Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Deputetët mblidhen sot, mbahen dy seanca – njëra e jashtëzakonshme

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të vazhdojnë një seancë plenare nga ora 11:00, në të cilën do të hedhen në votim 10 projektligje, si dhe do të shqyrtohen 7 projektligje tjera, vendime dhe rekomandime. Gjithashtu, është paraparë edhe një seancë e jashtëzakonshme, në orën 13:00, ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit. Sipas njoftimit, seanca e parë do të vazhdojë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt ...
Komentet te Deputetët mblidhen sot, mbahen dy seanca – njëra e jashtëzakonshme Janë të Mbyllura

Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Lajme
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes janë gjetë dy gëzhoja. Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar. Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje Janë të Mbyllura

Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur

Lajme Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det, transmeton Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Njoftimi i policisë Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre pjestarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  ...
Komentet te Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur Janë të Mbyllura

42-vjeçarja që jeton pa duar: Kam nevojë për banesë e proteza, i kërkova ndihmë direkt Vjosa Osmanit -Video

Lajme
Afërdita Haxholli, një grua 42-vjeçare që jeton në Ferizaj, nuk e ndalon asgjë që të veprojë e pavarur përgjatë përditshmërisë së saj, pavarësisht faktit që ka lindur e jeton pa duar. Teksa ka treguar rreth përditshmërisë së saj, mënyrën se si ia del të kryejë gjitha obligimet ditore, Afërdita theksoi faktin që jeton e vetme dhe me qira në Ferizaj, për çka shpreson që ndonjë ditë dikush t’i ndalë në mbështetje dhe t’i sigurojë një kulm mbi kokë. Përveç kësaj, Afërdita ka synim që të realizojë një intervenim për vendosjen e protezave të duarve, për çka i duhen 237 mijë euro. Shihni videon në vazhdim: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 42-vjeçarja që jeton pa duar: Kam nevojë për banesë e proteza, i kërkova ndihmë direkt Vjosa Osmanit -Video Janë të Mbyllura

Përplasjet Kurti – Rama: Mospajtime politike apo inate personale

Lajme
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, vlerësohet se kanë të bëjnë me çështje politike, por nuk përjashtohen as ato personale. Mospajtimet e dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Një ditë më herët, Kurti tha se me Ramën do të takohej vetëm në mbledhjen e qeverive të të dyja shteteve. Një mbledhje e tillë, e planifikuar të mbahej më 14 qershor, nuk u mbajt, pasi Rama kërkoi që t’i ndërrohej formati, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Situata e sigurisë në këtë zonë të banuar me shumicë ...
Komentet te Përplasjet Kurti – Rama: Mospajtime politike apo inate personale Janë të Mbyllura

Bideni niset drejt Evropës, këto janë shtetet ku pritet të ketë takime

Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan Joe Biden, niset të dielën për në Evropë, ku do të kalojë kohë në tre vende duke u përpjekur për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Pas arritjes sonte në Londër, Biden do të takohet të nesërmen me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua. Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit, samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani. Udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do të rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus. Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Biden të enjten pritet të festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtaren më të re të ...
Komentet te Bideni niset drejt Evropës, këto janë shtetet ku pritet të ketë takime Janë të Mbyllura

“Tigri prej letre”, shpërthejnë reagimet edhe në Kosovë pas deklaratës së Gërvallës

Lajme
Deklarata e kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, në lidhje me Bashkimin Evropian, që e cilësoi si të paaftë në aspektin e sigurisë, duke e quajtur tigër prej letre, po cilësohet skandaloze. Përveç reagimeve nga ndërkombëtarët, dhjetëra reagime pati edhe nga zyrtarë të partive në opozitë, analistë e gazetarë, raporton Gazeta Sinjali. Në panelin e drejtuar nga sekretari i Shtetit të Kroacisë, Zdenko Luçiq, Gërvalla drejtoi një sërë kritikash ndaj BE-së, duke thënë se nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë. “Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e ...
Komentet te “Tigri prej letre”, shpërthejnë reagimet edhe në Kosovë pas deklaratës së Gërvallës Janë të Mbyllura

“Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen për papërgjegjësi nga BIK-u

Lajme
Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës. Por, ka haxhi kosovarë që deklarohen ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive. Është Elbasan Bequku i cili ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron. “Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po ndodh. Ka hanxhinj që kanë pasë bileta për Zvicër për Angli, tash ...
Komentet te “Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen për papërgjegjësi nga BIK-u Janë të Mbyllura

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi

Lajme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri i sheh të drejta dhe ligjore, andaj e mbështet atë. Zeqiri, bën të ditur se është i orientuar ta çojë mandatin deri në fund, ndërsa nuk sheh ndonjë arsye për dorëheqje nga kjo pozitë, qoftë edhe nëse një gjë të tillë ia kërkon kryetari i partisë së tij. Sipas tij, parësor për të është interesi shtetëror dhe nëse kërkohet të shkohet në zgjedhje të reja, siç kërkojnë ndërkombëtarët, duhet të gjenden format ligjore dhe jo t’ju kërkohet dorëheqja. Zeqiri ...
Komentet te Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi Janë të Mbyllura

Escobar, gazetarëve kroatë: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është mesin e masave ndëshkuese

Lajme
“Në mesin e masave ndëshkuese për Republikën e Kosovës nuk hyn largimi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it”. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në mesin e masave ndëshkuese për Republikën e Kosovës nuk hyn largimi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Në një bisedë me gazetarët kroatë, Escobar ka deklaruar se plani i BE-së për Kosovën është një i mirë dhe do të paraqesë një mundësi të humbur për Kosovën në rast se Kryeministri, Albin Kurti nuk pranon t’a zbatojë, transmeton Beta. Nga ana tjetër, në një intervistë për Jutarnjilist, Escobar vlerëson se është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai ...
Komentet te Escobar, gazetarëve kroatë: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është mesin e masave ndëshkuese Janë të Mbyllura