Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Kjo kërkesë ka ardhur në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe. “Ende s’ka drejtësi për vrasjen e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit. Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi”, thuhet në qëndrimin e ambasadës kosovare përmes Twitter. “Përgjegjësit për kryerjen e krimit dhe ata që e kanë mbuluar për 24 vjetët e fundit duhet të japin llogari”. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi, pas luftës në Kosovë. Ata luftuan si pjesë e ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri Edi Rama tha sot se kreu i Kuvendit të Kosovës, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar në të vërtetë. Gjatë konferencës së përbashkët me Abazoviç, i pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha: Unë me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit. Por pse i tha Glauk ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare ...
Komentet te Rama: Konjufca para kamerave deklaroi atë çfarë i tha Albini, jo çfarë diskutuam ne Janë të Mbyllura
Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjen lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe goditën dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, shkruan Raport tv. Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak i përleshjes u bë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por ...
Komentet te Pamje të rënda: Vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin barbarisht banorët në Krujë -Video Janë të Mbyllura
I pari i PDK-së është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të reja Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës. Memli Krasniqi ka bërë me dije se kryeministrin e ardhshëm do ta përcaktoj PDK-ja. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, beson se rruga më e mirë për daljen e Kosovës nga situata aktuale janë zgjedhjet e reja. Ai ka vlerësuar se kjo duhet të arrihet me dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ose me marrëveshje të partive politike për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, e cila se shpejti do publikohen në kanalin e gazetës në “yotube”, Krasniqi është shprehur i bindur se PDK-ja do ...
Komentet te Krasniqi: Albin Kurti s’do të jetë kryeministri i ardhshëm, PDK-ja do ta përcaktojë atë Janë të Mbyllura
Artan Dërmaku është zgjedhur rektor i Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan për mandat katërvjeçar. Ai është zgjedhur përmes votimit të fshehtë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik, e cila u mbajt dje, raporton Gazeta Sinjali. Kjo u njoftua përmes një komunikate për media, ku bëhet me dije se rektori i ri ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e statutit. “Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e ...
Komentet te (Ç)kapja e shtetit: Anëtari i VV-së dhe shoku i studimeve i Kurtit zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë në Sarajevë. Ai këtë mëngjes ka përshëndetur krejt Kosovën, në shkrimin e fundit që ka bërë në Facebook. “…dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama, transmeton Gazeta Sinjali. Rama ka ardhur dje në mesditë në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama: Me një përshëndetje për krejt Kosovën – po nisem drejt Sarajavës Janë të Mbyllura
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mirën e popullit të Kosovës, marrin veprime ndaj atyre që i shmangin këshillat amerikane, raporton Gazeta Sinjali. Në festën e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së që u mbajt në Prishtinë, Hovenier ka thënë se këtë e bëjnë në përputhje me përkushtimin afatgjatë që kanë për ta mbështetur popullin kosovar. “Nëse ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose janë të vështira ose ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat dhe kërkesat tona, e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për ta mbështetur popullin e ...
Komentet te Hovenier: Marrim veprime ndaj atyre që shmangin këshillat amerikane, për të mirën e Kosovës Janë të Mbyllura
Dita Botërore e çokollatës, festohet më 7 korrik, prandaj në këtë ditë le të zbulojmë më tepër për një nga shoqërueset më besnike dhe më të dashura të ditëve tona, cila është historia e saj? Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga pija e parë me përmbajtje të saj Xocóatl (Xócoc: ëmbël; atl: ujë; d.m.th “ujë i ëmbël”), e cila prodhohej nga Astekët. Kjo pije ka qenë ujë i përzier me kakao, vanile dhe beber Cajen. Bima Theobroma Cacao (emri shkencor i kakaos) u klasifikua nga Lineu, ...
Komentet te Sot Dita Botërore e çokollatës Janë të Mbyllura
Djali i ish-presidentit Hashim Thaci, Endriti, ka marrë pjesë në shënimin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka bërë një shkrim emociounes për mungesën e babait të tij. Në rrjetin social Instagram, Endriti ka shkruar se ish-presidenti Thaçi për vite të tëra ishte pjesë e pritjes diplomatike të SHBA-së. “Me vite të tëra ishte babi në pritjen e madhe diplomatike amerikane për 4 korrikun. Edhe këtë vit mungon, shpresojmë të jetë i fundit, por falenderoj nga zemra Ambasadorin Hovenier për ftesën që më nderoi mua, babin dhe familjen. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë ShBA-në.”, ka shkruar ai./Demokracia ...
Komentet te Djali i Thaçit në ceremoninë e Ambasdadës Amerikane: Shpresojmë që është viti i fundit që festojmë 4 korrikun pa babin Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani e cila prej ardhjes në pushtet ka luajtur rolin e noteres së Albin Kurtit dhe pothuajse kurrë nuk ka guxuar ta kundërshtojë, ka shfaqur pak guxim duke e takuar atë, përkundër se Kurti ende nuk e ka konfirumar takimin me Ramën, shkruan Demokracia.com. Ramën do ta takojë edhe bashkëpartiaku i Kurtit, kryeparlamentari Glauk Konufca. Pas takimeve me Osmanin e Konjufcën nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë. Rama pritet të jap detaje sonte në Klan Kosova. Në Aeroport ai është pritur nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani. Veç tij, Ramën e ...
Komentet te Si po “guxojnë” ta takojnë Edi Ramën, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca? Janë të Mbyllura