Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shtrëngata me erë, rrebeshe shiu e breshër, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Lajme
Prishtina Weather ka njoftuar se sot pritet të ketë përkeqësim të motit me zhvillimeve të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit. Gjatë fundjavës, temperaturat do të jenë në rënie. Depërtimi i një fronti të ftohtë parashihet të sjellë ditën e shtunë përkeqësim të motit, me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës mund të zhvillohen edhe si shtrëngata me me erë më të fuqishme, rrebeshe shiu, e lokalisht edhe priten kushte për breshër. Rrebeshe shiu mund të shfaqen edhe përgjatë ditës së diel. Java vijuese fillon me mot më stabil, më shumë intervale me diell.  Temperaturat pësojnë rënie. Erërat më të theksuara në ...
Komentet te Shtrëngata me erë, rrebeshe shiu e breshër, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme Janë të Mbyllura

E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati

Lajme
Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Pas të shtënave me armë zjarri përballë qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik për të cilin rast Gazeta Sinjali po raporton në vazhdimësi, të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Kështu ka thënë për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. ...
Komentet te E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati Janë të Mbyllura

Edhe tre ushtarë amerikanë ishin zënë rob dhe ishin torturuar nga forcat serbe në 1999

Lajme
Forcat Speciale të Serbisë kanë kidnapuar tre policë të Kosovës brenda territorit të Kosovës. Rrëmbimin e tyre, forcat serbe e kanë aplikuar edhe ndaj ushtarëve amerikanë në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, respektivisht gjatë bombardimeve. Mediumi prestigjioz amerikan “Washington Post”, kishte raportuar në mënyrë të hollësishme për ngjarjen dhe torturat që kishin patur ushtarët amerikanë të zënë rob, transmeton Demokracia.com. Njëri nga ushtarët e kapur kishte treguar që ishin goditur në fytyrë e trup dhe ishin rrahur aq fort me pushkë, saqë një nga kondakët e pushkës ishte shkëputur. Ky është raportimi i plotë: Tre ushtarët amerikanë të kapur nga Jugosllavia ishin në patrullë brenda Maqedonisë kur u zunë ...
Komentet te Edhe tre ushtarë amerikanë ishin zënë rob dhe ishin torturuar nga forcat serbe në 1999 Janë të Mbyllura

PSD me aksion para qeverisë për humbjen e jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë

Lajme
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate nëpërmjet një aksioni simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kanë vizatuar skenën ku humbin jetën punëtorët e ndërtimtarisë. Donjeta Demolli nga PSD-ja tha se vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, 12 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, njëri prej tyre madje duke punuar në një projekt të qeverisë, i cili ishin në një objekt publik. Ajo tha se punëtorët punojnë pa masa të sigurisë, pa masa mbrojtëse, pa sigurim shëndetësor e me pagë shumë të ulët, por punojnë edhe të shtunave dhe pas orarit të punës. “Qeveria e Kosovës nuk ka lëviz asnjë centimetër për ta ...
Komentet te PSD me aksion para qeverisë për humbjen e jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë Janë të Mbyllura

Gërvalla i kërkon Perëndimit ‘të mos gabojë më’ si në Ukrainë dhe të nxjerrin mësimet -Video

Lajme
Pasi qortoi e kritikoi mbarë komunitetin Trans-Atlantik se po bëjnë “gabime të rënda strategjike”, Ministrja e Jashtme e Kosovës ka vazhduar të njëjtin “leksion” ndaj Perëndimit. Nuk e njohin Serbinë dhe po e përkëdhelin atë, tha ajo në një intervistë mbrëmë në ATV, ku veçse qëndroi në linjat e intervistës së saj të fundit në “Der Standard”, intervistë kjo që argumentativisht mund të shënohet për skandal të madh diplomatik në vend. Gërvalla i mëshoi Perëndimit, e kuptueshëm më së shumti ShBA-së si lidere e Perëndimit, se “nuk kanë nxjerrë mësimet nga gabimet që i kanë bërë në të kaluarën”. Këtu ajo e supozoi “gabimin” e bërë në Ukrainë, me mosevitimin e luftës ...
Komentet te Gërvalla i kërkon Perëndimit ‘të mos gabojë më’ si në Ukrainë dhe të nxjerrin mësimet -Video Janë të Mbyllura

Zhvillime në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, refuzohen disa persona që pretendojnë se janë viktima

Lajme
Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e parashtruara nga dy grupe individësh, kundër vendimit të Trupit Gjykues me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi gjykues ka konstatuar se krimet që personat pretendojnë se i kanë vuajtur, nuk përfshihen në kuadrin gjeografik apo material të aktakuzës. Gjithashtu, Paneli i Apelit ka konstatuar se mbrojtësi i viktimave të refuzuara nuk e ka vërtetuar se trupi gjykues kishte bërë konstatim të gabuar kur nuk e kishte pranuar kërkesën, andaj edhe e ka rrëzuar mocionin. Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojë të ...
Komentet te Zhvillime në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, refuzohen disa persona që pretendojnë se janë viktima Janë të Mbyllura

Arrestohet “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri më 29 maj. Përmes një komunikate për media, Policia njofton se bëhet fjalë për N.O., i cili banon në Mitrovicë të Veriut dhe është i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’. “Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim. Sipas policisë, ...
Komentet te Arrestohet “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri Janë të Mbyllura

Nga po hyjnë shok-bombat në veri?

Lajme
Në Policinë e Kosovës nuk dinë se prej nga po hyjnë mjetet shpërthyese, me të cilat dyshohet se po sulmohen kryesisht stacionet e saj, në komunat në veri. Javëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës janë regjistruar disa incidente, ku janë përdorur ato që mendohet të kenë qenë shok-bomba. Mbrëmjen e 22 qershorit, në Mitrovicën e Veriut pati dy shpërthime, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka sugjeruar se ato mund të jenë shkaktuar nga lloji i njëjtë i armës. Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione për prejardhjen e këtyre mjeteve shpërthyese në njoftimet zyrtare, në të cilat thuhet se rastet janë duke u hetuar. Ish-drejtori ...
Komentet te Nga po hyjnë shok-bombat në veri? Janë të Mbyllura

Policia e konfirmon sulmin ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut

Lajme
Dy persona janë sulmuar mbrëmjen e sotme në sheshin e Mitrovicës së Veriut. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. “Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai. Ndërkaq, Elshani nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave. Ai shtoi se Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia e konfirmon sulmin ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut Janë të Mbyllura

Borrell: I kërkova Vuçiqit lirimin e tre policëve menjëherë dhe pa kushte

Lajme
Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është deklaruar pas përfundimit të takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali. Borrell tha se duhet të mbahen zgjedhjet e reja sa më shpejt, teksa e përmendi edhe kushtin e Kurtit për lirimin e tre policëve kosovarë që u rrëmbyen nga Serbia. Ai tha se ia ka theksuar Vuçiqit se policët kosovarë që po mbahen në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. “Takimi i sotëm është fokusuar te ajo se si të shtensionohet situata në terren, me hapa konkretë dhe si të organizohen zgjedhjet e ...
Komentet te Borrell: I kërkova Vuçiqit lirimin e tre policëve menjëherë dhe pa kushte Janë të Mbyllura