Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bislimi dhe Petkoviq takohen javën e ardhshme në Bruksel

Lajme
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë në Bruksel. “Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe. Pritet që palët të pajtohen për hapat e ardhshëm që do të mundësojnë zbatimin e plotë të këtyre marrëveshjeve pa vonesa të mëtejshme, ka shtuar ky zyrtar. Duke iu referuar ...
Komentet te Bislimi dhe Petkoviq takohen javën e ardhshme në Bruksel Janë të Mbyllura

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca pritet të nisë nga ora 09:00, ndërsa me dëshminë e tij do të vazhdojë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Dëshmia e Remit ka nisur dje dhe pritet të zgjasë mbi 30 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Sot shumë nxehtë, këshillohet të mos qëndroni gjatë jashtë

Lajme
Sot  parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Këshillohet kujdes nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore. Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot shumë nxehtë, këshillohet të mos qëndroni gjatë jashtë Janë të Mbyllura

Buzhala del me një video të tretë, e sfidon Kusari Lilën me pamje të komplet videos

Lajme
Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar sërish pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pohoi sonte se biseda e publikuar sot në Nacionale, është e prerë dhe e cunguar, raporton Gazeta Sinjali. Buzhala ka publikuar një video, ku e ka publikuar komplet bisedën, për të cilën Kusari-Lila tha se e konteston. “Qe Mimozeeeeee videoja, qe ku e ke menyren qysh shkon zoni, hajt kqyre qysh kalon ne teme tjeter, edhe masiqe te thote Slavko “ke fole pese here me Milanin””, shkroi ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Buzhala del me një video të tretë, e sfidon Kusari Lilën me pamje të komplet videos Janë të Mbyllura

Buzhala i reagon Kusari Lilës: Prapë po rren, para përfaqësuesit të Radoiçiqit e ka shajtë Ramushin për veteranë

Lajme
Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pohoi sonte se biseda e publikuar sot në Nacionale, është e prerë dhe e cunguar, raporton Gazeta Sinjali. Buzhala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kusari Lila po gënjen sërish, teksa shton se në asnjë moment nuk është montuar biseda e publikuar. Sipas tij, shefja e deputetëve të VV-së, para përfaqësuesit të Milan Radoiçiqit e ka shajtë kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për veteranët. “Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Ne asnje moment – ne asnje – nuk i eshte montu as heq kurrgjo. Po ...
Komentet te Buzhala i reagon Kusari Lilës: Prapë po rren, para përfaqësuesit të Radoiçiqit e ka shajtë Ramushin për veteranë Janë të Mbyllura

Zogaj për përgjimet: Kusari ka negociuar për të dhe në emër të Kurtit

Lajme
Petrit Zogaj, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së. Zogaj ka shkruar se Kusari-Lila ka negociuar në emër të kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se “Mimoza nuk duhet me qenë viktima e radhës e Albin Kurtit”. “Ajo qe Kurti sot duhet me dhene pergjigjje eshte se kur ka kerkuar nga Mimoza qe kjo te kordinohet me listen Serbe per agjenden ne ...
Komentet te Zogaj për përgjimet: Kusari ka negociuar për të dhe në emër të Kurtit Janë të Mbyllura

Çitaku: Thaçi i tremb disa edhe nga burgu

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë nga Nacionale të përgjimeve ku Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Simiqin e Listës Serbe, raporton Gazeta Sinjali. Në këto përgjime ku e bë e ditur se Kusari kishte folur edhe Milan Radojiçiqi, ky i fundit kishte deklaruar se “PDK-në e ka armikën më të madhe në Kosovë, e se do të luftojë me ta, sa të jetë gjallë”. Pas kësaj, Çitaku në reagimin e saj pati disa lavde për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku ndër tjera, për të tha se disa i njëjti i tremb edhe nga burgu. Postimi i plotë: “Hashim Thaçi është në burg. ...
Komentet te Çitaku: Thaçi i tremb disa edhe nga burgu Janë të Mbyllura

Përgjimi Mimoza-Sllavko: “Je dëgjuar pesë herë me Millanin”; Radojiçiqi në sms “PDK-ja më ka shkaktuar më së shumti dëme” -Video

Lajme
Dhe… është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit – shefes së deputetëve të VV-së – me Sllavko Simiqin e Listës Serbe. Gazetari Berat Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë. Në pjesën në vazhdim, me tone dashamirëse, Mimoza e VV-së me Sllavkon e Srpskas flasin edhe për gjëra tjera. Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin ia ...
Komentet te Përgjimi Mimoza-Sllavko: “Je dëgjuar pesë herë me Millanin”; Radojiçiqi në sms “PDK-ja më ka shkaktuar më së shumti dëme” -Video Janë të Mbyllura

Rrustem Mustafa paraqitet në gjykatoren e Hagës

Lajme
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mustafa po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe leximi i deklaratës së betimit në gjykatore u bë në seancë publike. Seanca është në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Demokracia ...
Komentet te Rrustem Mustafa paraqitet në gjykatoren e Hagës Janë të Mbyllura

“Pështyma dikur të kthehet në fytyrë”: Çka na tregon përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës?

Lajme
Biseda 2-3 minuta e shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lula me Milan Radojçiqin e Listës Serbe, të dyshuarin për vrasjen e Ivanoviqit, ka rrezuar një “argument” të partisë në pushtet me të cilin sulmonte partitë opozitare. Deri me tani VV-ja vazhdimisht ka etiketuar oponentët politik si bashkëpunëtor të kriminelit nga veriu, i cili është edhe në listën e zezë të SHBA-së. Por, përgjimi tregon se edhe VV-ja është koordinuar me Radojçiqin. Në fillim të këtij viti, VV-ja kishte nxjerr edhe një video, ku kishte përfshirë edhe foton e sh-kryeministrit Ramush Haradinaj me Radojçiqin, duke akuzuar atë se kishte pritur kriminel në Zyre të Kryeministrit. Njohësit e rrethanave politike ...
Komentet te “Pështyma dikur të kthehet në fytyrë”: Çka na tregon përgjimi i Mimoza Kusari-Lilës? Janë të Mbyllura