Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Digjet një banesë në Prishtinë

Lajme
Në orët e hershme të mëngjesit, një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo. Por, përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar për persona të lënduar. “Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”./Demokracia ...
Komentet te Digjet një banesë në Prishtinë Janë të Mbyllura

Thaçi udhëton nga Haga për në Burojë, viziton babanë e tij të sëmurë

Lajme
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar nga Qendra e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali. Lirimi i tij i përkohshëm është konfirmuar nga Gjykata Speciale, të cilët kanë bërë me dije se kjo i është mundësuar për arsye humanitare shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të Thaçit. Ndërkohë Nacionale ka publikuar pamje nga hapësira jashtë shtëpisë së ish-presidentit në Burojë, ku shihen numër i konsiderueshëm i forcave policore të Bashkimit Evropian. Nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Thaçi udhëton nga Haga për në Burojë, viziton babanë e tij të sëmurë Janë të Mbyllura

Hill për dialogun: S’jemi në fund të procesit, diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë

Lajme
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është vendimtar dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre. Për këtë, ai thotë se e mbështesin atë. “Mendoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të dijë se si do të jetë jeta dhe e ardhmja e tyre dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm Asociacionin e Komunave Serbe – kjo është vendimtare”, tha Hill. Hill gjithashtu u shpreh optimist për procesin e dialogut, për të cilin tha se aktualisht ka rënë “pak në baltë”. “Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë ...
Komentet te Hill për dialogun: S’jemi në fund të procesit, diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë Janë të Mbyllura

Pse e mbanë fotografinë e Thaçit në zyren e tij, përgjigjet Latifi

Lajme
Gjatë ditës së djeshme nga takimi i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetarit të Rahovecit i cili vjen nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, fotografija e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në zyrën e këtij të fundit mori pothuajse të gjithë vëmendjen, raporton Gazeta Sinjali. Në albumin e pamjeve që publikoi presidentja Osmani nga ky takim, përveç fotografisë së saj, ishte e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Thaçi, e cila bëri xhiro dje në rrjetet sociale. Smajli për Gazetën Sinjalin tha se në zyren e tij përveç fotografisë së Thaçit, e mbanë edhe atë të Ramushit, teksa shton se si arsye për mbajtjen e ...
Komentet te Pse e mbanë fotografinë e Thaçit në zyren e tij, përgjigjet Latifi Janë të Mbyllura

Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

Lajme
Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë rreth orës 08:20 minuta sot në Shqipëri. Sipas EMSC , magnituda e tërmeti ka qenë 3.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 15 km në lindje të Ersekës, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra Janë të Mbyllura

Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë

Lajme
Konsumimi i cigarës në ambiente të mbyllura është i ndaluar me ligj, i cili nga konsumimi i tepërt shpeshherë është thyer nga zbatimi. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencisa e Statistikave, pavarsisht rritjes së çmimit të cigares, përdorimi i saj vazhdon të jetë i lartë, ku vetëm për një vit kosovarët shpenzojnë mbi gjysmë miliardë euro për blerjen e tyre. Duke u bazuar në të njëjtat statistika, në Kosovë janë 610,246 qytetarë të cilët konsumojnë cigare në baza ditore. Kurse, 12,632,092 cigare konsumohen çdo ditë në Kosovë apo 631,604 pako në ditë me nga 20 cigare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë Janë të Mbyllura

I riu në Kaçanik e rrah të dashurën në shtëpinë e tij, e dërgon më pas në mal dhe zhduket

Lajme
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku u arrestua një person nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës së tij. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Sh.B., i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. Sipas ...
Komentet te I riu në Kaçanik e rrah të dashurën në shtëpinë e tij, e dërgon më pas në mal dhe zhduket Janë të Mbyllura

Jashari: Sa të jam unë e sa të ka SBAShK, nuk do të ketë teste me shkrim për mësimdhënësit

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka ripërsëritur faktin se kjo sindikatë nuk do ta pranojë asnjë herë testimin me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sepse sipas tij, testi me shkrim është nënçmues dhe degradues për mësuesit. Sipas tij, për përmirësimin e cilësisë kjo Sindikatë ka kërkuar nga Qeveria që të shtojë stafin e inspektorëve profesional, por që sipas tij, ata nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese. Jashari tha se testim për mësimdhënës nuk ka pasur në të kaluarën dhe nuk do të ketë, pasi sipas tij, mësimdhënësit janë testuar me dhjetëra herë në Fakultetin e Edukimit. “SBAShK-u e ka thënë tani e sa vite edhe kur kanë qenë ministrat tjerë ...
Komentet te Jashari: Sa të jam unë e sa të ka SBAShK, nuk do të ketë teste me shkrim për mësimdhënësit Janë të Mbyllura

Nuk mund ta duroni ndjesinë e ushqimit djegës, këta janë hapat që duhet të bëni pas ngrënies

Kuzhina
Ushqimet pikante për shumë njerëz janë të shijshme, por disa nuk mund ta durojnë ndjesinë që japin ato. Prandaj preferohet që pasi të keni ngrënë ushqim të tillë të pini ujë  të ftohtë dhe goja juaj do të freskohet. Pos ujit, mund të pini edhe qumësht ose kos, sepse ato ndihmojnë që ta lehtësoni ndjesinë e djegies së gojës pas ushqimit pikant. Edhe alkooli mund të ndihmojë në largimin e djegësit, por sasia e alkoolit në atë rast duhet të jetë shumë e lartë. Gjithashtu edhe akullorja mund të ndihmojë, pasi që ajo është një përzierje e qumështit, sheqerit dhe yndyrës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk mund ta duroni ndjesinë e ushqimit djegës, këta janë hapat që duhet të bëni pas ngrënies Janë të Mbyllura

Subvencionimi i kopshteve, Krasniqi: Lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me subvencionimin me nga 70 euro për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro. Ai këtë e ka quajtur si lajm të mirë, për të cilin siç u shpreh ai, duhet të jemi krenarë të gjithë. “Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash! Nga 70 euro subvencionim për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro”. “Ky është vendimi ...
Komentet te Subvencionimi i kopshteve, Krasniqi: Lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë Janë të Mbyllura