Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Të pajtohen shpejt për detajet” kërkesa e Macron, Scholz dhe Meloni për Kurtin e Vuçiqin

Lajme
Në një letër të përbashkët që e kanë lëshuar dje ku kanë konstatuar se Kryeministri Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq janë pajtuar që t’i implementojnë marrëveshjet përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, u kanë kërkuar atyre që të pajtohen shpejt për detajet, shkruan Express. “Tani presim që Kosova dhe Serbia shpejt të pajtohen për detajet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian” thuhet në fund të deklaratës së tyre. Mbetet të shihet nëse ky dialog tani do të zhvillohet në Bruksel apo përmes diplomacisë fluturuese të Emisarit Miroslav Lajçak. Sidoqoftë duket se Macron, Scholz dhe Meloni bashkë me zyrtarë të BE’së ia kanë dalë ta rikthejnë diskursin e dialogut ...
Komentet te “Të pajtohen shpejt për detajet” kërkesa e Macron, Scholz dhe Meloni për Kurtin e Vuçiqin Janë të Mbyllura

“Guximtaret” heshtin për Asociacionin: Presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla asnjë fjalë për draftin e BE-së

Lajme
Kanë kaluar dy dytë që kur kryeministri Albin Kurti ka treguar se e ka pranuar draftin evropian për Asociacionin dhe presidentja Vjosa Osmani e kryediplomatja Donika Gërvalla nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Para së pesëshja e madhe perëndimore ta sillte në Prishtinë draftin modern, Osmani dhe Gërvalla kishin qenë mjaft aktive në raport me këtë çështje. E para kishte kërkuar që Kosova në bashkëpunim me SHBA-të ta hartonte një draft-statut, kurse e dyta kishe thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë Asociacioni kishte vdekur. Heshtja e presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla nuk ka kaluar pa u vërejtur nga njohësit e rrethanave politike në vend. Ata kanë thënë ...
Komentet te “Guximtaret” heshtin për Asociacionin: Presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla asnjë fjalë për draftin e BE-së Janë të Mbyllura

Nesër akrepat lëvizin një orë pas

Lajme
Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00. Ndonëse pyetjes se “a do të flemë një orë më shumë apo më pak” nuk mund t’i japim përgjigje, sepse është individuale se sa mund të fle njeriu, megjithatë kalimi në matjen dimërore të kohës nënkupton se dita shkurtohet për një orë – që do thotë se do të errësohet një orë më shpejt se më parë. Matja dimërore e kohës do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit mars, e diel 31 mars./Demokracia ...
Komentet te Nesër akrepat lëvizin një orë pas Janë të Mbyllura

Propaganda e Muratit, thotë se është dyfishuar numri i të rinjve të punësuar

Ekonomi
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive dhe se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjec është dyfishuar. Këtë e ka thënë se një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar lidhur me një prej vendimeve që ështëë marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Ka thënë se në secilën mbledhje po marrin vendime në mbështetje të prodhuesve e ekonomisë. Murati ka bërë me dije se dje janë ndarë 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë. “Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për ...
Komentet te Propaganda e Muratit, thotë se është dyfishuar numri i të rinjve të punësuar Janë të Mbyllura

OSHP-ja jotransparente, publiku nuk mund t’i shoh seancat e saj ‘LIVE’

Lajme
Në vitin 2019, USAID ndihmoi Organin Shqyrtues të Prokurimit – OSHP, që të zhvillonte një plan përmirësimi, duke u fokusuar në avancimet e nevojshme të transparencës. “Gjykatës së tenderëve”, USAID-i ia mundësoi edhe transmetimin e drejtpërdrejt “Livestream”, të seancave në ankesat që parashtrojnë kompanitë në këtë organ. Projekti ishte inauguruar në prani të mediave dhe ishte bërë i qasshëm për të gjithë të interesuarit. Mjaftonte një klikim në youtube ose në faqen e OSHP-së, shkruan Demokracia.com. Por, pos një transmetimi ‘LIVE’ të disa seancave, pastaj nuk është transmetuar më asnjë seancë. Lidhur me këtë projekt, USAID-i kishte trajnuar dhe pajisur stafin e OSHP-së për transmetimin e drejtpërdrejt të sesioneve përmes ...
Komentet te OSHP-ja jotransparente, publiku nuk mund t’i shoh seancat e saj ‘LIVE’ Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Kurti e pranoi Asociacionin, ta prezantojë në Kuvend dhe para qytetarëve

