Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të qëndrojnë në Bruksel ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. I pari që do të nis këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00 Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Stano. Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth ...
Komentet te Stano: Scholz, Macron e Meloni takojnë së pari Kurtin e pastaj Vuçiqin, takimi nis në orën 14:00 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vlerësuar se Albin Kurti është politikani që e ka gënjyer popullin vazhdimisht, për çdo gjë. Ymeri, një prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Kurtit, tha se shoqëria kosovare ka pasur vija të kuqe për sjelljet e politikanëve, por Kurti i ka shkelur me të dy këmbët ato, përcjell Demokracia.com. “Ne kemi pasur përpara ose pretendojshim si shoqëri ca vija të kuqe për sjelljet e politikanëve. Tash ato vija të kuqe janë zhdukur krejt. Tashmë dmth gjithçka është e pranueshme dhe sa herë të vijmë te një politikan që na pëlqen neve, në këtë rast te z.Kurti, që e shkelë vijën e kuqe me ...
Komentet te VIDEO I Ish-kryetari i Vetëvendosjes: Për gjithçka, Albin Kurti ka rrejt vazhdimisht Janë të Mbyllura
Tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve janë fituar disa herë nga të njëjtat kompani në Komunën e Prishtinës. “Toifor”, ” V.Z. Company “, “DARDANIAA”, janë disa nga kompanitë e afërta më pushtetin e LDK-së që tradicionalisht kanë marrë punë në këtë komunë. Zyra e prokurimit e kësaj komune ka shpallur fituesit e njëjtë sikurse herën e kaluar për mirëvajtjen e rrugëve. Tenderi që pritet të lidhet në dhjetë kontrata për tri vite kap shifrën 3.2 milionë euro, shkruan Demokracia.com. ‘Mirëmbajtja verore e rrugëve dhe trotuareve (fshirja, larja, pastrimi i kanal. atmosferik dhe ujëmbledhësit)”. Decidivisht kështu quhet tenderi, i cili është i ndarë në dhjetë lote, për të cilin Komuna ...
Komentet te DOKUMENT| 3.2 milionë euro, tenderi ‘Copy-paste’ për baballarët e tenderëve të mirëmbajtjes së rrugëve në Prishtinë Janë të Mbyllura
Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, tha se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se si është parë në Beograd apo Prishtinë dhe se pret që ai mesazh të përsëritet edhe sot në Bruksel, ku liderët e vendet do të mblidhen anëtarë të BE-së. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jenë sot në Bruksel, siç është paralajmëruar dhe Mijaçiq nuk e përjashton mundësinë e takimit të tyre të përbashkët në fillim të samitit të liderëve të BE-së. “Thjesht nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Dhe “pesëshja e madhe” e përcolli këtë javën e kaluar në takimet në Beograd dhe Prishtinë ...
Komentet te Mijaçiq: Temat në Bruksel do të jenë Asociacioni, deeskalimi, zgjedhjet në veri dhe Banjska Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian. Është raportuar se Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit në fillim të muajit nëntor dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri tani. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Gazetën Blic se Kurtit nuk i është dhënë statuti i asociacionit, por nga ai është kërkuar që të fillojë me procedurat për themelimin e asociacionit, si dhe iu është dhënë agjenda kohore me datat përkatëse për fillimin e zbatimit të planit franko-gjerman dhe zotimeve të bëra në Ohër. “Unë nuk merrem me spekulimet e ...
Komentet te Haliti parashikon dorëheqjen e Kurtit: Do ta përdorë Zajednicën si zar për zgjedhje Janë të Mbyllura
Kosova ka blerë më në fund tabletët e paraparë për regjistrimin e popullsisë së saj. Front e ka parë kontratën, e cila kap vlerën e gjysmë milionë eurove. Tenderin e inicoi Agjencia Qendrore e Prokurimit. U përdor procedura e negociuar, ku u ftuan për ofertim dy kompani të ndryshme. Njera aplikoi me një çmim total prej tri loteve në vlerë rreth 1.1 milionë euro. Kjo i kushtoi meqë ofertuesi tjetër Aritech ofertoi për gjysmë më lirë, me rreth 580 mijë euro, duke u shpall edhe fitues në fund. Një tabletë 165 euro, 3500 sosh mbi gjysmë milioni euro Loti i parë, shtetit, do t`i kushtojë 248 mijë euro. Parasheh furnizimin ...
Komentet te Shteti blen tabletët gjysmë milionë euro, zero shanse të nis më 1 nëntor regjistrimi i popullsisë me ta Janë të Mbyllura
Minatorët në minierën e Stantërgut edhe sot po e vazhdojnë grevën brenda minierës. Kjo për Lajmi.net është konfirmuar nga ana e kryetari të Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi. Ai tha se të gjithë minatorët janë në grevë. ’Të gjithë minatorët janë në grevë, ata nuk po pranojnë të hajnë as të pijnë asgjë, gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë’’, ka thënë Januzi. Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës. “Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve. Ndërkohë, mbrëmë, njërit ...
Komentet te Të gjithë minatorët në Stantërg vazhdojnë grevën, refuzojnë të hanë dhe të pinë Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dalë sot para Gjykatës së Prishtinës në cilësinë e të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016, raporton kallxo.com. Hera e fundit, kur Konjufca do duhej të paraqitej para Gjykatës ka qenë të premten, më 19 maj, por kjo seancë ishte shtyrë. Mbrojtja e kryeparlamentarit kishte kërkuar që seanca të shtyhej për një ditë tjetër, me arsyen se Konjufca gjendej jashtë vendit në një udhëtim zyrtar. Gjithashtu seanca e cila ishte paraparë të mbahej më 13 prill, përsëri e njëjta nuk ishte mbajtur me arsyen se ka angazhime në funksionin që e ushtron. Sipas aktakuzës të tre shkurtit të ...
Komentet te Gazi lotsjellës në Kuvend| Konjufca e Grabovci në gjykatë, njëri i akuzuar, tjetri dëshmitar Janë të Mbyllura
Sy e vesh do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të qëndrojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për herë të parë pas 42 ditësh, ata do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian. Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën. Kemi bërë një “propozim modern evropian” për ...
Komentet te Dialogu në pikën më të nxehtë, ‘sy e vesh’ kah Brukseli: Cili është propozimi për Asociacionin? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet apo nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator, “definitivisht nuk do të ketë dialog”. “Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”. “Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”./Demokracia ...
Komentet te Kurti pasi iu tha “PO” për Asociacion ndërkombëtarëve, tash thotë se “s’ka dialog pa u dënuar Serbia” Janë të Mbyllura