Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti, për të cilën tha se si pasojë e dështimeve të tyre qytetarët po paguajnë dëmet, raporton Gazeta Sinjali. Rreth vendimit të fundit të MASHTI-it, ajo kritikën e bëri duke publikuar një fotografi nga një librari ku shiheshin prindërit duke pritur radhë për t’ua blerë librat fëmijëve të tyre. “Deshtimin e Qeverisë Kurti po e paguajnë qytetaret. Libraritë e qyteteve sot e kishin të vështirë të menagjonin me fluksin e qytetarëve qe mundoheshin te siguronin librat për femijet e tyre”, u shpreh ajo. Teksa, reagimin e saj e vazhdoi duke e quajtur Kurtin mashtrues, i ...
Komentet te Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”. Haxhiu thotë se një deklaratë e tillë e presidentes Osmani nuk është thjesht e pamatur, por e tmerrshme që bëhet nga presidentja e shtetit. Gazetari Haxhiu thotë se deklarata e Osmanit përmban edhe tone kërcënuese ndaj një superfuqie si Franca. Tutje Haxhiu ka kritikuar presidenten Osmani ...
Komentet te Baton Haxhiu e godet Vjosa Osmanin që i “ligjëroi” Macron’it: Do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit Janë të Mbyllura
Një konflikt mes dy familjeve Gashi dhe Krasniqi në komunën e Malishevës, dje përfundoi tragjikisht. Për shkak të një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet me një borxh, 30-vjeçari, Shkodran Krasniqi, u qëllua për vdekje nga njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, raporton Gazeta Sinjali. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji ndaj tetë të dyshuarve Kastriot Gashi, Fatmir Gashi, Xhavit Gashi, Asdren Gashi, Qendrim Krasniqi, Labinot Krasniqi, Dardan Krasniqi, dhe Arsim Morina të cilët dyshohen për vrasjen e së enjtes në fshatin Balincë në Malishevë. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ndaj të pandehurve ...
Komentet te Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për tetë të arrestuarit për vrasjen në Malishevë Janë të Mbyllura
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave. Cramon përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë. “Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vonesave, shumë të vonuar. Ne duam të jemi të qartë – lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë”, ka thënë fillimisht ajo. Tutje, në shkrimin e saj, Cramon deklaroi: “Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin që lejon qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm nga 1 janari 2024”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ...
Komentet te Cramon sërish për vizat: BE-ja ta mbajë premtimin, kosovarët të lëvizin pa viza nga 1 janari Janë të Mbyllura
Me kërkesë të prokurorit Armend Hamiti, është shtyrë seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Sipas prokurorit Hamiti, pasi i dëmtuari/dëshmitari Ismet Rexhepi, i cili mungoi në këtë seancë, ka angazhime tjera jo biznesore por zyrtare dhe në seancën e kaluar ka mbetur në gjysmë marrja e dëshmisë së tij, kërkoi që seanca e sotme të shtyhet, raporton “Betimi për Drejtësi“. Kërkesën e prokurorit Hamiti, e mbështetën edhe të dëmtuarit Teuta dhe Vedat Rexhepi, ndërsa nuk u kundërshtua nga të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dhe as nga mbrojtësit e tyre, avokatët Shemsedin ...
Komentet te Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka hapur sot thirrjen për subvencionim të familjeve të Prishtinës për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private. Në një konferencë për media të premten, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati tha se subvencionimi do të bëhet në vlerë 70 euro për familjet me të ardhura nën 500 euro. “Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë është për të ndarë me ju lajmin e mirë se kemi hapur thirrje për subvencionimin me nga 70 euro të familjeve të Prishtinës që t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private”, tha Musmurati. “Pra, secila familje e Prishtinës që të hyrat financiare i ka nën 500 euro, dhe ka fëmijë ...
Komentet te Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, komuna e Prishtinës subvencionon familjet me nga 70 euro Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik. E shpeshherë shoferët që shkaktojnë aksidente, largohen nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kishte ndodhur të martën në orët e vona të mbrëmjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ku një veturë kishte goditur një person që po drejtonte një trotinet elektrik. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë dhe pavetëdije në ...
Komentet te Dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u lëndua rëndë një person, bie në pranga i riu në Prishtinë Janë të Mbyllura
Angela Griep, shefe për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se më 16 gusht trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit lidhur me kontaktin me një dëshmitar të caktuar. ‘Mbrojtja e Thaҫit kërkoi që të shfuqizohet protokolli që rregullon kontaktet me dëshmitarët në lidhje me këtë dëshmitar, bazuar në njoftimin e prokurorisë se ka vendosur të mos e thërrasë këtë dëshmitar në këtë fazë të procesit’’, tha Griep. Ajo shtori se trupi gjykues ka konstatuar se protokolli vazhdon të jetë në fuqi, me arsyetimin se Prokuroria ende ka ndër mend ta thërrasë dëshmitarin, por në një fazë ...
Komentet te Rrefuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për kontakt me një dëshmitar Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Rininë Demokratike të Kosovës. Ai ka bërë me dije se për një muaj rresht këta të rinj janë marrë me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe organizimin e aksioneve simbolike ndaj Qeverisë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është krenar me ta. “Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës. Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, ...
Komentet te Krasniqi krenohet me të rinjtë e PDK-së: Mbrëmje fantastike Janë të Mbyllura
Sot në fshatin Balincë një person u privua nga jeta. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar katër persona në cilësinë e të dyshuarve. Burimet e T7 kanë shpalosur detaje të reja rreth krimit që goditi Malishevën. Viktima është me inicialet Sh.K, i moshës 29 vjeçare dhe vjen nga fshati Bubavec. Ndërkaq, T7 mëson se dorasi është A.G., rreth të dyzetave dhe jeton në fshatin Balincë. Siç mëson T7, motivi i vrasjes ka qenë një borxh që dorasi ia kishte viktimës. Viktima i cili ishte tregtar i druve sot ka shkuar në Balincë për ta kërkuar borxhin nga dorasi dhe më pas ka nisur përleshja që përfundoi me vrasjen e ...
Komentet te Detaje të reja, motivi i vrasjes në Malishevë dyshohet të jetë një borxh Janë të Mbyllura