Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje që dyshohet se më 17 shkurt 2023 në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. “Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës. Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo ...
Komentet te Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të një gruaje, dyshohet për vjedhje Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pak pasi filloi, Kuvendi i Kosovës u detyrua të ndërpresë seancën e Kuvendit, ku në rend dite ishin edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Për këtë situatë reagoi kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka kritikuar Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për mozprezencën e deputetëve të kësaj partie në seancë. Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë ishin marrë vesh që të enjten deputetët të ishin në sallën e seancave. “PDK-ja në fillim i pati të gjithë deputetët por siç po shoh për shkak të disa mospajtimeve dolën. Këto mospajtime është dashur të m’i tregojnë të hënën e unë nuk kisha ...
Komentet te Konjufca i ashpër me PDK-në: Kërkova vetëm sinqeritet, kjo është e pandershme – ndërpritet seanca Janë të Mbyllura
Liridon Geci nga fshati Llaushë i Skenderajt u detyrua ta mbyllë fermën e tij të pulave, për shkak të dëmtimeve që i shkaktuan vërshimet në muajin janar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ajo kohë, ai nuk ka marrë asnjë kompensim për dëmet, edhe pse autoritetet qendrore kanë premtuar se do t’i shpaguajnë ato. Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetje për këtë çështje, por nuk mori përgjigje. Geci tregon se, si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej. Për shkak të dëmeve që i ka pësuar edhe inventari, ai thotë se është detyruar t’i shesë ...
Komentet te Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese Janë të Mbyllura
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka dërguar një letër mbi 700 eurodeputetëve, përmes së cilës ka kërkuar përkrahje në lidhje me situatën me Kosovën. Ajo ka publikuar letrën e plotë në Tëitter, ku kërkon përkrahje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman. “Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian, Masat e paralajmëruar kundër Kosovës nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës, nuk janë vetëm një skandal dhe dëm i kredibilitetit e reputacionit të BE-së, por janë një rrezik për sigurinë e të gjithë neve. Është një presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po implementon demokraci dhe sundim të ligjit, ...
Komentet te Zyrtarja evropiane u dërgon letër eurodeputetëve: Përkrahni shkarkimin e Lajçakut e Borrellit Janë të Mbyllura
Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës. Medit që raportojnë nga veriu kanë publikuar video të momentit kur i është futur flaka kiokës së policisë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është djegur një shtëpizë e Policisë tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës./Demokracia ...
Komentet te Pamje nga momenti kur sulmohet pika statike e Policisë në veri Janë të Mbyllura
Në vitin 2020, dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, sollën këngën “Mos shko” që rezultoi shumë e suksesshme për dyshen. Ndërsa tani ata kanë gati projektin e dytë në bashkëpunim. Dafina dhe Ylli kanë finalizuar projektin e titulluar “Kaje”, nga i cili ditë më parë publikuan një pjesë të shkurtër që u bë virale në rrjete sociale. “Kaje” do të publikohet në ora 18:00, e shoqëruar me videoklip. Pak nga videoklipi, dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A jeni gati? Dafina dhe Ylli sot publikojnë hitin e radhës – VIDEO Janë të Mbyllura
Myftiu Naim Tërnava e ka pritur në vizitë shefin e ri të Eulex-it Giovanni Barbano. Në festën e Kurban Bajramit, Tërnava i ka thënë shefit të EULEX-it, se nuk është në rregull që rrugët në Graqanicë janë mbyllur. “Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Gracanicë janëtë bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava. Ndërsa, Barbano i tha Tërnavës se EULEX-i do të luajë rolin e tij dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për ...
Komentet te Tërnava në takim i ankohet shefit të EULEX-it për bllokimin e rrugëve: Nuk është në rregull Janë të Mbyllura
Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online. Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët. Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve shtoi se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve. Sipas tij, këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e afrojnë besimtarin me Zotin. Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për rritjen e numrit të divorceve e rënien e lindjeve. Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, ...
Komentet te Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona. Viktimat janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sami Zeqën. Zeqa në momentin e arrestimit është kapur me armë zjarri në brez, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për t’i plagosur viktimat. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Tentim vrasje’. Në anën ...
Komentet te Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Maxhunaj të Vushtrrisë, plagosi me armë dy persona Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se draft-statuti për Asociacionin i Propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aleatëve të Kosovës. “Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike ...
Komentet te Grubi: Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e SHBA Janë të Mbyllura