Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Temperatura mesatare globale arriti nivelet më të larta dy ditë radhazi

Rajoni dhe Bota
E gjithë bota përjetoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë të hënën dhe të martën, thanë shkencëtarët nga projekti Climate Reanalyzer në Universitetin e Mejnit. Temperatura mesatare globale arriti nivele të paprecedentë për dy ditë radhazi. Të hënën, kishte tashmë një rritje të ndjeshme të nxehtësisë, por e marta pa një rritje edhe më të dukshme prej 0,17 gradë Celsius, që konsiderohet si një kërcim i konsiderueshëm për sa i përket mesatareve globale dhe të dhënave historike. Llogaritësi i klimës i Universitetit të Mejnit, i cili mbështetet në të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike, parashikon se temperatura e së mërkurës do të jetë gjithashtu jashtëzakonisht e lartë. Në ...
Komentet te Temperatura mesatare globale arriti nivelet më të larta dy ditë radhazi Janë të Mbyllura

Makina më e ulët në botë që po mahnit të madh e të vogël

Kuriozitete
Ata që e shohin për herë të parë këtë makinë, të sjellë në jetë nga një grup influencerësh në Youtube, mbeten jo të habitur, sepse mjeti në fjalë duket sikur ka dalë nga një lojë kompjuterike. Kanali në Youtube i quajtur “Carmegheddon”, i cili prodhon përmbajtje të ndryshme rreth makinave, ka bërë një punë interesante. Ekipi përveshi mëngët për të ndërtuar makinën më të ulët në botë. Për këtë, skuadra italiane preu në gjysmë një makinë me madhësi normale. Një rrotë iu shtua makinës së prerë dhe motori i makinës u ridizajnua për t’iu përshtatur dimensioneve të makinës. Nuk është e mundur të futesh direkt në makinë, pasi shoferi duhet ...
Komentet te Makina më e ulët në botë që po mahnit të madh e të vogël Janë të Mbyllura

Krimet Ekonomike bastisin një barnatore në Prizren, sekuestrohen rreth 300 paketime me barna

Lajme
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik ka kryer sot kontroll në një barnatore në Prizren, ku janë sekuestruar qindra paketime të barnave, për të cilat nuk dihet origjina, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Policisë, janë gjetur 280 paketime të barnave të ndryshme, që kapin vlerën e mbi 3 mijë eurove. Gjatë aksionit, është shoqëruar në Polici edhe pronarja e barnatores, ndaj të cilës janë iniciuar rastet si ‘kontrabandim me mallra’, ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. “Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, s Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht ...
Komentet te Krimet Ekonomike bastisin një barnatore në Prizren, sekuestrohen rreth 300 paketime me barna Janë të Mbyllura

Shi e shkarkime rrufesh sot, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes

Lajme
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, pas njoftimit të IHMK-së, se pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Nga komuna kanë kërkuar kujdes gjatë qarkullimit, teksa kanë bërë thirrje që qytetarëve të mos qëndrojnë pranë pemëve, objekteve të larta e ndonjë shtylle. Apeli i plotë: Të nderuar qytetarë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira. Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta. Një mot i tillë po parashihet ...
Komentet te Shi e shkarkime rrufesh sot, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes Janë të Mbyllura

Dosti i ministrit Arben Vitia merr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së

Lajme Shëndetësi
Elvir Azizi do ta marr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së. Nga sot, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të udhëhiqet nga drejtori i ri i përgjithshëm. Azizi doli i pari në konkursin për këtë pozitë, ndërsa sot do ta marrë detyrën zyrtarisht nga Bordi Drejtues i cili edhe e përzgjedh kandidatin sipas Statutit të SHSKUK-së. Lidhja e Azizit me Vitinë Elvir Azizi për një kohë të gjatë ka këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit për drejtor të përgjithshëm në SHSKUK, nxiste dyshime se konkursi veçse ishte kurdisur. Azizi, ishte i angazhuar si ...
Komentet te Dosti i ministrit Arben Vitia merr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së Janë të Mbyllura

Lajmërohet vajza që u raportua e zhdukur në Prishtinë, thotë se ishte në pushime me të dashurin

Lajme
Rastet kur vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën në vende e me persona tjerë janë të shpeshta. Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur vajzat, me frikën që mund të keqtrajtohen, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një person ka raportuar se rreth dy javë më parë, vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë gjë për fatin e saj. Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme, vajza është paraqitur në stacion policor ku ka deklaruar se gjatë kohës kur nuk dihej për vendndodhjen e saj, ajo gjendej me pushime në ...
Komentet te Lajmërohet vajza që u raportua e zhdukur në Prishtinë, thotë se ishte në pushime me të dashurin Janë të Mbyllura

Musliu e ashpër me Muratin: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli sot për mungesën e punëtorëve, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu e ka quajtur rrenc Muratin, duke i thënë se mungesa e punëtorëve është për shkak se qytetarët po ikin nga Kosova. Deputetja ka thënë se Qeveria e ka dëshmuar se janë të vetmit të paaftë, jokompetent dhe injorantë, teksa i quajti edhe mashtrues, zhylla e shkatërrues. “Jo rrenc jo, mungesa e punetoreve është qe po e leshojne Kosoven.  Qytetaret po ikun nga Kosova. ...
Komentet te Musliu e ashpër me Muratin: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën Janë të Mbyllura

Pamje mahnitëse të rrufesë në Prishtinë

Lajme
Të martën mbrëma, Kosova është përfshirë nga rrebeshe shiu me rrufe dhe bubullimë. Meteorologu Kosovar Mendim Rugova, ka publikuar disa fotografi mahnitëse të shkrepura gjatë momentit kur qielli u ndrit nga rrufetë e shpeshta. /Sinjali ...
Komentet te Pamje mahnitëse të rrufesë në Prishtinë Janë të Mbyllura

NASA publikon fotot e shpërthimit të madh në Diell

Rajoni dhe Bota
Një shpërthim i fuqishëm diellor ka arritur kulmin më 2 korrik, i kapur nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s. Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi imazhin e shpërthimit në Diell, siç shihet në shkëlqimin intensiv në rajonin e sipërm djathtas të Diellit, i cili në thelb tregon një nëngrup të dritës ultravjollcë ekstreme dhe është me ngjyrë blu-jeshile. Shpërthimet diellore janë në fakt vetëm shpërthime të fuqishme të energjisë. Flakët dhe ndezjet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e lundrimit dhe mund të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët. Ky blic që shihet në foto është kategorizuar si një shpërthim X1.0. X-class tregon shpërthimet më intensive, ...
Komentet te NASA publikon fotot e shpërthimit të madh në Diell Janë të Mbyllura

Kastrati: Kurti e ka problem gjuhën e SHBA-së sepse është komunist

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se kryeministri Albin Kurti e ka problemin me “gjuhën mosduruese” të SHBA-së për shkak të orientimit ideologjik të tij. Sipas Kastratit, Kurti është “komunist e dogmatik i papërmirësueshëm”. “Ne si opozitë, po edhe si një pjesëmarrës në skenën politike, s’mund të konstatojmë vetëm që i kemi punët keq me aleatët perëndimorë, por duhet të japim edhe një lloj shpjegimi se kah po vije kjo në mënyrë që të dalim pak tek alternativa. Albinin meqë e njoh nga Lëvizja Studentore, kemi qenë 97-99 bashkë, ka problem Albini me këtë gjuhën mosduruese dhe që shkon deri në kufi të urrejtjes me SHBA-në për ...
Komentet te Kastrati: Kurti e ka problem gjuhën e SHBA-së sepse është komunist Janë të Mbyllura