Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:00. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se deputetët e opozitës kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për furnizimin me tekste shkollore të nxënësve për këtë vit të ri shkollor. “Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”. “Pasojat e paaftësisë dhe ...
Komentet te Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme për librat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku mbeti i therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë në rast janë përfshirë dy të mitur, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është dërguar në gjendje kritike në spital dhe sipas informacioneve të ...
Komentet te Prishtinë: 15-vjeçari tenton ta vras me thikë bashkëmoshatarin, i mituri në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen dhjetëra njerëz në pritje për të blerë libra për fëmijët e tyre. Kreu i AAK-së e ka cilësuar këtë si “pa koment” nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook. Ndërkohë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që të sigurohet se nuk do të ketë abuzime me çmimin e librave. Nagavci tha se nga Autoriteti i Konkurrencës kanë marr zotimin se do ta monitorojnë me kujdes të shtuar tregun. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Pa koment”, Haradinaj publikon pamje të një librarie në Pejë teksa qytetarët presin në radhë për libra – Video Janë të Mbyllura
Vendimi i Ministrisë së Arsimit, që librat shkollorë të blihen nga prindërit, po u sjellë atyre vështirësi të mëdha. Krahas kostos financiare, ka pasur edhe një ankesë tjetër nga Këshilli i Prindërve. Në mesin e librave që u nevojiten nxënësve janë edhe librat e lëndëve zgjedhore. E kjo, për sekretarin e Këshillit të Prindërve, Enver Balaj, paraqet edhe një sfidë tjetër, pasi që prindërit fillimisht duhet ta dinë se çfarë libri ka përzgjedhur mësimdhënësi. “Sipas informacioneve që kemi dhe burimeve nga Ministria e Arsimit dhe nga DKA-të komunale me udhëzimin administrativ të ri të Ministrisë së Arsimit, ka dhënë mundësi me i përzgjedh ligjëruesit lëndët të cilat duan t’i ligjërojnë. ...
Komentet te “Pas një shtatorit, prindërit duhet t’i blejnë edhe librat për lëndë zgjedhore” Janë të Mbyllura
Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa pritet të fillojë në janar të vitit 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro. Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”. Mustafa akuzohet se që nga marsi i vitit 2015 e në vazhdimësi ka vepruar në dëm të PTK-së duke bërë lidhje të marrëveshjeve e aneks kontratave të dëmshme duke vepruar në disfavor të ndërmarrjes që ai përfaqësonte – Telekomit. E gjithë kjo filloi tetë vite më parë. Telekomi lidhi një kontratë milionëshe me “Paykos” për shitjen e ...
Komentet te Akuzohet se i shkaktoi dëm rreth 7 mln euro Telekomit, Mustafa del para gjykatës në janar të vitit të ardhshëm Janë të Mbyllura
Arsenal dhe Manchester United do të zhvillojnë derbin e javës në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2023-24 në Premier League. ‘Gunners’ i mirëpresin në Emirates Stadium “Djajtë e Kuq”, me fillim nga ora 17:30. Të rejat nga lëndimet: Mbrojtësi i Arsenalit, Takehiro Tomiyasu është sërish në dispozicion pas pezullimit. Gabriel Jesus mund të paraqitet sërish pasi bëri një paraqitje si zëvendësues fundjavën e kaluar në kthimin e tij nga lëndimi. Lojtari i Manchester United, Raphael Varane, është jashtë për “disa javë në fushë” pas një dëmtimi. Sergio Reguillon dhe Altay Bayındır do të jenë të dy të disponueshëm, ndërsa nënshkrimi i ri Rasmus Hojlund gjithashtu mund të bëjë ...
Komentet te Derbi i javës në Angli: Arsenal – Man Utd, formacionet e mundshme – statistika – parashikim Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Qemajl Stafa’ në kryeqytet, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare. Rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën në orët e pasdites, ndërsa i dyshuari tashmë është ndaluar. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ka rënë në prangat e Policisë si i dyshuar lidhur me këtë rast është Mehedin Cakolli, 63-vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor pas denoncimit të rastit, ku para hetuesve policorë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet. Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore, edhe viktima ...
Komentet te Ky është 63-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prishtinë Janë të Mbyllura
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj. Siç raportojnë mediat atje bëhet fjalë për 37-vjeçaren Amanda Pushani, e cila humbi jetën në banesën e saj. Amanda dyshohet se është goditur me thikë gjatë një debati e sipër nga e motra, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia. Viktima Kur viktima gjet e pajetë, fillimisht dyshohej se kishte kryer vetëvrasje, por hetimet vërtetuan ndryshe. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës, raporton Top Channel. ...
Komentet te Krim në familje: 37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra pas një konflikti Janë të Mbyllura
Me një gjuhë tejet të ashpër dhe denoncuese, kongresistja republikane amerikane, Claudia Tenney, e cila është edhe kryesuesi e Grupit Serb brenda Kongresit, i është drejtuar Kryeministrit ët Kosovës, Albin Kurti, për shpalljen e “samëparshme” të zgjedhjeve në veri, tërheqjen “e plotë” të forcave speciale nga veriu dhe themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Çka është edhe më kontraverze, është se kur ajo kërkon themelimin e Asocaciacionit, ajo kërkon të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, ndërkaq në asnjë germë askund nuk përmend Marrëveshjen e Ohrit, ku tashmë janë të paketuara të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi; e që për më tepër, është vetë edhe qëndrimi zyrtar ...
Komentet te Kongresistja amerikane që kryeson Grupin Serb tejet e ashpër me Kurtin, e akuzon për politika “anti-serbe” dhe kërkon Asociacionin Janë të Mbyllura
Në më pak se një muaj nga vendosja, me ndihmën e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, e kryetarëve shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës në objektet komunale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është tërhequr nga mbështetja institucionale që ata t’i çojnë mandatet e tyre deri në fund. Ai është pajtuar që në këto komuna të mbahet një proces i ri votimi, me shpresën se nuk do të bojkotohet nga serbët, por deri më tani rruga që shpie në zgjedhje të reja është e paqartë për shkak të legjislacionit të mangët, shkruan Demokracia. Për këto arsye, kryeministri Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të 23 ...
Komentet te Testi i madh për Vetëvendosjen | A do ta iniciojë partia e Kurtit mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut? Janë të Mbyllura