Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti vazhdon të mundohet të mashtrojë për njohjen nga Serbia, përkundër që u zbulua keq nga zëvendësi i tij se Kosova ka hequr dorë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti vazhdon të flasë për njohjen de-facto mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse në Marrëveshjen Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), askund nuk flitet për një rezultat të tillë, shkruan Demokracia.com. Madje, Kurti vazhdon të insistojë në këtë edhe pse zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi, e ka nxjerrë zbuluar se në këto marrëveshje të pranuara nga Kurti, Kosova ka hequr dorë nga njohja dhe ky është një lëshim i madh në Bruskel dhe Ohër. Në një intervistë për mediumin Deutche Welle, kryeministri Kurti ka thënë se Marrëveshja Bazike, e cila e ka njohjen de-facto duhet ...
Komentet te Kurti vazhdon të mundohet të mashtrojë për njohjen nga Serbia, përkundër që u zbulua keq nga zëvendësi i tij se Kosova ka hequr dorë Janë të Mbyllura

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 deri në 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Demokracia ...
Komentet te Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Janë të Mbyllura

Remi del nga EULEX, publikohen pamjet -Video

Lajme
Janë publikuar pamjet teksa shihet duke dalë nga baza e EULEX, ish-komandat Remi. Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustëm Mustafës i është marrë telefoni. Video: Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse./Express ...
Komentet te Remi del nga EULEX, publikohen pamjet -Video Janë të Mbyllura

Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi”

Lajme
Mërgim Vojvoda i është përgjigjur me shqiponje parullave nacionaliste të tifozëve rumunë të cilët shkruan “Kosova është Serbi”. Në zhveshtore po diskutohet në mes kombëtares së Kosovës, asaj rumune dhe gjyqtarit nëse ndeshja do të vazhdojë apo jo. Tifozët rumunë e mbajtën mbi tre minuta banerin ku thuhej “Kosova është Serbi”. Pas kësaj, gjyqtari kryesor i çoi lojtarët në zhveshtore. 20’ Tifozët rumunë e kanë shpalosur banerin “Kosova është Serbi”. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe nuk dihet nëse ndeshja do të rinis. 15’ Në “Nations Arena” është luajtur një çerek ore lojë mes Rumanisë e Kosovës, ku dardanët po vazhdojnë ta kenë dominimin në fushë. Zhegrova në minutën ...
Komentet te Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi” Janë të Mbyllura

Skandaloze: Rumunët shpalosin pankartën ‘Kosova është Serbi’ në stadium

Sport
...
Komentet te Skandaloze: Rumunët shpalosin pankartën ‘Kosova është Serbi’ në stadium Janë të Mbyllura

Raportohet se është arrestuar Rrustem Mustafa

Lajme
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka rënë në pranga. Siç raporton Paparaci, Mustafa është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.     Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raportohet se është arrestuar Rrustem Mustafa Janë të Mbyllura

Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu me i largu sanksionet

Lajme
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të angazhohet për t’i larguar sanksionet që na janë vënë nga perëndimi. Në një postim në Facebook ajo iu drejtua kreut të ekzekutivit duke i thënë: Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”. “Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjshme po e paguan Kosova”, shkroi tutje Çitaku./Demokracia ...
Komentet te Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu me i largu sanksionet Janë të Mbyllura

Dëshmitari në Hagë: Pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës

Lajme
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka pohuar se Thaçi ka punuar pas luftës krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës. Këtë e tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të Thaçit, Gregory Kehoe. Fillimisht, seanca ka qenë private dhe pyetjet lidhur me veprimtarinë e pas luftës avokati Kehoe i bëri në seancë publike. Dëshmitari vetëm ka pohuar atë që ka thënë avokati Kehoe dhe atë se në vitet 2001-2004 Thaçi si kryetar i PDK-së u bashku me Ibrahim Rugovën – ...
Komentet te Dëshmitari në Hagë: Pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës Janë të Mbyllura

Avokati i familjes Fazliu: Specialja ka kryer bastisje të kotë, kanë marrë dokumente publike

Lajme
Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë kanë kryer bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu që nga mëngjesi deri më tash. Pas përfundimit të kontrollit, është deklaruar për media avokati i familjes, raporton Gazeta Sinjali. “Dhomat e Specializuara sot kanë realizuar bastisje, me ç’rast janë munduar kinse të sekuestrojnë prova, mirëpo jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë humbje kohe. Konsideroj që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë. Rasti nuk është bërë i ditur. Vetëm është thënë që për nevojat e ...
Komentet te Avokati i familjes Fazliu: Specialja ka kryer bastisje të kotë, kanë marrë dokumente publike Janë të Mbyllura

Arrestohet një serb në qendër të Prishtinës, mësohet arsyeja

Lajme
Në Prishtinë dje është arrestuar një shtetas i Serbisë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest. “URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR – Prishtinë 11.09.2023-09:30. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.” Ditë më parë, policia e Kosovës më konkretisht njësia “FAST” ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar. /Demokracia ...
Komentet te Arrestohet një serb në qendër të Prishtinës, mësohet arsyeja Janë të Mbyllura