Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dështimi i ri i Qeverisë Kurti | Bëhet realitet kërkesa e vitit 2011 e LVV-së, shtyhet regjistrimi i popullsisë

Lajme
Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për të shtyrë regjistrimin e popullsisë nuk ishte marrë parasysh në vitin 2011, kur për herë të parë Kosova regjistroi në mënyrë të pavarur banorët e saj rezidentë. Duket ironike, por kjo kërkesë e Vetëvendosjes po bëhet realitet 12 vite më vonë pikërisht nga kjo parti dhe nga kryetari i saj që është kryeministër, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Në vitin e largët 2011, partia e Kurtit, e cila kundërshtonte gjithçka dhe çdo gjë, kishte dalë edhe kundër zhvillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili për herë të parë po realizohej nga institucionet kosovare. Regjistrimet e mëhershme, të paraluftës, ishin zhvilluar nën pushtimin serb dhe ...
Komentet te Dështimi i ri i Qeverisë Kurti | Bëhet realitet kërkesa e vitit 2011 e LVV-së, shtyhet regjistrimi i popullsisë Janë të Mbyllura

Gratë llapjane i nervozon tiketa, rrahin policët dhe më pas arrestohen

Lajme
Dy gra janë arrestuar në fshatin Penuh të Podujevës, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur si shenjë pakënaqësie nga të dyshuarat pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. “Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Demokracia ...
Komentet te Gratë llapjane i nervozon tiketa, rrahin policët dhe më pas arrestohen Janë të Mbyllura

Komisioni Evropian për deklaratën e Macronit: Një shtet i vetëm nuk pezullon dot vizat

Lajme
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë  në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Evropian për 90 ditë. Është kjo e përgjigja e dhënë nga zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper pasi u pyet nga A2 CNN, nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizimit të vizave të Kosovës. Përpos kësaj, Komisioni Europian sqaron se shtete të veçanta nuk mund të vendosin që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi ky i fundit është vendosur. Vendime të tilla, siç sqaron KE për A2 CNN, mund të merren vetëm nëse ...
Komentet te Komisioni Evropian për deklaratën e Macronit: Një shtet i vetëm nuk pezullon dot vizat Janë të Mbyllura

“Për sigurinë e Kosovës po punojmë ditë e natë” | Nga një ndeshje futbolli në një shtet, në fushata politike në shtetin tjetër

Lajme
“Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, edhe për popullin, edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë, me krejt çfarë mundemi e dimë”. Kështu, siç tha kryeministri Kurti sot, do të duhej të ishte edhe në realitet. Por, e vërteta është krejt tjetër. As kryeministri Kurti, as presidentja Osmani dhe as kryeparlamentari Konjufca, nuk po sillen konform situatës së sigurisë dhe paralajmërimeve që kanë ardhur pikërisht prej tyre për rrezikun që Republikës së Kosovës i kanoset nga Serbia, shkruan Demokracia.com. E vërteta është krejtësisht ndryshe nga deklaratat politike ditore të kryeministrit Kurti. Në momentet kritike me të cilat përballet Kosova, Kurti i pashqetësuar ka ...
Komentet te “Për sigurinë e Kosovës po punojmë ditë e natë” | Nga një ndeshje futbolli në një shtet, në fushata politike në shtetin tjetër Janë të Mbyllura

Dejan Pantiqi lirohet nga arresti shtëpiak me 30 mijë euro dorëzani

Lajme
Ish polici, Dejan Pantiq i cili dyshohet se ka organizuar sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor është liruar nga arresti shtëpiak. Ai është liruar nga arresti shtëpiak pas deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro. Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata ...
Komentet te Dejan Pantiqi lirohet nga arresti shtëpiak me 30 mijë euro dorëzani Janë të Mbyllura

VV-ja e sulmon ashpër, Rama ia kthen ndryshe: S’kam asnjë nervozizëm me Albinin, mund të flas me kënaqësi për të

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku ka folur edhe për Kosovën. Në intervistë, Rama është pyetur për marrëdhëniet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, të cilat në opinionin publik janë komentuar shumë. Çka tha Rama? I pyetur nga Fevziu rreth burimit të “mërisë dhe nervozizmit të tij me Albin Kurtin, Rama ishte i qartë, duke thënë se nuk ka ndonjë nervozizëm me Kurtin. Debatet për këtë temë i cilësoi “muhabete koti”. Madje, ai tha se mund të flasë me kënaqësi për Kurtin. “S’kam asnjë nervozizëm me të. Janë muhabete koti. Emri i tij u përmend vetëm një herë, dhe mund ...
Komentet te VV-ja e sulmon ashpër, Rama ia kthen ndryshe: S’kam asnjë nervozizëm me Albinin, mund të flas me kënaqësi për të Janë të Mbyllura

Policët shqiptarë në Amerikë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e heroit, Afrim Bunjaku

Lajme
Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA ka dhuruar 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku. Çekun me këto te holla e ka pranuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga themeluesi i Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Zbatimit te Ligjit ne SHBA, Elton Shametaj. Ata në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë. E tërë fushata e mbledhjes së mjeteve është realizuar përmes GoFundMe. Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit derisa ishte në detyrë./Demokracia ...
Komentet te Policët shqiptarë në Amerikë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e heroit, Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura

Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri u paguan 2 deri në 3 mijë euro

Lajme
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka deklaruar se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, kjo sipas tij për shkak të orarit të zgjatur. Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policisë mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti. Ai ndër të tjera ka thënë se secili polic është simbol i mbrojtjes së Republikës. Postimi i fundit: Policisë mbase s’ja kemi plotësu 100% kërkesën për pagë. E kjo do zgjidhet padyshim. Por ma e ...
Komentet te Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri u paguan 2 deri në 3 mijë euro Janë të Mbyllura

Apeli i IKShPK-së: Mos e pini ujin nga fabrika në liqenin e Badovcit

Lajme
Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit. Sipas IKShPK-së, Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit. IKSHPK apelon te qytetaret të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës. Këto zona janë: Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave qe furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – ...
Komentet te Apeli i IKShPK-së: Mos e pini ujin nga fabrika në liqenin e Badovcit Janë të Mbyllura

Kuvendi që s’po voton asgjë-dështojnë disa emërime, projektligje e marrëveshje ndërkombëtare

Lajme
Seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e PDK-së në mbështetje të Policisë së Kosovës përfundoi pa vendimmarrje të enjten në Kuvend. Seanca u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kuvendi i Kosovës, ka dështuar që të emërojë tre anëtarët vendor në Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Të tre anëtarët ishin me gradë Doktor Shkence, por të njëjtit nuk arritën që të marrin votat e deputetëve, pasi në votim morën pjesë 59 deputetë, ku 58 ishin për dhe një votë ishte abstenuese. Tutje, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se dy marrëveshje ndërkombëtare duhet të shtyhen, pasi dy grupe parlamentare s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. “Edhe marrëveshja e tretë ...
Komentet te Kuvendi që s’po voton asgjë-dështojnë disa emërime, projektligje e marrëveshje ndërkombëtare Janë të Mbyllura