Policia e Shqipërisë, sot gjatë ditës, falë operacionit të koduar “Punisher 2” ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkoktike nga Kosova për në Shqipëri. Pesë të arrestuarit u kapën në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, ku me vete kishin dërgesën prej 11,300 tabletash ekstazi (MDMA), me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe asamblisti i Vetëvendosjes [tashmë i shkarkuar nga partia], Besnik Mujeci, ku për këtë arrestim të bujshëm të tij, ka folur edhe gazetari nga Shqipëria, Arsen Rusta i cili ka treguar në detaje se ...
Komentet te “Nuk e dinin se do t’ia ‘shisnin’ drogën një polici”, dalin detaje nga gracka e krijuar për grupin kriminal Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas arrestimit të asambleistit të Vetëvendosjes në Prishtinës, Besnik Mujeci, i cili dyshohet se u kap me drogë në vlerë të 500 mijë eurove. Bajrami ka thënë se partia në pushtet po e fundos Kosovën, tani edhe me afera të tregtimit të drogës nga eksponentë kryesorë. Sipas saj, zënia e asambleistit të VV-së me gjysmë milioni drogë është përmbysje e shpresës së rreme të proklamuar nga kryeministri Albin Kurti. Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë rast, e që sipas saj ky nuk është i vetëm në biznesin e drogës. Postimi i plotë i saj: Qeveri e shpresës ...
Komentet te Bajrami i bën thirrje prokurorisë të hetojë asambleistin e VV-së: Nuk është i vetëm në biznesin e drogës Janë të Mbyllura
Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi. ABC News ka zbuluar emrat e personave që kanë rënë në pranga. Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar. Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Gjithashtu, ABC News ka raportuar se 2 të arrestuar në këtë rast ishin shqiptarë nga Kosova. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. ...
Komentet te Raportohet se asamblisti i VV-së në Prishtinë dyshohet se është kapur me 10 mijë doza drogë në Shqipëri Janë të Mbyllura
Numri i lartë i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Facebook. Deri më tani Kurti numëron 38 këshilltarë politikë. E ky numër i tmerruar analistët e zhvillimeve politke, pasi Kurti dikur sa ishte në opozitë thoshte se ndoshta nuk i duhen më shumë se pesë këshilltarë. Opinionisiti, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për numrin e lartë të këshilltarëve. Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka shumë problem që të ketë mirëkuptim brenda 38 këshilltarëve për t’i prishur raportet me tri shtetet fqinje. “Është koxha problem me arritë konsensus brenda 38 këshilltarëve që Kurti i paska, qe ...
Komentet te “100 mijë euro për një muaj”: Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se edhe në muajin korrik norma e inflacionit në vend ka vazhduar të zvogëlohet. Ai u thirr në shënimet e Agjenicsë së Statistikave të Kosovës dhe lavdëroi punën e Qeverisë së tij. “Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, tha Murati. Por, opozita thotë se jeta për qytetarët e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë. Hykmete Bajrami nga LDK thotë se krahasuar me vitin e kaluar, çmimet kanë shënuar ngritje për 17%. ...
Komentet te Opozita akuzon se çmimet po rriten çdo ditë, Murati thotë se inflacioni ka rënë Janë të Mbyllura
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbretërojë sot në Kosovë. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mot i nxehtë sot në vend, temperaturat arrijnë deri 30 gradë Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ZPS-së. Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03879. Ky është dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë deri tani. Dje dëshmitari i 16-të është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së, konkretisht prokurorit Matt Halling. Kurse, në pjesën më të madhe të kohës seanca është zhvilluar në sesion privat. Dje avokati i Thaçit, Gregory Kehoe në fillim të seancës ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se akuza ndaj ish krerëve të UÇK-së në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh. Kurse ...
Komentet te Hagë, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura
Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon. Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë, por sipas tij qëllimi politik është më e thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë. “Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë ...
Komentet te Haziri: Kurti shkoi në Maqedoninë e Veriut për t’i mbuluar skandalet që shpërthyen në Kosovë Janë të Mbyllura
Presidenti serb ka akuzuar ditën e dielë kryeministrin e Kosovës se po promovon idenë e Shqipërisë së Madhe. Vuçiç iu referua vizitës se Albin Kurtit në Tetovë, ku siç tha, u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Sipas analistit Frrok Çupi, sjellja e Kurtit në Kosovë nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, por ka dëme të tjera. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, mundohet të jetë si homologu i tij shqiptar, Edi Rama, por nuk e arrin dot. Sakaq, Çupi ka theksuar në ABC News, se Kurti dhe Putin janë të vetmit lidera të izoluar nga Perëndimi. “Sjellja e Kurtit në Tetovë nuk ka lidhje me Shqipërinë ...
Komentet te “Kurti vdes të jetë Rama”, Çupi: Putin dhe kryeministri i Kosovës janë të vetmit të izoluar nga Perëndimi -Video Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali ka raportuar se më parë janë dëgjuar të shtëna me armë afër Menza e Studentëve. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre krismave, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia. “Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thotë Flora Ahmeti nga Policia e rajonit të Prishtinës. “Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”. Ndryshe, ...
Komentet te Të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci”, Policia jep detaje për rastin Janë të Mbyllura