Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Tradhtar”, kështu reagoi Rama pas fjalës së qytetarit në Prishtinë -Video

Lajme
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Kosovë. Derisa arriti në shesh për të shkuar në takim me presidenten Vjosa Osmani, sapo ai zbriti nga vetura e tij, një qytetar e quajti tradhtar. Ndërkaq, Edi Rama u ndal dhe e dëgjoi. E pas kësaj, Rama vazhdoi në drejtim të Presidencës. Për më shumë ndiqeni videon: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Tradhtar”, kështu reagoi Rama pas fjalës së qytetarit në Prishtinë -Video Janë të Mbyllura

Fjolla Morina në psikiatri? Detajet e para

ShowBiz
Prej 24 orësh, këngëtarja Fjolla Morina nuk ka postuar, duke ngritur dyshime mbi fatin e saj. Përflitet se ajo dje pasdite nën shoqërimin e policisë është dërguar për trajtim në psikiatri. Prive.al merr vesh se prej një jave, nëna e saj po ndjek rrugët ligjore për ta bërë të mundur një gjë të tillë. Prive.al ka kontaktuar Fjollën. Numri i saj figuron i fikur, ndërkaq nëna e saj refuzon përgjigjen në telefonata. Kujtojmë se prej javësh, Fjolla bën në rrjete sociale deklarata shokuese, cka ka bërë të hidhet në dyshim stabiliteti mendor i saj./Prive ...
Komentet te Fjolla Morina në psikiatri? Detajet e para Janë të Mbyllura

Treni godet veturën në Klinë, një i vdekur

Lajme
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe trenit në Klinë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12 e 45. “Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ...
Komentet te Treni godet veturën në Klinë, një i vdekur Janë të Mbyllura

Rama: Kurti më refuzoi duke menduar se unë mund t’i kërkoja takim

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takohet me Ramën pa u takuar fillimisht në kuadër të mbledhjes së dy qeverive shqiptare. Rama tha se nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se Rama më pas do i kërkonte takim. “Ka refuzuar të takohet me mua? Por unë s’i kam kërkuar takim. Ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoja takim. Refuzim provokativ quhet ky”, tha Rama gjatë vizitës në Shkup. Pasdite, Rama do e zhvillojë vizitën e tij në Kosovë, ku do të ...
Komentet te Rama: Kurti më refuzoi duke menduar se unë mund t’i kërkoja takim Janë të Mbyllura

Rama “ia heq merakun” Kurtit, nënshkruan 13 marrëveshjet, pret konfirmimin për takim

Lajme
Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor, ka thënë kryeministri Edi Rama. Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret nga kryeministri i Kosovës që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, pas nënshkrimit nga ana e Qeverisë së tij. Ai ka shtuar tutje se marrëveshjet presin vetëm nënshkrimin e kabinetit qeveritar të Kosovës që të futen në fuqi. “Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së ...
Komentet te Rama “ia heq merakun” Kurtit, nënshkruan 13 marrëveshjet, pret konfirmimin për takim Janë të Mbyllura

Haxhiu: Mashtruesi Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar”, tani refuzon ta takojë Ramën

Lajme
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për “refuzimin” e tij për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij sot në Kosovë. Haxhiu bëri të ditur se Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar” kurse tani ai po refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, ndërsa në anën tjetër po takohet me Vuçiqin pa kushte. Sipas Haxhiut, këto veprime të Kurtit janë antikombëtare, inatçore e naive. Postimi i plotë: “Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!! Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, ...
Komentet te Haxhiu: Mashtruesi Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar”, tani refuzon ta takojë Ramën Janë të Mbyllura

Turi ballkanik, konfirmohet takimi Rama-Vuçiq në Beograd

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë. Sot ai do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani, e kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërkohë, në axhendën e publikuar nga ai, shihet se takimi me Kurtin ngelet në pritje. Ndërkaq nesër ai do të vazhdojë turin e tij fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe vizitën do ta përmbyllë në Serbi. Rama ka konfirmuar se në ...
Komentet te Turi ballkanik, konfirmohet takimi Rama-Vuçiq në Beograd Janë të Mbyllura

A do të ketë reshje dhe stuhi sot? Ky është parashikimi i meteorologëve

Lajme
Sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku në orët e mëngjesit mund të ketë edhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Kryesisht gjatë orëve të pasdites pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Reshjet apo stuhitë parashihen të jenë më të pakta në shkallë vendi. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A do të ketë reshje dhe stuhi sot? Ky është parashikimi i meteorologëve Janë të Mbyllura

Stuhia rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë -Video

Lajme
Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës. Stuhia e shoqëruar me shi dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë. Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediat lokale ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Stuhia rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë -Video Janë të Mbyllura

Çitaku pyet Osmanin: Pse po heshtni, nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shtruar pyetje publike për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën politike në vend. Ajo ka thënë se presidentja Osmani është duke heshtur dhe se sipas saj “në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”. Çitaku e ka pyetur Osmanin, se cili është mendimi i saj dhe se a dallon ai nga mendimi i kryeministrit Albin Kurti. “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë ...
Komentet te Çitaku pyet Osmanin: Pse po heshtni, nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota Janë të Mbyllura