Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Në një njoftim për media, Policia njoftoi shkurt se gruaja që u zhduk, pas kërkimeve, u gjet pa shenja jete, rreth orës 01:20. “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka ...
Komentet te Vërshimet që tronditën vendin: Nënë e bir humbën jetën në Pejë, situatë ende e rënduar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë, transmeton Sinjali. “Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot, këto janë qytetet ku do të ketë temperatura më të ulëta Janë të Mbyllura
Header 1 Header 2 Division 1 Division 2 Televizioni lokal në Istog “RTV Fontana” ka raportuar sot lidhur me një incident që ka ndodhur tek Lapidari i përuruar për Ditën e Çlirimit të Istogut. Siç raporton ky televizion, disa përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit. Ata kanë thënë se po i fshijnë emrat meqë sipas tyre aty ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve./Demokracia ...
Komentet te Një qytetar nga Istogu fshinë emrat e familjarëve të tij nga pllaka e përuruar Ditën e Çlirimit -Video Janë të Mbyllura
Veturat zyrtare të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, shpesh herë përfshihen në aksidente në trafik. Kështu ndodhi edhe sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili është përfshirë në një aksident trafiku në udhëkryqin Llabjan – Artanë, raporton Gazeta Sinjali. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku Peci i cili po drejtonte veturën zyrtare, është përplasur me një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona. Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi vetura civile nuk ka respektuar të drejtën e përparësisë së kalimit dhe si pasojë ka goditur veturën e Ministrisë, e cila po lëvizte në relacionin e kundërt. Si ...
Komentet te Ministri Peci përfshihet në një aksident trafiku, shtatë persona përfundojnë në spital Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë të premte e kanë përuruar Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë. Rama potencoi se shumë shpejt do të publikohet edhe faqja zyrtare e Gërmisë, ku do të mund të shkarkohet harta digjitale, për informata për aktivitetet sportive, kulturore e të tjera. “Këtë të premte me 23 Qershor e përuruam Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë, me theks në Kioskën Malore ku është vendosur Harta dhe informacioni i duhur për Gërminë”, shkroi Rama. “Së shpejti lansohet edhe Faqja Zyrtare e Gërmisë ku do të mund ta shkarkoni edhe hartën digjitale, përfshirë rrjetin e shtigjeve aktive por edhe info për aktivitetet tjera sportive, kulturore dhe ...
Komentet te Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë Janë të Mbyllura
Fyerjet e njerëzve të Albin Kurtit nuk i merr afër zemrës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se ato tregojnë mentalitetin e tyre. Ai ka bërë me dije se sharjet e fyerjet e tyre vetëm e forcojnë. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka quajtur komunist eksponentët e VV-së që po e fyejnë vazhdimisht nëpër rrjete sociale. Ai ka thënë se është në ideologjinë e tyre që të shpallin tradhtar këdo që i kritikon. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se këto fyerje e bëjnë vetëm më të fort. Arifi i ka komentuar edhe fyerjet e analisti Sadri Ramabaja, i cili në një debat ...
Komentet te Arifi: Sipas logjikës së Ramabajës, as Kurti s’është tamam shqiptar, sepse gruan e ka norvegjeze Janë të Mbyllura
Provimi i maturës edhe sot është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe ku pjesë e këtyre grupeve thuhet se janë familjarët, studentë e profesorë. Derisa Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri thirrje që të respektohen rregullat, këto thirrje nuk janë marrë parasysh nga nxënësit. Gazeta Sinjali raporton se është krijuar një grup në rrjetin social ‘Viber” ku të rinjtë po komunikojnë mes vete dhe po shpërndajnë përgjigjet e testit. Po ashtu, përdorimi i telefonave është i pashmangshëm edhe këtë vit. /Sinjali ...
Komentet te A dështoi ministria edhe këtë vit, vazhdon përdorimi i telefonave, shpërndarja e pergjigjeve dhe kopjime në testin e maturës -Foto Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po njofton për aksionet e Policisë së Kosovës. Ai ka bërë me dije se për aksionet e tilla publikun duhet ta njofton policia e jo Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit. Nuk është kjo detyrë e Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Klinaku. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njofton Policia, jo Sveçla Janë të Mbyllura
Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, teksa ishin në diskotekën “Insomnia”. Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, e madje edhe e ka sulmuar fizikisht në mes të lokalit. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në ...
Komentet te Kosovari i hyn dajak gruas në mes të diskotekës “Insomnia” në Graçanicë, shkak xhelozia Janë të Mbyllura
Vetëm pak orë i ndajnë nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi, ku në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë, raporton Gazeta Sinjali. Ministria e Arsimit ka kërkuar që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI. Ndërsa, kanë shtuar se të gjithë personat e angazhuar në këtë proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm ...
Komentet te Sot mbahet provimi i maturës shtetërore, këto janë rregullat që duhet t’iu përmbahen nxënësit Janë të Mbyllura