Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Si e lidhi Kurti përgjithmonë integrimin evropian me themelimin e Zajednicës, vetëmenaxhimin për serbët dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe?

Lajme
Rezultati i negociatave të Ohrit më 18 mars 2023, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka lidhur përgjithmonë fatin e anëtarësimit të Repubikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Kjo rrugë, që nga pranvera e këtij viti është e lidhur detyrimisht me zbatimin e rezultateve të dialogut Kosovë – Serbi. E pjesë e këtij rezultati janë edhe marrëveshjet që për shumë vite i kundërshtoi me demonstrata të dhunshme në rrugë e Kuvend nga tashmë pranuesi i tyre, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Në Marrëveshjen Bazë të Brukselit, që përbëhet nga 11 Nene, Kurti ka pranuar edhe dy nene jashtëzakonisht problematike. Çështjet që rregullohen përmes këtyre neneve, ...
Komentet te Si e lidhi Kurti përgjithmonë integrimin evropian me themelimin e Zajednicës, vetëmenaxhimin për serbët dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe? Janë të Mbyllura

Bastiset një shtëpi në Kodër të Trimave nga ana e EULEX-it

Lajme
Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë. Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë. /Demokracia ...
Komentet te Bastiset një shtëpi në Kodër të Trimave nga ana e EULEX-it Janë të Mbyllura

Takimi i sotëm në Bruksel, Krasniqi: Kosova shkon me një pozicion më të dobët shkaku i sanksioneve

Lajme
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me takimin e sotëm që do të zhvillohet në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga i cili ka thënë se nuk pret shumë. Në një intervistë për Reporteri, Krasniqi ka thënë se Kurti dhe Kosova shkon me një pozicion më të dobët në këtë takim, shkaku i sanksioneve që ia ka vendosur Bashkimi Evropian. “Shkurt dhe qartë, nuk pres shumë nga ky takim. Është dëshmuar deri më tash që zakonisht takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq janë takime ku nuk ka vullnet për të avancuar procesin ...
Komentet te Takimi i sotëm në Bruksel, Krasniqi: Kosova shkon me një pozicion më të dobët shkaku i sanksioneve Janë të Mbyllura

Kapen Haxhiu e Ramabaja: “Shuj, se t’qes nga studio shumë keq”, “Mbylle kur flas”

Lajme
Sonte ka pasur një përplasje në mes të Baton Haxhiut dhe Sadri Ramabajës, teksa diskutonin për dialogun Kosovë – Serbi, saktësisht për takimin e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Gjatë debatit, Ramabaja i tha Haxhiut “mbylle gojën”, ndërkohë Haxhiu ia kthehu se “e qet prej studios shumë keq”. Paraprakisht, Haxhiu i tha Ramabajës se “ai nuk dinë asgjë për të”. ”Kjo është që e ka fillu ky herët si fëmijë thuajse, dhe e ka thelluar”, tha Ramabaja për Haxhiun. “Sadriu nalu se ti nuk më njeh as nuk dinë kush jam, ti as nuk ke jetu në Kosovë”, ia kthehu ...
Komentet te Kapen Haxhiu e Ramabaja: “Shuj, se t’qes nga studio shumë keq”, “Mbylle kur flas” Janë të Mbyllura

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve

Lajme
Bedri Krasniqi është liruar nga akuza për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës. Arben Dizdari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje dhe është dënuar me tetë vite burgim, dënim ky që do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues Arben Hoti. Sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë. Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, ...
Komentet te Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve Janë të Mbyllura

Takimi në Bruksel, Rama: Jemi për paqe – nëse gjërat shkojnë keq, topi s’e luan se Shqipëria është me Kosovën

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e nesërm të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke thënë se shpreson që nuk do të jetë një tjetër xhiro bosh, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se Shqipëria, përkundër lidhjes “të ngushtë unike ndoshta në botë me Kosovën”, është plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Jo sepse aleatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e ...
Komentet te Takimi në Bruksel, Rama: Jemi për paqe – nëse gjërat shkojnë keq, topi s’e luan se Shqipëria është me Kosovën Janë të Mbyllura

Perimet për turshi, “të paprekshme”, një kg speca tani po kushton deri në 1.5 euro

Ekonomi
“Për mua janë të paprekshme… Duhet t’i lë të gjitha”, thotë Sali Aliu teksa shikon çmimet e perimeve në Tregun e Gjelbër në Prishtinë. “Çka të bëj”, pyetet pensionisti nga Podujeva, i cili merr rreth 200 euro në muaj. Në këtë periudhë të vitit, qytetarët e Kosovës zakonisht furnizohen me perime për turshi, por çmimet e tyre sivjet kanë befasuar shumë nga ta. “Vitin e kaluar, nëse i ke marrë specat me thes [3 kilogramë], kanë kushtuar prej 1.5 deri në 1.8 euro. Sivjet, 3 euro e gjysmë është thesi i njëjtë, me kilogramë të njëjtë. Domatet… vjet i kemi marrë me 60 deri në 70 centë për kilogram. Sivjet ...
Komentet te Perimet për turshi, “të paprekshme”, një kg speca tani po kushton deri në 1.5 euro Janë të Mbyllura

Deklaratat e Memli Krasniqit shkaktojnë reagime në Rumani

Lajme
Mbrëmë, në ndeshjen kualifikuese në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Bukurresht, tifozët vendas shpalosën një sllogan “Kosova është Serbi”. Si pasojë e këtij sllogani, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për disa minuta, për shkak të komenteve diskriminuese. Gjatë pauzës së ndeshjes, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri një postim i cili ka nxitur reagime të shumta në mediat rumune. “S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë ...
Komentet te Deklaratat e Memli Krasniqit shkaktojnë reagime në Rumani Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Rahovec

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tragjik në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar. Sinjali mëson se viktima është Betim Berisha, 30-vjeçar. I riu u gjet pa shenja jete nga nëna e tij, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes. Edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin. Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së të ndjerit, ...
Komentet te E dhimbshme: Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Rahovec Janë të Mbyllura

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerçve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë. Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun./Demokracia ...
Komentet te Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura