Policia i kërkoi të dorëzohej, burri që vrau gruan dje i gjuan zyrtarët policorë dhe vret veten – FOTO

- in Shqipëri

Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten pak çaste më parë, në shtëpinë e kushëririt të tij.

Sipas mediave në Shqipëri, nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim të arrestimit të Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë-Maliq bënë të mundur lokalizimin e tij në fshatin Zëmblak.

Viktima sapo e ka kuptuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë, ka hapur disa herë zjarr ndaj pjesëtarëve të saj. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë.

Teksa mediat atje kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes:

/Sinjali