Zënkat e ngatërresat mes baballarëve me fëmijët e tyre shpesh herë përfundojnë me dhunë. E konfrontimet fizike mes tyre bëhen shkak që të intervenojnë edhe njësitë policore në mënyrë që të zgjidhen telashet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Budrikë e Epërme në Viti ku babë e bir kanë përfunduar në pranga pas një përleshje fizike. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se si pasojë e dhunës, i riu ka pësuar lëndime të rënda. Me të arritur Policia në vendin e ngjarjes, ka arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit, Policia ka ndaluar për 48 orë prindin ndërsa ...
Komentet te Arrestohen babë e bir në Viti pasi u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”. Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit. “Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të ...
Komentet te Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizre, ki kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme. Pas kësaj deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit. Për të tha se i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njejtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”. “Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar ...
Komentet te Haradinaj godet Kurtin pas deklaratave në Maqedoni: Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë Janë të Mbyllura
Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 28 gradë. Mot stabil do të ketë edhe të dielën e të hënën, derisa të martën dhe mërkurën gjatë orëve të pasdites mund të ketë rresbeshe shiu me bubullimë “Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet ditën e shtunë mbi vend. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 28C. Stabil, kryesisht me diell mbetet moti edhe ditën e diel e të hënë. Ditën e martë dhe mërkurë orëve të pasdites, mund të paraqiten kushte për zhvillime të ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka reaguar pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend se Kurti të jetë prezent në qendrat si Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë apo Shkup, ai po shkon në periferi. “Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, ka shkruar tutje ai. Në fund, ai ka thënë se nuk është problem që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Kurti, por problemi është “në marrëzinë e tij politike”. Postimi ...
Komentet te Ish-ambasadori për vizitën e Kurtit në Tetovë: Në vend që të shkojë në Bruksel, Washington, Berlin, Paris, ai shkon në periferi Janë të Mbyllura
Organizatori i protestës së ditës së djeshme në Prizren në të cilën u sulmua ekipi i gazetës Nacionale, Burim Shpejti, ka folur në lidhje me këtë ngjarje. Shpejti, gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqin, e cilësoi si “show men”, pasi sipas tij, qëllim i Krasniqit ishte që të flitet për të. “Vullneti me sa munda të kuptojë ishte pak një gazetar më “show men”, pra ai ia arriti qëllimit të tij që të ishte në rend të ditës e të flitet për të”. “Vullneti provokoi turmën aty. Filloi të bëjë pyetje e të mbrojë “Doku Festin”, me një grup që ishte i frustruar ndaj “Doku Festit”, e që në fund rezultoi ...
Komentet te Flet organizatori i protestës ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi: Provokoi e shau Janë të Mbyllura
Vizita e Albin Kurtit në Shkup, pritet nga disa qytetar duke perfshirë gazetarë, policinë dhe sigurimin. ...
Komentet te Zhgënjimi i Albin Kurtit nga vizita në Shkup! Janë të Mbyllura
Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest. Derisa po zhvillohej protesta, disa prej të pranishmëve e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e gazetës Nacionale, Vullnet Krasniqi. “Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar”, dëgjohet njëri nga protestuesit teksa i drejtohet Krasniqit, para se ta përzënë me dhunë nga vendi ku ndodhej ai. Derisa protestuesit i janë vërsulur Krasniqit, dikush nga organizatorët ka bërë thirrje për qetësi dhe që medieve t’ju mundësohet ta kryejnë punën e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar’: Momenti kur sulmohet ekipi i gazetës Nacionale – Video Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin e njohur si “Kaça”, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë. Kështu mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet e saja. Arrestim i tij ka ndodh në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit, kjo pasi “Kaça” dhe katër serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës. Rastin e arrestimit të një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me ...
Komentet te Ekskluzive: Sulmi me armë ndaj Policisë në veri – arrestohet ‘bossi’ i kontrabandës Besim Zeqiri “Kaça” Janë të Mbyllura
Neuropsikiatri, Sami Rexhepi tha se si pasojë e luftës dhe e pandemisë është rritur ankthi dhe për rrjedhojë edhe mundësia për konflikte është më e madhe shkak i uljes së pragut të durimit. Ai thotë se plagët e luftës ende janë të freskëta dhe se pandemia pa shkaktuar izolim total dhe se tash po ballafaqohemi me pasojat të posttraumës. Rexhepi theksoi se ndonëse të rinjtë janë gjeneratë e pasluftës, janë rritur me traumat që ka lënë si pasojë kjo e fundit. Por sipas tij, si shoqëri, e po ashtu mediumet është mirë të krijojnë një platformë debati ku fokus të jetë ofrimi i asaj se çka popullata ka nevojë e ...
Komentet te Vrasjet e fundit, neuropsikiatri: Janë pasojat e posttraumës, plagët e luftës janë të freskëta Janë të Mbyllura