Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

”Kryeministër, mos na shit po***ë të ftohta”, Dehari shpërndanë një status kritikues ndaj Kurtit

Lajme
Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel. Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave. Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkon fare në këtë takim. Selimi e ka porositur kryeministrin që të mendon pak edhe për Kosovën. “Bravo kryeministër! Ja paske ftofë Vuqiçit, Europës dhe gjithë botës! Por, kjo e konstruktivitetit, disi nuk po më pëlqen! Don të thush se paska ...
Komentet te ”Kryeministër, mos na shit po***ë të ftohta”, Dehari shpërndanë një status kritikues ndaj Kurtit Janë të Mbyllura

Analisti tregon se si Qeveria Kurti po i varfëron qytetarët

Lajme
Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se me politika të gabuar po varfëron qytetarët. Duke e komentuar rritjen çmimit të perimeve, ai ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për fajin e Qeverisë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria është dashur që me kohë ta realizojë subvencionimin e bujqve. “Një shembull konkret. Pasiqë inflacioni i perimeve na doli rekord 28%, dmth aq janë rritur çmimet në matjen e gushtit, kjo nënkupton që duhemi me analizuar se çfarë ka ndodhur. Çmimet në treg rriten kur nuk ka ofertë (shitje) sa duhet, e kërkesa (blerja) mbete e njejtë ose rritet. Ky është ...
Komentet te Analisti tregon se si Qeveria Kurti po i varfëron qytetarët Janë të Mbyllura

Eliza Hoxha: Ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrah së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka përmendur vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie që mos t’i votojë nisma e Qeverisë Kurti. “Besoj e dini, ka muaj që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë një vendim që ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti, pikërisht për arsye që asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të dialogojmë për çështjet e brendshme dhe në këtë kuptim, atëherë besoj që plotë çështje do të mund të ...
Komentet te Eliza Hoxha: Ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

“Përkufizimi i çmendurisë është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër”, analistja flet për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Komentet mbi dështimin e takimit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende po vazhdojnë. Majda Ruge, eksperte nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, i tha Zërit të Amerikës se BE-ja po neglizhon sfidat që nuk do të zhduken nëse nuk e ndryshon qasjen e saj. “Pse po vazhdojmë të dështojmë? Siç ka thënë Ainshtajni përkufizimi i çmendurisë është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër. E tërë korniza e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim po vazhdon me të njëjtën qasje ndërkohë që po neglizhon sfidat që nuk do të zhduken nëse nuk e ndryshojmë qasjen. Duhet të shtrojmë pyetjen ...
Komentet te “Përkufizimi i çmendurisë është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër”, analistja flet për dialogun Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

Për BE-në deeskalimi në veri s’ka përfunduar, Borrell tha se hapat e Kosovës s’i përmbushin kërkesat

Lajme
Bashkimi Evropian nuk e konsideron të përmbyllur çështjen e depërshkallëzimit të situatës në katër komunat në Veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime duke e reduktuar praninë e policisë nga dhe përreth objekteve atje, 2 herë nga 25 përqind, por kjo nuk mjafton për BE’në. Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell pas takimit të 14 shtatorit ku Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq nuk arritën ndonjë marrëveshje, e ka përmendur edhe këtë çështje. “Janë ndërmarrë disa hapa nga Kosova dhe ne i mirëpresim – disa – por ata nuk përmbushin kërkesat e bëra për deeskalim të plotë”, ka thënë Borrell. “Si kujtim, të 27 shtetet anëtare të Bashkimit ...
Komentet te Për BE-në deeskalimi në veri s’ka përfunduar, Borrell tha se hapat e Kosovës s’i përmbushin kërkesat Janë të Mbyllura

“Zajednica kalon” | Pas një dekade dhunë, Konjufca tregon si i mashtruan qytetarët dhe tani janë të gatshëm ta pranojnë “rrezikun” për Kosovën

