Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore. Borrelli, tregoi mënyrën se si mund të kryhet zgjidhja që të mbahen këto zgjedhje. “Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje”, u shpreh Borrell. “Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”, Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. ...
Komentet te Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berisha. Bastisja kishte nisur disa më parë në shtëpinë e Bershiës. Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu./Demokracia ...
Komentet te Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së Janë të Mbyllura
Ka përfunduar takimi trepalësh mes përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali. Vuçiq u deklarua për media pas takimit, ku bëri me dije se bisedimet kanë përfunduar pa sukses. Sipas tij, kryeministri Kurti ka refuzuar të pranojë propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. “Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve. Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel ...
Komentet te Takimi në Bruksel, Vuçiq: Bisedimet përfunduan pa sukses, Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 25-të (me kodin 03724), Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike ka thënë se shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike. Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në kundër-pyetjet e mbrojtjes së Selimit, avokatit Geoffrey Roberts. “Nga marrëdhëniet e mia të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët e UÇK-së ishte pjesërisht nga psikologjia kombëtare dhe karakteri kombëtar që ata dëshironin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe përfaqësues të fitores kombëtare, dua të them se kishin karakter të fortë kombëtar ...
Komentet te Ish-oficeri i ushtrisë britanike: Shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër do të protestojnë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it, pasi gjatë këtyre ditëve janë intervistuar dhe janë konfiskuar telefonat e disa ish-pjesëtarëve të UÇK’së. Protesta do të filloj nga ora 12:00. Klinaku tha se këto intervistime pa paralajmërim po bëhen si në kohën e pushtuesit dhe se institucionet e Kosovës vetëm po heshtin. “Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e ...
Komentet te Nesër protestohet para EULEX-it, shkak bastisjet Janë të Mbyllura
Në Bruskel është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pamjet që ka publikuar Bashkimi Evropian, shihen Kurti dhe Vuçiqi në një moment që s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit. Në tavolinën e bisedimeve janë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dy diplomatët evropianë fillimisht i kanë takuar ndaras përfaqësuesit e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ky tani është takimi trepalësh ku do të diskutohet për implementimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj./Demokracia ...
Komentet te VIDEO| Për një moment, Kurti dhe Vuçiq s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit Janë të Mbyllura
Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, raporton Klan Kosova. Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep ...
Komentet te VIDEO| Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur Kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 përqind të pagës që thotë se i bie rreth 1700-1800 euro, edhe pse ndodhet në paraburgim. “Kryeshefi i KEK’ut është në paraburgim njeri, edhe du me prezumu pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 përqind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim. I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i ...
Komentet te Hoti: Nagip Krasniqi merr ende rrogë 1700-1800 euro edhe pse është në burg Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun. “Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram. Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiqin, nga ora 9:00. Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt./Demokracia ...
Komentet te “Bisedimet e vështira sapo kanë filluar”: Vuçiq flet pas takimit me Borrellin e Lajçakun në Bruksel Janë të Mbyllura
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat. “Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS). Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen. – ...
Komentet te Dodik kërcënon me “pavarësim” të Republikës Sërpska nga Bosnja Janë të Mbyllura