komentet te Vuçiq: Tre policët kosovarë s’do shpëtojnë pa aktakuzë, kemi prova Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur gatishmërinë e kryeqytetit që me gjithë kapacitetet t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës, pas vërshimeve që lanë dy të vdekur e dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali. Rama shtoi se ndihma e tyre nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Po ashtu, i pari i kryeqytetit i shprehi ngushëllime për humbjen e dy anëtarëve familjes Ademaj. “Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta ...
Komentet te gjithë kapacitetet e kryeqytetit t’i dalim në ndihmë Pejës Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 42-vjeçari e ka kërcënuar, duke i shkaktuar ...
Komentet te Prishtinasi 42-vjeçar kërcënon babain veç pse u kollit: Ta nxjerri gërklanin e fytit Janë të Mbyllura
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka shpalosur disa detaje të reja për humbjen tragjike të dy personave, nënë e bir pas vërshimeve të mëdha me të cilat u përballë qyteti. Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet në ...
Komentet te “Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë -Video Janë të Mbyllura
Mbrëmja e djeshme ishte tragjike për qytetin e Pejës, ku si pasojë e vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut humbën jetën fëmija 5-vjeçar dhe nëna e tij, e cila si fillim rezultonte e zhdukur deri në njoftimin për vdekjen e saj nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Media lokale “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga atje ku shihet një veturë në lagjen “Asllan Qeshme”, e cila nuk mund të lëvizte nga aty ku kishte mbetur, teksa një qytetar dëgjohej t’i bëjë thirrje shoferit të mos dilte prej saj. Në pamjet e tjera shihet në veturë në rrugën “Mbreti Bardhyl” teksa rrëmbehet krejtësisht nga vërshimet. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete -Video Janë të Mbyllura