Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“A ma mirë ktu a atje?”, Dua Lipa me pyetje epike ndaj mërgimtarëve nga pushimet në Shqipëri

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon pushimet disa ditore në shtëpinë e saj, siç e quan vetë, Shqipërinë, raporton Sinjali. E njëjta ka publikuar pamje nga atje, ku bën të ditur se këto ditë po i kalon me disa nga njerëzit e saj të afërt. Në postimin e fundit, shfaqi linjat përfekte trupore, ajo ka publikuar edhe një video duke kënduar së bashku me motrën e saj, Rinën dhe një pjesë tjetër të miqve, një prej këngëve më të pëlqyera të publikut shqiptar nga PINT “Semafori”. Nën një atmosferë të zjarrtë, Dua u pa tejet e lumtur duke kënduar shqip, teksa përshkrimit të fotografive ia bashkangjiti edhe ...
Komentet te “A ma mirë ktu a atje?”, Dua Lipa me pyetje epike ndaj mërgimtarëve nga pushimet në Shqipëri Janë të Mbyllura

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar flet për vrasjen në Lipjan: Fëmijët po keqtrajtohen nga familjarët e tyre, s’kanë mbështetje nga shteti

Lajme
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka reaguar pas vrasjes që ka ndodhur ditën e premte në Rufc të Lipjanit, ku mbetën të vdekur një çift dhe djali i tyre. Në reagimin e bërë për media, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar thotë se djali që u vra dje ishte me aftësi të kufizuara. “Pas ngjarjes së ndodhur dje në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjani Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është thellë i tronditur me vrasjen e trefishtë, me këtë rast ne ju shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe bashkëvendësve të tyre. Sipas informatave që kemi nga banorët dhe të afërmit, Arditi djali që u vra ...
Komentet te Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar flet për vrasjen në Lipjan: Fëmijët po keqtrajtohen nga familjarët e tyre, s’kanë mbështetje nga shteti Janë të Mbyllura

Hetuesia shkon në zyret e Nacionales, kërkojnë përgjimet për Rozeta Hajdarin – VIDEO

Lajme
Gazetari, Berat Buzhala ka njoftuar se hetuesia ka kërkuar përgjimet për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Buzhala ka bërë të ditur rreth materialit konkret të kërkuar nga Hetuesia në zyret e Nacionales, duke treguar dhe se çfarë materiale iu ka dorëzuar zyrtarëve të Hetuesisë. Tutje, ai ka shpjeguar se pse nuk e ka publikuar materialin e plotë të përgjimit për vajin. Për më tepër video e plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hetuesia shkon në zyret e Nacionales, kërkojnë përgjimet për Rozeta Hajdarin – VIDEO Janë të Mbyllura

“Se kemi prit prej tij”, flet kushëriri i 60-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten në Lipjan

Lajme
Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit. Atje ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij. Kushëriri i tij tha se i ndjeri ishte punëtor ndërsa tha se djali i tij kishte sëmundje mendore. “Ai ka qenë shumë punëtor, shpijnë ma ka maru vet. Djalin e ka pas me probleme mendore po s’ka bo kurrë gjest të keq. Jemi tmerru shumë, s’e di çka me than, s’e kemi prit prej tij kurrë”, tha kushëriri i tij për Insajderin. punonte si teknik në shkollën e fshatit Rufc, rreth 60 vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më ...
Komentet te “Se kemi prit prej tij”, flet kushëriri i 60-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten në Lipjan Janë të Mbyllura

Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç. Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Sinjalin se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, ...
Komentet te Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur Janë të Mbyllura

Krasniqi: Vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klanin, i paligjshëm – diktatura nuk kalon

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e “Klan Kosova”. Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është vendim i papranueshëm, i rrezikshëm e i paligjshëm. “Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.” – ka thënë ai. Në fund, Krasniqi ka shkruar se “diktatura nuk kalon”. Postimi i plotë: Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë ...
Komentet te Krasniqi: Vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klanin, i paligjshëm – diktatura nuk kalon Janë të Mbyllura

AGK-ja e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është alarmuar me vendimin e Komisionit të Ankesave pranë MINT për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke lënë kështu në fuqi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi. Me anë të një kumtese me shkrim, nga ky asociacion shprehen se me këtë vendim ministrja Rozeta Hajdari, e cila është pjesë e Qeverisë Kurti, ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. “Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga ...
Komentet te AGK-ja e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova Janë të Mbyllura

Skandali i Rozeta Hajdarit | Nënshkroi kontratë milionëshe pa garancion bankar

Lajme
Rozeta Hajdari në fund të vitit të kaluar kishte nënshkruar një kontratë me “Kosmonte Foods”, i shpallur nga Qeveria Kurti si investitor strategjik. Edhe pse ligji, por edhe vet kontrata e kërkonte garancionin bankar para nënshkrimit, Insajderi ka zbuluar se Hajdari hyri në obligime me multimilionerin Lulzim Begaj pa këtë dokument, me çka iu mundësua këtij të fundit që për 99 vite t’i merr nën kontroll 25 hektarë tokë të shtetit. Në prill të 2020-s Albin Kurti, kryeministër sefte, kishte vizituar kompaninë e multimilionerit nga Malisheva, Lulzim Begaj – “Kosmonte Foods”. Takime mes Kurtit e Begajt pati edhe më vonë. Por, pati edhe diçka më shumë. “Kosmonte Foods” është shpallur ...
Komentet te Skandali i Rozeta Hajdarit | Nënshkroi kontratë milionëshe pa garancion bankar Janë të Mbyllura

Çitaku pas vendimit për mbyllje të Klan Kosova: Idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht

Lajme
Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, një temë tepër e diskutuar në publik. Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës çertifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën. MINT ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kaloj në Gjykatë. E për këtë çështje ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila thotë se “idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”. Postimi i plotë: Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. Duke ia ...
Komentet te Çitaku pas vendimit për mbyllje të Klan Kosova: Idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht Janë të Mbyllura

E rëndë: Vrasje e trefishtë në Lipjan

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rufc i Ri në Lipjan ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga Stacioni policor në Lipjan. Deri tani nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te kjo tragjedi. Lajmi duke u përditësuar… /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: Vrasje e trefishtë në Lipjan Janë të Mbyllura