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar mbi pranimin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derisa ka thënë se tash e një javë, që nga dorëzimi i draftit nga pesë emisarët te kryeministri, qytetarët e Kosovës janë në terr të plotë informativ.  Abdixhiku ka thënë se “yjet politike janë përplot ironi”, pasi shprehet se Kurti ka pranuar draftin para tri ditësh. “Çfarë fati i trishtë politik”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka thënë për Kurtin se “Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së ...
Komentet te Abdixhiku: Kurti e pranoi Asociacionin, ta prezantojë në Kuvend dhe para qytetarëve Janë të Mbyllura

Qeveria i ka veç edhe tre ditë kohë për miratimin e buxhetit e vitit 2024

Lajme
Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe tri ditë nga afati i fundit ligjor për miratimin e buxhetit për vitin 2024, ndërsa opozita kërkon nga pushteti buxhet zhvillimor dhe më shumë buxhet për ushtri, polici, investime kapitale, rritjen e pagave dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë se hartimi i buxhetit vjetor për vitin 2024 reflekton programin qeverisës dhe është i koordinuar me vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala shprehet skeptik se do të mund të hartohet një buxhet zhvillimor nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024. Deputeti Shala kërkon që buxheti i vitit të ardhshëm ...
Komentet te Qeveria i ka veç edhe tre ditë kohë për miratimin e buxhetit e vitit 2024 Janë të Mbyllura

Kurti i injoron minatorët që janë në grevë, i jep prioritet takimit me një gazetar

Lajme
Qindra metra nën tokë minatorët e “Trepçës” që disa dita janë në grevë. Por, Qeveria Kurti ka zero interesim ndaj minatorëve që janë në grevë, shkruan Demokracia.com Dje në konferencë për media, Kurti refuzoi t’i përgjigjet pyetjes se ‘a do t’i takoj minatorët?’. Ai tha se duhet të shkoj të takoi një gazetar gjerman. Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./Demokracia.com/ ...
Komentet te Kurti i injoron minatorët që janë në grevë, i jep prioritet takimit me një gazetar Janë të Mbyllura

NJSI proteston para Qeverisë javën e ardhshme, shkak shtesat e ulëta dhe pagat

Lajme
Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Indeksonline raporton se të gjitha organet kompetente të sigurisë tashmë janë njoftuar për protestën e FIT-it që do të mbahet përpara objektit të Qeverisë. Protesta do të mbahet të mërkurën, më 1 nëntor, në ora 12:00. Pjesëtarë të FIT-it do të protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera. Kerkesat e NJSI-së: 1 Paga, kerkojme rritje te pages ne koeficient. 2 Rrezikshmeria te jetë e percaktuar ne perqindje e jo ne shume fikse. 3 Ligji i pensionimit te parakohshem dhe sigurimeve shendetesore 4 Kushtet e ...
Komentet te NJSI proteston para Qeverisë javën e ardhshme, shkak shtesat e ulëta dhe pagat Janë të Mbyllura

Çka përmban propozimi i BE’së, Kurti sekret: Emisarët na kanë thënë të mos flasim

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është pyetur për përmbajtjen e propozimit që solli pesëshja, përfshirë edhe statutin për Asociacionin. Kurti tha se për këtë i është kërkuar të mos flasë në detaje, por tha se ata e kanë shkruar draftin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Europën”. Kurti tha se ka hapa prapa, ...
Komentet te Çka përmban propozimi i BE’së, Kurti sekret: Emisarët na kanë thënë të mos flasim Janë të Mbyllura