Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta. Madje, për diplomatin amerikan është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker. Walker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të ...
Komentet te William Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Nasuf Hasani, ka humbur ‘betejën’ me Odën e Avokatëve të Kosovës pas gjobës që mori për shkelje të kodit të etikës. Padia e tij është hedhur si e palejuar, edhe pse Hasani kishte kërkuar aprovimin e kërkesës së tij për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi. Në propozimin e tij për shtyrjen e këtij vendimi deri në vendosjen përfundimtare lidhur me padinë, Hasani kishte bërë të ditur një fakt sa të rrallë, aq edhe të çuditshëm, e të cilin e përdori edhe si argument për ta bindur Gjykatën që ta shtyjë ekzekutimim e gjobës prej 2 mijë eurove. Sipas Hasanit, shqiptimi i gjobës ...
Komentet te Avokati i Albulena Haxhiut në psikiatri, shkak gjoba për shkelje të kodit të etikës Janë të Mbyllura
Në shumicën e pikave të shitjes së karburanteve në Kosovë, çmimi për një litër naftë sillet nga 1.44 euro deri në 1.50 euro. Çmimet ndryshojnë varësisht nga pikat e shitjes, lokacioni apo edhe qyteti. Në një pikë të shitjes së derivateve, në komunën e Shtimes, një litër naftë shitej për 1.34 euro. Për të gjitha kompanitë, marzha e fitimit me pakicë është 12 centë në litër, kurse me shumicë 2 centë. Përcaktimi i fitimit është bërë në bazë të një vendimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) të datës 28 korrik. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj. Por, jo të gjitha kompanitë po e respektojnë këtë ...
Komentet te Çmimi i naftës në Kosovë deri 1.50 euro, sa po fitojnë kompanitë e derivateve Janë të Mbyllura
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. “Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka thënë Barbano. “Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në ...
Komentet te Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, reagon shefi i EULEX-it Janë të Mbyllura
Sot ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar me përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar. Gjykimi në këtë rast ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht. Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë. Çka tha ajo gjatë dëshmisë: Ajo ka pretenduar se që nga koha e luftës nuk i kishte parë më bashkëshortin dhe djalin dhe se UÇK-ja ka gisht në zhdukjen e tyre. Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia. Kjo pasi ...
Komentet te Përfundon për këtë javë gjykimi ndaj Thaçit, seanca vazhdon më 28 gusht Janë të Mbyllura
Meningjit është një sëmundje shumë serioze, por që është e trajtueshme dhe se spitalet janë të pajisura me materialet dhe barna të mjaftueshme për trajtimin e saj, i tha Ekonomia Online, Valdet Hashani, kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Sipas tij, infeksioni mund të përhapet nëpërmjet kontaktit masiv tek personat që frekuentojnë pishinat apo përmes ujit të pijes, e në këtë rast ai bëri thirrje që të bëhen kontrollet e ujit, pastrimi i pishinave dhe klorizimi i ujit të pijes. Hashani tha se sëmundja e meningjitit është pezmatim i cipave të trurit, ku pezmatimi mundet të jetë bakterial ose viral. Ai ka ...
Komentet te Meningjit sëmundje shumë serioze – Hashani: Përhapet në pishina e përmes ujit të pijes, kemi mjetet për trajtim Janë të Mbyllura
Rreth 40 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, nga ta 2 850 janë të regjistruar në data-baza si përdorues të rregullt të drogës, kjo u bë e ditur nga Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”. Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16 vjeçare. Blakaj tha se në Kosovë deri në vitin 2013 droga kryesore që është përdorur ka qenë heroina e nga viti 2018 ka filluar të përdoret kokaina, ku sipas tij, dy vitet e fundit me shpejtësi është duke u rritur përdorimi. Drejtori i Qendrës “Labyrinth”, tha se të regjistruar në data-bazën e kësaj qendre figurojnë 2850 ...
Komentet te Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë, mes tyre një numër i madh i të rinjve Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Ka filluar sot të dëgjohet dëshmia e dëshmitares së radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Dëshmitarja është nga nacionaliteti serb, Dragica Bozhaniq dhe u shfaqë para trupit gjykues në Hagë pa masa mbrojtëse. Gjatë dëshmisë së saj kjo dëshmitare pritet të flas për një aksion të UÇK-së të cilët thuhet se i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo dëshmitare është nga të rrallët që ka pranuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse. Ndryshe, dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve ...
Komentet te Dëshmitarja serbe në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëshmon pa masa mbrojtëse Janë të Mbyllura
Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, me mbi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë, ka kthyer edhe një herë në vëmendje akuzat e kamotshme se në këtë parti edhe me herët kishin të bënin me drogë e orgji. Prej kohësh partia e Kurtit akuzohej për lidhjen speciale me substancat e ndaluara. Kur Vetëvendosje u nda, u shpërfaqën disa probleme në këtë parti, shkruan Demokracia.com. Duke filluar nga linçimet, ngacmimet seksuale e deri te droga e orgjitë seksuale ishin temat që u debatuan ndërmjet aktivistëve nëpër rrjete sociale. Për këto probleme në Facebook i pari kishte shkruar, Fadil Robelli, aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje. “Linqim aaaaa!!!! Janë këta të Zyreve të ...
Komentet te “Drogë”, “pluhur i dyshimtë” e “orgji” në VV | Prej kohësh partia e Kurtit akuzohej për lidhjen speciale me substancat e ndaluara Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP, i cili ka rendituar komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja si kampione për transparencë buxhetore. “Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP. Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj”, ka shkruar Krasniqi. Kryetari i PDK-së ka thënë ...
Komentet te Memli Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e PDK-së lidere për transparencë buxhetore Janë të Mbyllura