Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se do të vazhdojnë serinë e takimeve me kategori të ndryshme shoqërore. Të hënën do të takohen me pëfaqësuesit nga sfera e ekonomisë dhe bizneseve private. “Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tryeza mbahet në ora 11:00, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. AAK-ja ka zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme për të diskutuar mbi gjendjen politike në vend. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Gjendje e rëndë në vend”: AAK s’i ndalë takimet, të hënën organizon tryezë me një tjetër kategori Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si fuqi punëtore aktive. Kurti e ka quajtur këtë një tregues të suksesit të politikave të qeverisë së tij për ekonominë dhe punësimin. Ndërkohë i shpejt ka qenë reagimi i deputetes Bajrami, e cila i ka quajtur manipulatorë të shifrave qeverinë si dhe propagandues. Bajrami ka shfaqur shifrat e trendeve të punësimit sipas të dhënave të ATK-së përgjatë katër viteve të fundit, trend i cili sipas saj është rënës. Sipas deputetes, me politikat e qeverisë aktuale rreth punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm ...
Komentet te “400 mijë të punësuar aktivë”, Bajrami i reagon Kurtit: Manipulatorë të shifrave dhe propagandues Janë të Mbyllura
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Që nga dita e djeshme, e zhdukur po rezulton edhe Hyrë Zhegrova, 60-vjeçare, nga fshati Bardhosh i Prishtinës, e cila sipas familjes, ka dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Kështu kanë bërë me dije për Sinjalin familjarët e saj, të cilët njoftuan se e kanë kërkuar në shumë vende, por s’kanë arritur ta gjejnë, prandaj po ...
Komentet te Zhduket 60-vjeçarja nga fshati Bardhosh i Prishtinës, familja kërkon ndihmë për ta gjetur Janë të Mbyllura
Vendimi i të premtes nga pushteti për mediumin Klan Kosova ka alarmuar mbarë opinionin publik për rrezikun që po i kanoset demokracisë. E ndaj këtij alarmi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por vetëm duke e rritur kumbimin e tij. Qysh mund të lexohet ky reagim? Fillimisht, është e rëndësishme të tregohet se ku e bëri reagimin e tij kryeministri i vendit. Pra, është e rëndësishme që në këtë rast të merremi me ‘teknikalitete’. Kurti reagoi në Twitter, larg hapësirës më popullore në Internet të mbështetësve të tij në Facebook, dhe shkroi jo në gjuhën amtare por në gjuhën angleze. Një gjë të tillë besohet ta ketë bërë ...
Komentet te “Njerëz të tillë”, “interesa të fuqishme”: Anatomia e fjalëve brutale të Kurtit për rastin Klan Kosova Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, sot ka mbajtur një konferencë për media ku foli edhe për aferën e re e përgjimeve të reja që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, për të cilën tha se është hajni e paprecedent që e ka instaluar qeveria e Albin Kurtit. Hoxha ndër tjera tha se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe për rezervat e vajit. Ajo gjithashtu pati edhe disa fjalë për ministren Hajdari, të cilën e quajti ministre të paaftë dhe ...
Komentet te Hoxha e quan Hajdarin të paaftë: Protagoniste e skandaleve, e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje Janë të Mbyllura
Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten pak çaste më parë, në shtëpinë e kushëririt të tij. Sipas mediave në Shqipëri, nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim të arrestimit të Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë-Maliq bënë të mundur lokalizimin e tij në fshatin Zëmblak. Viktima sapo e ka kuptuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë, ka hapur disa herë zjarr ndaj pjesëtarëve të saj. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë. Teksa ...
Komentet te Policia i kërkoi të dorëzohej, burri që vrau gruan dje i gjuan zyrtarët policorë dhe vret veten – FOTO Janë të Mbyllura
Gruaja e cila u zhduk ditë më parë në Zubin Potok, është gjetur e vdekur pas një kërkimi disa ditor të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Siç njofton ShKKSh, gruaja në fjalë u gjet në një humnerë në brezin kufitar me Serbinë. “Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gruaja e zhdukur që disa ditë gjendet e vdekur në kufi me Serbinë, ra në një humnerë – PAMJE Janë të Mbyllura
Një raportues special i Kombeve të Bashkuara, pas vizitave në Kosovë e Serbi, ka konstatuar se manipulimi i ngjarjeve nga e kaluara përmes rritjes së diskursit nacionalist mund ta ringjallë një konflikt të ri mes Kosovës e Serbisë. Në këtë raport, përveç mungesës së bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, është theksuar edhe mungesa e ndjekjes penale të kriminelëve të luftës. Pas vizitave në dy shtetet, raportuesi special, Fabian Salvioli, ka vlerësuar se veç diskursit, që nuk dallon nga ai i pasluftës, ka edhe mungesë bashkëpunimi mes dy vendeve në shkëmbimin e informacioneve për personat e zhdukur nga lufta e fundit. “Raportuesi special është i alarmuar me përdorimin ...
Komentet te OKB-ja alarmon, rrezik për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë Janë të Mbyllura
Sanksionet – apo siç janë përdorur nën termin më të butë “masa ndëshkuese” sa për të dhënë një përshtypje të një niveli ndëshkues më pak fatal – ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe më vete edhe Gjermania, kanë ndëshkuar kursin e veprimit të Kosovës në instalimin me forcë të kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në veri të vendit si dhe kursin e mosveprimit për shtensionim të situatës atje. Një dakordësim që u paraqit si signifikant i arritur në Bratislavë mes krynegociatorit, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, megjithatë nuk i zhbëri ndëshkimet ndërkombëtare. “Të pamjaftueshme”, ...
Komentet te Ndërkombëtarët të vendosur ndaj sanksioneve: Veprimet e Qeverisë për shtensonim në veri, “të pamjaftueshme” Janë të Mbyllura
Pas vendimit të MINT për mbylljen e televizionit Klan Kosova, ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, ky është një veprim i padrejtë ndaj Klan Kosovës, kurse është i dëmshëm për shtetin dhe se vendi po rrëshqet në diktaturë. “Vendimi i Qeverisë, për TV Klan Kosova është i padrejtë , kurse për Kosovën i dëmshëm dhe alarmues se vendi po rrëshqet në diktaturë”. Tutje Mustafa thotë se nëse ka pasur lëshime ligjore siç po pretendon Qeveria, atëherë masat duhet të ndërrmirren ndaj organeve të ministrisë që e kanë bërë regjistrimin e tillë dhe jo ndaj televizionit. “Nëse ka pasur lëshime ligjore dhe kushtetuese në ...
Komentet te Isa Mustafa për mbylljen e Klanit: Alarmuese, vendi po rrëshqet në diktaturë Janë të Mbyllura