Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjuajtje me armë në afërsi të Menzës së Studentëve

Lajme
Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë afër Menza e Studentëve, mëson Gazeta Sinjali. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre krismave, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Gazeta Sinjali e ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka dhënë detaje për rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjuajtje me armë në afërsi të Menzës së Studentëve Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Thaçit kërkon nga trupi gjykues të tregojë se aktakuza nuk ka të bëjë me trafikim organesh

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se aktakuza nuk ka të bëjë me trafikim organesh. Kjo pasi që sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas Kehoe, kjo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve. Ai tha se nuk e di ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit kërkon nga trupi gjykues të tregojë se aktakuza nuk ka të bëjë me trafikim organesh Janë të Mbyllura

Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata merr vendim për të dyshuarin

Lajme
Të premten kur po mbahej një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj një performance në “DokuFest” është sulmuar gazetari i Gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramani. Për këtë rast policia arrestoi personin e dyshuar A.K., dhe i njëjti u ndalua për 48 orë. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se A.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Zëdhënësi Lekaj tha se të pandehurit do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej kohës së arrestimit 11.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 11.09.2023, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni ...
Komentet te Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata merr vendim për të dyshuarin Janë të Mbyllura

“Më gjej katër dëshmitarë katolikë”, Keohe alarmon trupin gjykues: Është ndërhyrje në drejtësi

Lajme
Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me akuzat e intervistës që u publikuan për katër dëshmitarët katolikë. Sipas intervistës së publikuar në Nacionale, Ndue Gjinaj një biznesmen kosovar në Gjermani, ka thënë se Ridvan Muharremi, i afërtë me Albin Kurtit, pronar i restaurantit “Bukë e Zemër” i ka kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër ish-presidentit Thaçit. Avokati i Thaçit, Keohe, ka thënë se kjo është tejet shqetësuse. Sipas tij, nëse kjo ka ndodhur, atëherë është ndërhyrje në drejtësi. “Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë ...
Komentet te “Më gjej katër dëshmitarë katolikë”, Keohe alarmon trupin gjykues: Është ndërhyrje në drejtësi Janë të Mbyllura

Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit në Lakrishte në gjendje më të rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon trajtimi i tre personave që u lënduan në aksidentin në Lakrishte të Prishtinës, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë. “20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, tha Syla për Gazetën Sinjali. “Dy të lënduarit tjerë janë janë duke u trajtuar në Kirurgji Torakale”, deklaroi Syla Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë ...
Komentet te Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit në Lakrishte në gjendje më të rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK Janë të Mbyllura

Në disa shkolla të Prishtinës mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator

Lajme
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë se janë duke u ndërtuar dy shkolla dhe tri çerdhe të reja në lagjet e Prishtinës. Masmurati tha se janë rinovuar gjithsej 15 shkolla, ndërsa rinovimi i tërësishëm është duke bërë në 5 shkolla të Prishtinës “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Metro Bjaraktari”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazulli”. Kjo sipas saj, mund të shkaktojë vonesa që mësimi të fillojë me një shtator. Mirëpo, ajo u shpreh se po bëhen përpjekje që nxënësit të mos humbin asnjë ditë mësim. “Këtë vit kemi filluar me ndërtimin e shkollave të reja siç është ndërtimi i shkollës ‘7 Shtatori’. Jemi duke e bërë ...
Komentet te Në disa shkolla të Prishtinës mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator Janë të Mbyllura

“Drenica është zemra e Kosovës”, Buzhala: Kurti dhe rrethi i tij pak ma shumë se Thaçin, e urrejnë Shaban Polluzhën

Lajme
Gazetari Berat Buzhala ka bërë një listë prej pesë personave të cilët vijnë nga rajoni i Drenicës, e që sipas tij Kosova nuk do të kishte ekzistuar pa ta, raporton Gazeta Sinjali. Buzhala ka futur në këtë listë Hasan Prishtinën, Adem Jasharin, Azem dhe Shote Galicën, si dhe ish-kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas tij, veprimtaria e Hasan Prishtinës do të ishte e mangët, nëse Hashim Thaçi nuk do ta korrte fitoren diplomatike në Rambuje, e cila e ndëshkoi Serbinë me 78 bombardime, e që sipas tij Kurti e urren këtë për vdekje. Ndër të tjerash, Buzhala ka theksuar se Kurti dhe rrethi i UDB-ës – siç e ...
Komentet te “Drenica është zemra e Kosovës”, Buzhala: Kurti dhe rrethi i tij pak ma shumë se Thaçin, e urrejnë Shaban Polluzhën Janë të Mbyllura

Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, po bën çfarë po dëshiron

Lajme
Dialog mes sindikatës së arsimit dhe Qeverisë nuk ka. Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj thotë se që nga viti i kaluar nuk janë takuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. “Më e keqja, më e madhja, jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët, dhe ne e kemi thënë publikisht, se Qeveria Kurti nuk ka dialog, nuk dëshiron dialog me sindikatat. Që nga greva e shtatorit e deri në momentin që po flasim, edhe pse kemi bërë kërkesa, i vetmi takim me zonjën Nagavci ka qenë një takim pak më tepër solemn, me disa buzëqeshje kogja artificiale nga ne dhe ata. Por takime të ndërsjella, të punës me ministren e arsimit ...
Komentet te Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, po bën çfarë po dëshiron Janë të Mbyllura

Pushuesja tmerrohet nga çmimet në Durrës, 12,50 euro pecetat e lagura

Shqipëri
Vera si gjithmonë sjell emigrantët shqiptarë në vendlindje, pasi pushimet duan t’i kalojnë pranë njerëzve dhe vendit të tyre. Por kur vijnë këtu shtangen nga shërbimi që marrin por edhe çmimet stratosferike dhe abuzimet që bëhen. Një shqiptare që ka ardhur me pushime në Durrës është habitur kur ka parë çmimin skandaloz të një pakoje me peceta të lagura për fëmijë. Në një farmaci në këtë qytet ajo ka parë se ato kushtojnë 1300 lekë të reja. Por kur i ka kontrolluar në internet, të njëjtat peceta kushtojnë vetëm 3.70 euro./Demokracia ...
Komentet te Pushuesja tmerrohet nga çmimet në Durrës, 12,50 euro pecetat e lagura Janë të Mbyllura

Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen

Lajme Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar ashpër pas tubimeve në Çair e Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pendarovski ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste. Kjo duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë këtyre tubimeve. “Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror ...
Komentet te Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen Janë të Mbyllura