Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se nga ajo që ka dëgjuar nga autoritetet serbe, ata mirëpresin shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë. Në një postim në X, ai thotë se Serbia e ka ulur numrin e forcave të saja në kufi me Kosovën. Grenell thotë se ky është një lajm i mirë dhe se kryeministri Kurti e presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktojnë një datë për zgjedhjet në veri e të nisin procedurat për krijimin e Asociacionit. Postimi i plotë: Sot në mëngjes kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ministri i Mbrojtjes në Serbi se ata e mirëpresin praninë e shtuar të KFOR-it si dhe kanë ulur në ...
Komentet te Grenell, Kurtit e Osmanit: Caktoni datën e zgjedhjeve në veri, formoni Asociacionin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
“Nuk jam një politikan, por një ish-ushtar dhe një qenie njerëzore. Dhe, nga eksperienca ime, që limitohet me luftën në Kosovë, kaq e ngjashme me atë që ndodh sot në Ukrainë dhe Izrael, mund të them që në çdo konflikt ata që vuajnë, janë gjithmonë civilët dhe të pafajshmit dhe kjo është realisht e frikshme”. Kështu ështës hprehur James Blunt (kantautor, këngëtar, muzikant) në Milano ku ndodhet për të prezantuar “Who we used to be”, albumin e parë në studio nga “Once Upon a mind”, në 2019-ën. Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, ...
Komentet te James Blunt kujton luftën në Kosovë: Politikanët ndajnë, të pafajshmit vriten Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta./Demokracia ...
Komentet te Aksident në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it Janë të Mbyllura
Rozeta Hajdari është shpallur fajtore për aksidentin që e ka shkaktuar në Prishtinë, si pasojë e të cilit ishte lënduar një fëmijë. Postimi i plotë i Themelores: Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr aktgjykim në rastin e të pandehurës R.H Prishtinë, 24 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe ...
Komentet te Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentin që shkaktoi në Prishtinë Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar diplomacinë kosovare. Ajo është habitur se pse BE-ja nuk po ia hequr masat ndëshkuese Kosovës, ndërsa Serbinë nuk po e sanksionuar edhe pas sulmit në Banjskë. Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se diplomacia e Kosovës është në gjumë. “Çfarë po ndodh? Kosovës nuk iu hoqën ndëshkimet ndërkombëtare ndërsa Serbia ende e pandëshkuar! diplomacia jonë në gjumë!”, ka shkruar Tahiri./Demokracia ...
Komentet te “Kosovës nuk iu hoqën masat, Serbia nuk u ndëshkua”, Tahiri: Diplomacia jonë në gjumë Janë të Mbyllura
“Ne nuk duam territoret e të tjerëve, siç disa duan”. Ishte kjo përgjigjja e ambasadorit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, referuar asaj te cilës ai e cilësoi një “fantazi” të kolegut rus. Në seancën që po mbahej për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus, Vasily Nebenzya, hodhi akuza për atë që ai e quajti “Shqipëri e Madhe”. Por kjo nuk kaloi pa një replikë nga Hoxha, i cili theksoi se pavarësisht se sa shumë mund të përpiqemi, nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën dhe mjerimet e saj, por se Shqipëria ka kërkuar vetëm të ecet përpara. “Por, pavarësisht gjithçkaje, duhet të ecim përpara dhe ...
Komentet te “Shqipëri e Madhe”, Hoxha gozhdon sërish ambasadorin rus: Ne nuk duam territoret e të tjerëve, si disa këtu Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia. Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:15. “Njësiti policor ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia ...
Komentet te Ndalohet një person në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia Janë të Mbyllura
Të shtunën e 21 tetorit, pesë emisarët perëndimorë sollën një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi. Pas takimit Lajçak dhe Kurti dolën me deklarimet e tyre. Lajçak tha se ”çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”, duke theksuar pritjet e bllokut evropian nga Kosova e Serbia që “t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut”. Zyra e Kryeministrit Albin Kurti njoftoi se Kurti u kishte thënë diplomatëve se prioriteti kryesor është siguria e shtetit. “Prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit”, duke kërkuar “reflektim cilësor” dhe “qasje të re, dhe se ...
Komentet te Visar Ymeri – Albin Kurtit: I ndryshove qëndrimet Janë të Mbyllura
Driton Hetemi është emëruar Drejtor Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) pa qenë fare në listën e “kandidatëve të emërueshëm” të Ambasadës Britanike. Ekspertët britanikë kishin rekomanduar dy kandidatë tjerë për këtë pozitë, por Komisioni Përzgjedhës, në krye më Alban Nevzatin, në fund vendosi për Hetemin. Buletini Ekonomik ka gjetur se Nevzati, i cili aktualisht mban pozitën e anëtarit të Bordit në FKEE, ka qenë punëdhënësi i Hetemit në një kompani private për vite me radhë. Ata kanë miqësi edhe para “vendtakimit” të punës në FKEE. Të dy së bashku kanë pasur pozita të larta në kompaninë SWINTO, kompani private kjo e cila merret kryesisht me ...
Komentet te Kandidati që u refuzua nga ekspertët britanikë emërohet Drejtor i Fondit për Efiçiencë Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha metoda e sulmit të 24 shtatorit ndaj Kosovës, ka qenë terroriste. “Metoda e sulmeve ka qenë terroriste dhe agresion ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Kemi parë persona të armatosur rëndë. Si është e mundur mbi 30 të armatosur deri në dhëmbë të largohen pa asnjë therrë në këmbë, janë shumë pyetje që duhet të japin përgjigje”, tha ajo në një intervistë për Radio Kosovën. Sipas saj, PDK-ja është opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit./Demokracia ...
Komentet te PDK: Jemi opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit Janë të Mbyllura