Profesioni i avokatit konsiderohet profitabil, por që edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vlerëson se të hyrat nga avokatët në vend janë të konsiderueshme për vitin e kaluar dhe për periudhën janar-korrik të këtij viti. Avokatët kanë paguar tatime mbi 5 milionë euro në periudhën janar-korrik të këtij viti. Kurse në vitin 2022 të njëjtit kishin paguar tatime mbi 8 milionë euro. ATK mbetet “e kënaqur” edhe me estradën, pasi që sipas këtij institucioni ka dyfishim të të hyrave nga këngëtarët në Administratën Tatimore. Ndërkaq, sektori i gastronomisë është nën llupën e ATK-së, pasi që ky sektor ka parregullsi për mos lëshimin e kuponëve fiskalë. Zëdhënësja e Administratës Tatimore e ...
Komentet te A po i deklarojnë të hyrat avokatët dhe estrada, deklarohen nga ATK-ja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Një cak i hajnave janë edhe banesat kolektive, ku e kanë të lehtë të hyjnë brenda për të kryer qëllimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një ndërtesë e tërë në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë kanë pësuar nga persona ende të paidentifikuar. Sinjali mëson se hajnat kanë vjedhur mbi 10 palë atlete sportive të banorëve, të cilat janë të markave të ndryshme dhe kapin vlerën e qindra eurove. Po ashtu sipas njërit prej të dëmtuarve, ata kanë vjedhur edhe një armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ...
Komentet te Hajnat bëjnë kërdi në Prishtinë, brenda një nate vjedhin mbi 10 palë patika në një ndërtesë Janë të Mbyllura
Mahmut Halimi, avokat i biznesmenit të arrestuar për dyshime për dallavere me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, ka thënë se klienti i tij ishte i angazhuar në blerjen e rezervave shtetërore direkt nga ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. Ndaj Muharremit dhe dy zyrtarëve të MINT-it, drejtorit të Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorit të Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, të shtunën Gjykata Themelore mori vendim për caktimin e një muaji paraburgim nën dyshimin për dallavere me furnizim të rezervave shtetërore. Të tre u arrestuan një ditë më parë. Në deklaratën për gazetarët, pas përfundimit të seancës, avokati Halimi, ka thënë se klienti ...
Komentet te “U angazhua direkt nga ministrja” – Si u zu në rrenë Rozeta Hajdari për Ridvan Muharremin Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka komentuar bastisjet që u zhvilluan në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në restorantin “Buke e Zemër”, pronar i së cilës është Ridvan Muharremi. Sipas Haxhiut, bastisjet dje u zhvilluan në objektin që kryeministri Albin Kurti e ka vendqëndrim për takime e sekrete. “Albin Kurti në panik! I frikësuar nga arrestimi i bashkëpunëtorëve të tij ka zgjedh t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Ai shton se votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat ...
Komentet te Haxhiu: Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpuntorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka kryer aktin mizor është Endrit Hajdari, 20-vjeçar. Sipas informacioneve të para, rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit. Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur ...
Komentet te Akt mizor: Ky është 20-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 8-vjeçarin në Prizren Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe fëmijët të moshave të vogla, të cilët keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, raporton Gazeta Sinjali. Një ngjarje tejet e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit. Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka ...
Komentet te Tronditëse: I riu në Prizren dhunon seksualisht djalin 8-vjeçar, incizon dhe shpërndan pamjet e aktit të shëmtuar Janë të Mbyllura
Tash e dy vjet e pesë muaj që kur Qeveria Kurti ll mori pushtetin, po kritikohet nga gazetarët për qasjen e mos transparencën së tyre karshi mediave, të cilat përcjellin interesin publik në pothuajse çdo aktivitet të qeveritarëve, e jo vetëm, raporton Gazeta Sinjali. Mediat e shumta në numër shihen në çdo dalje të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të cilat janë aty për të mbledhur informacione e për t’i transmetuar te qytetarët e vendit, më të rejat e vendit. Por, jo gjithnjë marrin atë që mendojnë se kanë nevojë, pasi bashkëpunimi për të transmetuar te qytetarët atë që po ndodh, në disa raste mungon. Kjo qasje vështirëson punën e ...
Komentet te Kurtit ia “zënë” rrugën gazetarët, ankohet kur kanë dhe kur s’kanë organizim – VIDEO Janë të Mbyllura
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të cilët janë paraqitur me meningjit. Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive, numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike. “Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me Meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror. Nga fillimi i viti 2023, e deri në qershor, janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot, kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral ...
Komentet te Situata me meningjit, mbi 80 persona të spitalizuar deri tash Janë të Mbyllura
Që shqiptarët janë kreativë e dëshmon edhe vënia e emrave të ndryshëm që i kanë vendosur pasardhësve të tyre. Një emër interesant është edhe emri Pashije të cilën e bartin hiç më pak se 340 femra në Kosovë. Interesant është fakti se këtë emër e barttë edhe një mashkull. Sipas listës të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, janë 98 gra që mbajnë këtë emër në komunën e Kamenicës. Duke klikuar KËTU mund të kërkoni se sa persona kanë emrin e njëjtë me ju. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Pashije”, besoni ose jo mbi 300 femra dhe një burrë e kanë këtë emër në Kosovë Janë të Mbyllura
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes vu në pranga tre persona e kreu bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë lidhur me aferën e rezervave shtetërore. Dy nga të arrestuarit ishin zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – Ministri që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari – drejtori i departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtori i departamentit për integrime europiane, Irfan Lipovica. I treti i arrestuar ishte pronari i restorantit “Bukë e zemër” në Prishtinë, Ridvan Muharremi. Prokuroria Speciale dje tha se ata dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit ...
Komentet te Skandali në MINT/ Opozita kërkoi shkarkimin e Hajdarit, Kurti e mbrojti – krejt çka ndodhi pas arrestimeve Janë të Mbyllura