Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Jasharaj: Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas publikimit të aferës ‘Zdravo’ ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjete sociale, Jasharaj ka thënë se nuk ka pështymë ‘sa e meriton ta pështyjë VV-në’, teksa e ka cilësuar si heroizëm veprimin e gazetarit, Berat Buzhala, i cili ka bërë publikimin e përgjimeve. “Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në. Kjo që është duke bërë Berat Buzhala është heroizëm dhe ai është pishtar që bën dritë në gjithë errësirën e krijuar ...
Komentet te Jasharaj: Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në Janë të Mbyllura

Tërhiqen 25 për qind e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri

Lajme
Ka përfunduar tërheqja e 25 për qind e zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri dhe zonat përreth tyre. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, ka thënë Elshani. Ky vendim i ekzekutivit erdhi pas marrëveshjes së të martës në Bratisllavë për tejkalimin e situatës në veri, në piken e parë të së cilës thuhet që Kosova do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në ...
Komentet te Tërhiqen 25 për qind e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri Janë të Mbyllura

Rama “i armatosur” publikon videon me udhëheqësit e NATO-s

Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të enjte një video nga Samiti i NATO-s. “Mirëmëngjesi më këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Rama. Në videon e publikuar prej tij jepet një pasqyrim i shkurtër i historikut të krimit të aleancës së NATO-s përmes imazheve. Në të duken të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s të veshur në një formë ushtarake dhe të armatosur. Ndërsa në fotot e tyre është edhe viti në të cilin këto vende i janë bashkuar NATO-s. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama “i armatosur” publikon videon me udhëheqësit e NATO-s Janë të Mbyllura

Shoqërohet në Polici avokati Besnik Berisha

Lajme
Avokati kosovar, Besnik Berisha, është shoqëruar në stacion policor mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali. Berisha aktualisht është duke dhënë intervistë në Departamentin e Krimeve të Rënda, mirëpo nuk dihet ende arsyeja e shoqërimit të tij në Polici. Krejt çka dihet deri më tani është se e gjithë kjo lidhet me punën e tij si avokat dhe në rastet në të cilat ai punon si avokat. Ligjshmëria e veprimeve do të shqyrtohet nga Gjykata.   /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shoqërohet në Polici avokati Besnik Berisha Janë të Mbyllura

Vala e të nxehtit “Cerberus”: Moti përvëlues kaplon Evropën Jugore, lëshohet alarmi për 10 qytete

Lajme
Një valë të nxehti po përfshin pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperatura të mundshme rekord në ditët në vijim. Temperaturat pritet të kalojnë 40C (104F) në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë. Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8C (119.8F). Një paralajmërim alarmi i kuq është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën. Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u rrëzua në veri të Italisë. Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po pikturonte linjat e kalimit të zebrës në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital ku më pas vdiq. “Ne ...
Komentet te Vala e të nxehtit “Cerberus”: Moti përvëlues kaplon Evropën Jugore, lëshohet alarmi për 10 qytete Janë të Mbyllura

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast u bë e ditur se bëhet fjalë për 40-vjeçar, për vdekjen e të cilit tashmë kanë nisur hetimet. “Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapësirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 40 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për ...
Komentet te Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura

Produkt i veçantë, mësoni disa fakte rreth djathit të mykur

Kuzhina
Prania e mykut në ushqime është padyshim shkak për shqetësim. Myku mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit. Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhini tutje ushqimet e mykura, përvec djathrave me myk si Gorgonzola dhe Djathi Blu. Ku qëndron ndryshimi mes djathit blu dhe gorgonzolës Ngjashmëritë janë të sipërfaqësore ndërsa dallimet më të mëdha. Shija Shija e djathit Blu është e kripur dhe e mprehtë ndërsa aroma e fortë dhe shpuese. Gorgonzola nga ana tjetër shkërmoqet lehtë dhe ka një ...
Komentet te Produkt i veçantë, mësoni disa fakte rreth djathit të mykur Janë të Mbyllura

“Armët e sekuestruara po ua japin Policisë”/ Detajet skandaloze që i zbuloi Berisha për embargon e armëve

Lajme
Avokati Besnik Berisha ka zbuluar se Kosova gjendet në embargo të armëve, pasi askush nuk po i shet armë vendit tonë. Ai bëri të ditur se armët e sekuestruara nga krime të ndryshme të kryera në Kosovë do t’i marrin zyrtarët policorë të Kosovës dhe kjo po bëhet kundërligjshëm, raporton Gazeta Sinjali. Duke folur për zhvillimet e fundit në veri dhe situatën në të cilën ndodhet Policia e Kosovës, avokati tha se Kosovës askush nuk po i shet armë, për çka i ka akuzuar pushtetarët, që sipas tij, duke u “koordinuar” dhe “negociuar” me zyrtarët e Listës Serbe apo Milan Radoiçiqin, e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Berisha tha ...
Komentet te “Armët e sekuestruara po ua japin Policisë”/ Detajet skandaloze që i zbuloi Berisha për embargon e armëve Janë të Mbyllura

Reagon ashpër Bekim Haxhiu ndaj VV-së: Tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna

Lajme
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV—së, Mimoza Kusari-Lila, pasi që kjo e fundit dëgjohet duke folur për Haxhiu në përgjimet e publikuara me Sllavko Simiqit e Listës Serbe. Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Albin dhe Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folët shqip?!” Ai tutje ka thënë se VV-ja shkojnë të Radojçiqi pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna. “LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi! Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!” – ka shkruar Haxhiu. Ai tutje ju ka thënë VV-së, ...
Komentet te Reagon ashpër Bekim Haxhiu ndaj VV-së: Tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna Janë të Mbyllura

“Atë policin që e kanë vrarë”: Qysh e ofendoi Kusari veprën e heroit Enver Zymberi?

Lajme
Gazeta Nacionale ka botuar sot vazhdimin e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku, mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryrje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik. Përveç këtyre qëndrimeve ofenduese, Kusari-Lila ka bërë edhe një deklaratë skandaloze. Ajo e uli veprën e Enver Zymberit, heroit të Kosovës, që ishte shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga, i cili ra në krye të detyrës gjatë aksionit në veri në korrik të vitit 2011, që kishte për qëllim vënien nën komandë ...
Komentet te “Atë policin që e kanë vrarë”: Qysh e ofendoi Kusari veprën e heroit Enver Zymberi? Janë të Mbyllura