Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haxhiu denoncon zhvillimet në ndërmarrjen publike: Emërohet kryeshef shoku i Binqes së Albin Kurtit

Lajme
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me emërimin e Dardan Velijajt në krye të KMDK-së, ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se po shkarkon nga pozita luftëtarët e lirisë, ndërsa po  emëron jugonostaligjikë.  Haxhiu është shprehur përmes një postimi në Facebook se Kurti po shlyen obligimet me të cilat është takuar me vëllëzërit serb Golub dhe Boban Donçiq “Bordi i Përkohshëm i “ masave të dhunshme” i emëruar nga Qeveria Kurti në KMDK ka zgjedhë në pozitën e Kryeshefit Dardan Veliajn, shokun e “Binqes së Albin Kurtit”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të ...
Komentet te Haxhiu denoncon zhvillimet në ndërmarrjen publike: Emërohet kryeshef shoku i Binqes së Albin Kurtit Janë të Mbyllura

Rama i ashpër: Pas pak do të publikoj emrat e ministrave të shkarkuar

Lajme Shqipëri
Partia Socialiste do të mbledhë pas pak minutash Asamblenë Kombëtare. vetë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në Facebook, se në orën 17:00 do të jetë ai që do të mbajë fjalën hapëse përpara asamblesë. “ Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama në Facebook. Pas fjalës së Ramës, mbledhja do të mbyllet për mediat. Pritet që në mbledhjen e sotme të bëhet një analizë e gjërë e punës së çdo ministrie. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama i ashpër: Pas pak do të publikoj emrat e ministrave të shkarkuar Janë të Mbyllura

Deliu-Kodra, pushtetit: Ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të Qeverisë, e keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar mazhorancën duke thënë se pasi i lanë fëmijët pa libra, mazhoranca sot bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita. “Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, ka shkruar ajo mes tjerash në Facebook. Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë. Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!/Sinjali ...
Komentet te Deliu-Kodra, pushtetit: Ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të Qeverisë, e keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend Janë të Mbyllura

Hoti: Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si hap të madh drejt normalizimit, me njohje reciproke

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në tre vjetorin e Marrëveshjes së Uashingtonit tha se kjo marrëveshje duhet parë si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai përmes një postimi në Facebook tha se marrëveshje të tilla, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që sipas tij, ndihmojnë vendimmarrjen e aleatëve në mbështetje të synimeve për integrime euroatlantike. “Përtej kësaj, Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Marrëveshje të tilla, siç na tregon historia dhe përvoja jonë në ndërtimin e shtetit, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që ndihmojnë vendimmarrjen e ...
Komentet te Hoti: Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si hap të madh drejt normalizimit, me njohje reciproke Janë të Mbyllura

Kushtetuesja pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Lajme
Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Prizrenit për masën e përkohshme lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023. “Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur.” ...
Komentet te Kushtetuesja pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë Janë të Mbyllura

Grenell: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar në kohën e Biden, të arriturat e Trump janë zhbërë

Lajme
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se pas largimit të Donald Trump nga posti i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar. “Sot, në përvjetorin e tretë të Marrëveshjes historike të Uashingtonit të nënshkruar në Zyrën Ovale nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, të kryesuar nga Presidenti Trump, jemi të trishtuar sepse jemi të detyruar të pranojmë se marrëdhëniet mes dy miqve të Amerikës janë përkeqësuar”, ka thënë Grenell. Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë dëmtuar për shkak të, siç thotë ai, braktisjes së lidershipit diplomatik, politik dhe ekonomik të ...
Komentet te Grenell: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar në kohën e Biden, të arriturat e Trump janë zhbërë Janë të Mbyllura

Vazhdon sot gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerëve”. Seanca ndaj tyre pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00. Ndryshe në seancat e javës së kaluar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë përfunduar dëshmitë dëshmitarët e 18-të dhe 19-të të thirrur nga Prokuroria. Ata dëshmuan me masa mbrojtëse dhe kryesisht në seancë private. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në sallën e gjyqit nga Prokuroria, dëshmia e dëshmitarit të 19-të ishte në lidhje me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar e anëtarit të familjes ...
Komentet te Vazhdon sot gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët Janë të Mbyllura

Ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon qëndrimin në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pasi u lejua nga Dhomat e Specializuara, që të vizitojë babanë e tij, në gjendje të rënduar shëndetësore. Kjo është hera e dytë që brenda këtij viti, për arsye të njëjta, Specialja e ka lejuar ish-presidentin Thaçi që të vijë në Kosovë, jo të gjitha kërkesat për vizita me arsye humanitare të të akuzuarve të speciales, janë miratuar. Haga shfaqet rrallë në tabelën informuese të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Kjo pasi nuk ka një linjë direkte të fluturimeve ndërmjet këtyre dy qyteteve dhe çdo fluturim zhvillohet në mënyrë të veçantë. Një i tillë ndodhi të shtunën, ...
Komentet te Ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon qëndrimin në Kosovë Janë të Mbyllura

Detaje të reja nga vrasja në Prizren, i dyshuari gjuajti shtatë herë viktimën me pushkë automatike

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin pasi në orët e pasdites ka ndodhur një vrasje ku u privua nga jeta Beqir Morina. Sipas informacioneve të para, 48-vjeçari mbeti pa shejna jetë në vendin e ngjarjes pasi u gjuajt më armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në drejtim të viktimës, i dyshuari ka gjuajtur shtatë herë me pushkë automatike. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur po ashtu shtatë gëzhoja. I dyshuari që ka kryer krimin, dyshohet të jetë Aziz Gashi i cili ndodhet ende në arrati. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Rreth orës ...
Komentet te Detaje të reja nga vrasja në Prizren, i dyshuari gjuajti shtatë herë viktimën me pushkë automatike Janë të Mbyllura

Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë të shqetësuar

Lajme
Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut. Kosova ndërkohë, importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët. Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb. Por organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve. Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve ...
Komentet te Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë të shqetësuar Janë të Mbyllura