Lajme
Njeriu i dytë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktualisht kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, është vënë në ballë të një detyre të pamundur për të bindur qytetarët e Kosovës, që i mashtruan për një dekadë, se Kosova mund ta pranojë Zajednicën. Edhe pse Konjufca është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset vendit me kërkesat përtej marrëveshjes së vitit 2013, ai ka thënë se atij dhe Kurtit i është dukur “deal / marrëveshje” e mirë që Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de-facto të Serbisë. Për një dekadë, Kurti, Konjufca dhe Vetëvendosje, kanë kundërshtuar ashpër Asociaconin dhe premtimet e tyre nën sloganin “Zajednica nuk kalon”, tani ...
Komentet te “Zajednica kalon” | Pas një dekade dhunë, Konjufca tregon si i mashtruan qytetarët dhe tani janë të gatshëm ta pranojnë “rrezikun” për Kosovën Janë të Mbyllura

Pendohet Konjufca: Kam thënë se drejtësia mund të bëhet për 2 vjet, jam pishman

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është pishman në raport me premtimet që i ka dhënë për fushën e drejtësisë. Konjufca tha se ka menduar se drejtësia mund të bëhet për dy vite, derisa ju ka kërkuar falje qytetarëve për këtë. “Unë kam thënë drejtësia mundet me u bo për dy vite. Sot jam pishman, sepse kam mendu që drejtësia në Kosovë është shumë më e lidhur me vullnetin politik dhe ndoshta për këtë ju kërkoj falje qytetarëve të Kosovës”- shtoi ai.”, ka thënë Konjufca në Kallxo.com. “Unë kam thënë që për nga natyra që e kanë proceset politike, unë i ndaj në dy lloje, në ato në ...
Komentet te Pendohet Konjufca: Kam thënë se drejtësia mund të bëhet për 2 vjet, jam pishman Janë të Mbyllura

“Koha e Ashton dhe Thaçit ka ikur”, Baronesha ka një kundërpërgjigje për Kurtin

Lajme
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për televizionin T7. Ashton, të cilës i kishte rënë hise të ndërmjetësonte edhe marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin specifik të Kosovës me veriun. Ajo ka thënë për T7 se ideja prej ku kishte rrjedhur Asociacioni, ishte sigurimi i një raporti të mirë mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve që jetojnë në veri. Baronesha britanike thotë se Asociacioni është diçka për të cilën Qeveria e Kosovës duhet të punojë, meqë kjo do të mundësonte ...
Komentet te “Koha e Ashton dhe Thaçit ka ikur”, Baronesha ka një kundërpërgjigje për Kurtin Janë të Mbyllura

Zbulohet pak banori i parë i “Big Brother VIP Kosova” – FOTO

ShowBiz
“Big Brother VIP” është absolutisht formati televiziv më i shikuar në botë, ku vitin e kaluar ky format erdhi edhe në Kosovë, duke shënuar një sukses të paparashikueshëm. “BBVK” po rikthehet së shpejti në ekran , me edicionin e dytë dhe kurreshtja për të ditur se kush janë banorët, është e madhe. Drejtoresha e kastingut, Liberta Spahiu, sot ka nxjerrë trupin e njërit prej konkurrentëve, por jo edhe fytyrën. “Çfarë djali po ju pret këtë sezon në BigBrother”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zbulohet pak banori i parë i “Big Brother VIP Kosova” – FOTO Janë të Mbyllura

‘Vetëmenaxhimi’ si strehë e strukturave të Serbisë | Zbulohet përmbajtja e ‘Vetëmenaxhimit për serbët’ që u pranua për herë të parë nga Kurti

Lajme
Më në fund është zbardhur një pjesë e së vërtetës se çfarë fshihet pas Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) në të cilën flitet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, shkruan Demokracia.com. ‘Vetëmenaxhimi për serbët’ ka qenë një term i padëgjuar më parë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është paraqitur për herë të parë në Marrëveshjen Bazë, për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri të lartë publike për ta nënshkruar. Për kryeministrin Kurti, nga pika 7 e kësaj marrëveshje nuk ka kurrfarë rreziku, por për zërat kritikë në Kosovë, përmes këtij Neni ...
Komentet te ‘Vetëmenaxhimi’ si strehë e strukturave të Serbisë | Zbulohet përmbajtja e ‘Vetëmenaxhimit për serbët’ që u pranua për herë të parë nga Kurti Janë të Mbyllura