Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zyrtare: Kurti e pranon krijimin e Zajednicës dhe vetëmenaxhimin e serbëve, Serbia sërish e pakënaqur

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, por edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët euroatlantikë javën e shkuar. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate të enjten ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Kurti të enjten gjatë gjithë ditës ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian. ”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim Siç ...
Komentet te Zyrtare: Kurti e pranon krijimin e Zajednicës dhe vetëmenaxhimin e serbëve, Serbia sërish e pakënaqur Janë të Mbyllura

Kica-Xhelili: Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur lidhur me largimin e paraburgimit automatik nga Ministria e Drejtëisë. “A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”. “E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është ...
Komentet te Kica-Xhelili: Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike Janë të Mbyllura

Haradinaj: Kurti me eksperimentet ndaj aleatëve ia humbi 3 vjet Kosovës

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Mitrovicës me që rast ka takuar të parin e kësaj komune, Bedri Hamza. Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet në rajonin e Mitrovicës me theks të veçantë për situatën e krijuar në Trepçë. “Së bashku me kryetarin e degës së Aleancës në Mitrovicë z. Qazim Nimani, sot kam takuar ish kolegun, tani kryetar i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza. Kemi disktuar për zhvillimet e fundit në rajonin e Mitrovicës dhe për problemet me të cilat po përballet aktualisht kjo trevë. Shpreha shqetësimin për situatën e krijuar në Trepçë që ka shtyrë minatorët të hynë ...
Komentet te Haradinaj: Kurti me eksperimentet ndaj aleatëve ia humbi 3 vjet Kosovës Janë të Mbyllura

Askush, asgjë, askujt: ‘Dita D’ e takimeve në Bruksel kalon nëpërmjet ‘muzgut informativ’

Lajme
“Dita D” e takimeve të rëndësishme të nivelit të lartë të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq me liderët e shteteve kryesore evropiane po kalon nëpër një ‘muzg informativ’, me krejt pak informacione që kanë dalë nga korridoret e sallave të mëdha të takimeve. Ajo që është marrë vesh deri më tani, nga gazetarët dhe mediat vendore e të huaja që po qëndrojnë në Bruksel ka të bëjë me faktin se Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me liderët perëndimorë dhe pastaj me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, por për mbarëvajtjen e këtyre takimeve, askush nuk tha asgjë, shkruan Paparaci.com. Kurti ...
Komentet te Askush, asgjë, askujt: ‘Dita D’ e takimeve në Bruksel kalon nëpërmjet ‘muzgut informativ’ Janë të Mbyllura

Uji nga Liqeni i Badocit ende nuk mund të përdoret për pije

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se qytetarët që furnizohen nga Liqeni akumulues i Badocit, ende nuk mund ta përdorin ujin për pije. Uji që përpunohet nga Liqeni i Badocit nuk mund të përdoret për pije prej 19 tetorit, për shkak të sasisë së madhe të detektuar të elementit kimik mangan. Ekspertët e ujërave kanë thënë ditë më parë se vlerat e shtuara të manganit në ujin e Liqenit të Badocit janë pasojë e faktorëve natyrorë dhe njerëzorë. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mangani është një element esencial për shumë gjallesa, përfshirë këtu edhe njerëzit. Por, “efekte të padëshirueshme në shëndetin ...
Komentet te Uji nga Liqeni i Badocit ende nuk mund të përdoret për pije Janë të Mbyllura

Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi propozimin BE-së, Bajrami: Qeveri ku është transparenca?

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel. Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për te ecur drejt gjetjes së një zgjidhjeje për themelimin e Asocacionint. Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel. “Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca? Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu” /Demokracia ...
Komentet te Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi propozimin BE-së, Bajrami: Qeveri ku është transparenca? Janë të Mbyllura

Deputeti i Kuvendit luan bastore gjatë seancës – i fut 3+ gratë filipinase në futboll – Video

Lajme
Sot është mbledhur Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare. Gjatë seancës së sotme, Erxhan Galushi, deputet nga komunitetet pakicë, duket se është koncentruar në një tjetër fushë jashtë funksionit të tij prej deputetit. Galushi në seancë ka luajtur bastore dhe në të njëjtën kohë ka votuar. Aktivitet i bastorëve është i ndaluar që disa vite në Kosovë. Për më shumë detjae, ndiqeni videon me momentet e regjistruara nga kamera e Nacionales./Demokracia   ...
Komentet te Deputeti i Kuvendit luan bastore gjatë seancës – i fut 3+ gratë filipinase në futboll – Video Janë të Mbyllura

Borrell tregon a do të ketë takim Kurti-Vuçiq?

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se u vonua që të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Borrell tha se puna po vazhdon, ndërsa paralajmëroi takime të tjera. “Erdha vonë, sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë… Kur jemi te Kosova dhe Serbia, puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër, ajo shkon përmes dialogut”./Demokracia ...
Komentet te Borrell tregon a do të ketë takim Kurti-Vuçiq? Janë të Mbyllura

Zhvillime dramatike në Bruksel: Kurti rikthehet në hotelin ku takoi liderët evropian, a do të ketë takim me Vuçiqin?

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është rikthyer në vendin e njëjtë, në hotelin ku është zhvilluar takimi me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz. Sipas gazetarin Kushtrim Sadiku, kryeministri Kurti vazhdon të qëndroj sërish në hotel ku pritet të ketë zhvillime dramatike. Sipas Sadikut “tentative për të ndërtuar një takim trilateral doli të jetë e saktë”./Demokracia ...
Komentet te Zhvillime dramatike në Bruksel: Kurti rikthehet në hotelin ku takoi liderët evropian, a do të ketë takim me Vuçiqin? Janë të Mbyllura

Publikohet fotografia e takimit të Kurtit me liderët evropianë

Lajme
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka shpërndarë në Twitterin e tij fotografi të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me liderët evropianë. Bashkëngjitur me fotografitë e takimeve, Michel ka bërë të ditur se çështje e diskutimit ka qenë depërshkallëzimi i situatës në terren dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve. Këto çështje, Michel i ka konsideruar thelbësore duke thënë se pret nga Këshilli i Evropës të diskutojë më tej. Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në një deklarim në Twitter se Kurti është pajtuar me propozimin e BE-së për Asociacionin. /Demokracia ...
Komentet te Publikohet fotografia e takimit të Kurtit me liderët evropianë Janë të Mbyllura