Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur rreth përleshjes fizike në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, gjuha e opozitës ishte e rëndë drejtuar pushtetit. Dugolli i ka komentuar edhe veprimet e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës, i cili e hoqi mbishkrimin e vendosur nga PDK dhe e gjuajti me shishe deputetin Mërgim Lushtaku, pasi ky e lagu me ujë. Dugolli theksoi në Kanal 10 se ky veprim i Bislimit ishte një lloj shkasi që opozita të vazhdojë me veprimet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës. “Mjaftoi ai veprim i tij që gjithsesi unë e quaj një llojë shkasi që e gjetën dmth opozita për të vepruar ...
Komentet te Dugolli i del kundër shefit për përgjimet: Kusari s’është dashtë të komunikojë me Radojiçiqin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka reaguar pas situatës së fundit në Kuvendin e Kosovës ku pati përleshje mes deputetëve. Dërguti ka publikuar fotografinë e Kurtit para disa vitesh, kur ai gjuante gaz e sprej në kuvend. “Zdravo momci” ka shkruar Dërguti,. Demokracia ...
Komentet te “Zdravo momci” – Aida Dërguti ia kujton Kurtit kohën kur gjuante gaz në Kuvend Janë të Mbyllura
Një përleshje skandaloze ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Ministrat dhe deputetët e pushtetit janë rrahur me deputetët e PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Por, kush e provokoi situatën? E gjithë përleshja fizike ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit. Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”. Fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”, personazhi i filmave të vizatuar që i rritet hunda ...
Komentet te Grisi foton e Kurtit me ‘pinokion’ dhe gjuajti me shishe Lushtakun: Dy veprimet e Besnik Bislimit që nxiten përleshjen në Kuvend Janë të Mbyllura
Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës, raporton Gazeta Sinjali. E gjithë përleshja fillimisht ka nisur me thirrjet ‘rrenc, rrenc, rrenc’ të deputetes, Ganimete Musliu, gjatë kohës që kryeministri, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit. E më pas ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili shkoi një hap më tej duke derdhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti. Këtij të fundit i dolën në ndihmë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu e të tjerë. Pas ...
Komentet te Lëshomë, lëshomë”/ Deputetët mezi e qetësojnë Mërgim Lushtakun e Rashit Qalajn – VIDEO Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj situatës se stome në Kuvendit, ku deputetët e PDK-së dhe zyrtarët qeveritar janë përfshirë në një përleshje. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se reagimi i tij ishte kundër Radojcicit dhe argatëve të tij. “Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deputeti Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve te tij Janë të Mbyllura
Dhuna ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës. Në përleshjen masive fizike që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës u përfshin disa deputetë të opozitës dhe të pushtetit. Por në këtë ngjarje të turpshme, ndodhi edhe një ngjarje edhe më e turpshme. Gjatë përleshjes fizike, në videon e KosovaPressit, mund të shihet qartazi se si Halil Thaçi, deputet i VV-së, ushtron dhunë ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu./Demokracia ...
Komentet te E papranueshme: Halil Thaçi i VV-së ushtron dhunë ndaj Blerta Deliut të PDK-së Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përleshjes së deputetëve të partisë së tij me anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se zëvëndëskryeministri Bislimi ishte i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku. “Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën ...
Komentet te Vjen reagimi i Krasniqit: Besnik Bislimi e goditi i pari Lushtakun, Konjufca bëri thirrje të arrestohen deputetët tonë Janë të Mbyllura
Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’. Nuk dihet saktësisht se çka ka ndodhur, por në një moment kryeministri Kurti është gjuajtur me ujë dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët, pas çka pasoi edhe përleshja. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë. Sinjali ...
Komentet te Eskalon situata ne Kuvendin e Kosovës, shpërthen dhuna – VIDEO Janë të Mbyllura
Në foltoren e Kosovës është vendosur një pankartë “Zdravo”, duke iu referuar përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska Slavko Simiq. Ajo u vendos sapo filloi seanca dhe e mori fjalën deputeti i VV-së Adnan Rrustemi./Expess ...
Komentet te Në foltoren e Kuvendit e ulësen e Kurtit ngjiten pankartat “Zdravo” Janë të Mbyllura
Aktivistët e PSD-së, kanë mbajtur një aksion para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, pas publikimi të incizimeve Mimoza-Sllavko dhe koordinimit të VV-së me Listën Serbe. Në këtë aksion, aktivistët e PSD-së, janë parë me një telefon në duar dhe duke kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes që të përgjigjen. “Dy tre minuta a i ki kohë me Radojiçin, me të folni pak” – dëgjohet në një video aktivisti Nol Nushi. Në këto pamje shihen se deputetët e VV-së i ikin nga kërkesa e aktivistëve të PSD-së. “Deputet një telefonat për ju, i nderum. Alo” – thuhet në një video tjetër. Kujtojmë se ky aksion po bëhet pasi shefja e deputetëve të ...
Komentet te “Dy tre minuta a i ki kohë me folë me Radojiçiqin” – PSD me aksion para Kuvendit të Kosovës – Video Janë të Mbyllura