Një kompani pretendon që u dëmtua buxheti për 20 mijë euro, e një tjetër për afro 700 mijë. Deri tash MPB-ja e ka klasifikuar si të suksesshme vetëm një firmë me 2.3 milionë euro ofertë. 4 ankesa i janë kthyer kundër. Edhe tri së paku presin të marrin përgjigje. As pas më shumë se 10 muajsh MPB-ja nën drejtimin e Xhelal Sveçlës nuk ka nënshkruar kontratë për furnizim me targat e automjeteve. Ankuesit denoncojnë publikisht edhe për veprime penale në zyrën e tenderëve. A do ta kenë fatin e njëjtë edhe targat, sikurse tenderi për furnizim me material për pasaporta e dokumente tjera brenda po kësaj ministrie. Ishte fillimi i ...
Komentet te 10 muaj zvarritje, 7 ankesa e akuza për dëmtim buxheti- çfarë po ndodh me tenderin milionësh për targat? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nikolla Radomiroviq, ish-pjestar i Ushtrisë Serbe në Rashkë të Serbisë, ka qenë më fat kur i është përmendur emri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor 2023. “Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”. Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë. Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikolla Radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq”, deklaronte Kurti më 2 qershor 2023. Ani pse emri i tij po përmendej në kontekst negativ, si pjesë e grupeve kriminale që shkaktuan trazirat në ...
Komentet te Kurti tregon nofkat e ekstremistëve në veri, herën e kaluar kur lexoi emrat në Kuvend e bëri njërin drejtor komune në Leposaviq Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, e ka njoftuar për lajmin e hidhur të vdekjes së dy ushtarëve me prejardhje shqiptare në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë. “Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga radhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin: Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 ...
Komentet te Vriten dy ushtarë të Ukrainës me prejardhje shqiptare – varrosen me flamurin kuq e zi Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i partive opozitare. “Mendoj që Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës. Një përpjekje shumë e vështirë por do të jetë e suksesshme”, tha Haxhiu në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Për këtë reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi. “Kjo fjalë e konfirmoi tendencën që shteti demokratik të kthehet në shtet autokrat”, tha ajo. Kryesuesi i këtij Komisioni, Alban Bajrami, tha se Kosova është vendi i parë që e ka votuar Konventën e Stambollit dhe se po e trajtojnë me prioritet parandalimin e dhunës në ...
Komentet te Pushteti vazhdon sulmet ndaj gjyqësorit, Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i partive opozitare Janë të Mbyllura
Forumi i shoqatave dhe intelektualëve Shqiptarë në Belgjikë me partnerë të tjerë në Evropë organizojnë një protestë paqësore përpara Komisionit evropian në Bruksel më datën 25 tetor në orën 14:30. Ata do të kërkojnë që Evropa të mos vazhdojë sikur s’ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit as genocidi i 99-tës. “Që Evropa të mos vazhdojë sikur s’ka ndodhur sulmi terrorist i 24 shtatorit as genocidi i 99-tës dhe të vazhdojë të promovojë vetëm interesat e Serbisë pa arritur të imponojë njohjen reciproke, Forumi u bën apel të gjithë Shqiptarëve në Belgjikë e Evropë që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë.”, thuhet në njoftimin e tyre. Komunikatë për shtyp ...
Komentet te Intelektualët shqiptarë në Belgjikë protestë para Komisionit Evropian pas sulmit terrorist të 24 shtatorit Janë të Mbyllura
“Si kryeministër i Kosovës, Kurti ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian. Dhe këtu duhet të theksojmë nevojën që pa vonesa të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Pa këtë nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës”. Ky duket se është thelbi i planit të ri të prezantuar nga emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili bashkë katër të dërguarit tjerë të ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë takuan më 21 tetor kryeministrin Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Pra, në thelb të progresit të rrugës evropiane të Kosovës, ...
Komentet te “5 emisarët ofruan planin e ri…” | Heshtja e Kurtit për dokumentin që s’pranon kushtëzime, por pa vonesë kërkon themelim të Zajednicës Janë të Mbyllura
Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila po qëndron në Kosovë, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin. E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje. “Me sa kam kuptuar njëra prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë hetim dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që e kanë mbijetuar ...
Komentet te Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës – Video Janë të Mbyllura
Në tryezën e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston një lloj “plani i rifreskuar” për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksin e Implementim (Ohër, 18 mars), posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës. Kështu të paktën ka vlerësuar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili, duke iu referuar vizitës së “pesëshes së madhe” në Prishtinë dhe Beograd të premten, ka shtuar se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar të ...
Komentet te Kurti e Vuçiçi e kanë mbi tavolinë një “plan të rifreskuar” për vazhdimin e dialogut, vlerëson Selimi Janë të Mbyllura
Kur po bëhet një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, detaje të reja po vazhdojnë të dalin në pah. Pamje të reja janë publikuar, e rrëfimet e tyre i kanë dhënë edhe dy nga policët që ishin pjesë e aksionit. Kur ekipi i parë i Njësisë Speciale arriti në Banjskë në orët e para të mëngjesit më 24 shtator, ata u ballafaquan me sulme nga 4 deri në 5 drejtime të ndryshme. U sulmuan me armë, mortaja e minahedhës. Kështu e fillon rrëfimin e tij për “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, polici 1 që ishte pjesë e ekipit të parë të ...
Komentet te “U sulmuam nga 5 drejtime”, “E rrëzuam dronin” – Rrëfimet e policëve që ishin pjesë e aksionit kundër terroristëve në Banjskë Janë të Mbyllura
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta analizojë me kujdes planin e ri që iu dorëzua Kurtit nga Lajçaku dhe emisarët e tjerë. Dreshaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se çdo ofertë që vjen më vonë, do të jetë më e keqe për të ardhmen e Kosovës. “Përmbajtjen e dokumentit ende nuk e di. Mendoj se kryeministri Kurti duhet ta analizojë me kujdes, sepse çdo ofertë e më vonshme do te jetë më e keqe për Kosovën”, tha Dreshaj. Kujtojmë se, pesë emisarët perëndimorë dje kanë zhvilluar vizita në Prishtinë dhe Beograd, në përpjekje për të rinisur procesin e dialogut që të zbatohen marrëveshjet ...
Komentet te Plani i ri për dialogun, nga AAK i thonë Kurtit të ketë kujdes Janë të Mbyllura