Pas dhjetë vjetësh betejë, Albin Kurti si kundërshtari më i madh, u dorëzua dhe e pranoi krijimin e Asociacionit, që ai e quante Zajednicë. Kurti tashmë e ka pranuar draftin e propozuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe përmes një deklarate, pas takimit është shprehur i gatshëm edhe ta nënshkruajë pranimin e draftit, deri sa presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një deklarim para gazetarëve ka thënë se edhe Serbia është pro atij drafti të propozuar nga pesëshja e top-diplomatëve që vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor. Por, Albin Kurti, i cili dogji institucionet e shtetit dhe Kuvendin e Kosovës e bëri arenë të hedhjes së gazit lotsjellës, duke gjymtuar policë në ...
Komentet te “Kosova po bëhet siç deshi Serbia” | Pasi e pranoi, Albin Kurtit i rikujtohet çfarë thoshte për Zajednicën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e pakënaqur me propozimin e Qeverisë Kurti rreth shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e PK-së. Kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri ka thënë se nivel i shtesave të rrezikshmërisë, siç po duket sipas informacioneve nga mediat, mendojë se do të jetë i papranueshëm për forcat e rendit. “Si Sindikatë do të reagojmë konforom kërkesave të policisë. Me atë se çfarë ballafaqohet policia, çdo policë është i rrezikum me shëndet dhe punë”, tha ai, duke shtuar se nga 23 policë të vrarë, 90% janë policë të patrullave. “Për mua është e papranueshme kjo shumë”, u shpreh ai. Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ...
Komentet te Policia të pakënaqur: Propozimi i ri për rrezikshmërinë, i ulët Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka vendosur për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria ka propozuar që shtesat e rrezikshmërisë për policët të variojnë nga 45 deri në 150 euro, varësisht prej kategorive të tyre. Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se shtesat janë propozuar të ndahen për shtatë kategori. “Si qeveri kemi ardhur deri tek propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Në këtë propozim përfshihen shtatë kategori të pozitave: shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës ...
Komentet te “45-150 euro” | Kurti vendos shuma ofenduese për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës Janë të Mbyllura
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar një mujorin e sulmit në Banjskë ku një grup i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i armatosur rëndë, sulmoi Policinë e Kosovës. Kearns thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për këtë veprim, ndonëse thotë se i ka parë vetë armët që thotë se kanë ardhur pikërisht nga Beogradi. “Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin ...
Komentet te Kearns: Radoiçiq edhe pas një muaji mbetet i lirë, familja e Afrim Bunjakut meriton drejtësi Janë të Mbyllura
Gazetari Xhemajl Rexha ka pasur një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi gazetari kosovar e pyeti se pse ai nuk po e nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga BE-ja. Kjo pyetje, i pengoi Vuçiqit, i cili u pa i norvozuar. Madje, Vuçiqi i tha gazetarit Rexha se nuk është i shurdhër dhe as budalla. “Vetëm mos e ngrit zërin, vetëm sillu mirë, unë ju dëgjoj mirë” – deklaroi Vuçiqi, ndërsa Rexhaj i pyeti nëse mundet t’i përgjigjej pyetjes. “Pse je kaq nervoz? Unë mund të imagjinoj pse je nervoz. Nuk jam i shurdhër, as budalla. Do të prononcojë çfarëdo që më duhet të them” – deklaroi ai./Demokracia ...
Komentet te “Mos e ngrit zërin; s’jam i shurdhër, as budalla”: Vuçiqi nervozohet me pyetjen e gazetarit kosovar – Video Janë të Mbyllura
Për disa muaj askush nuk dëshiroi të jetë Sekretar në ministrinë që drejtohet nga Rozeta Hajdari. Edhe tani kur kanë garuar disa kandidatë, nuk u mblodh komisioni intervistues për të përzgjedhur njërin nga ta, shkruan Demokracia.com. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga Hajdari më shumë se 2 vjet është pa sekretar. Deri tani kanë dështuar tre konkurse për këtë, sepse askush nuk kishte shfaqur askush interesim për të aplikuar. Nëpër kohë kanë ndërruar disa sekretarë të kësaj ministrie, ndërsa aktualisht pozitën e zëvendësuesit të sekretarit e mban Daut Latifaj. Para tij këtë pozitë e kishin mbajtur Rexhep Bllaca, Arber Gegaj dhe Irfan Lipovica. Pranë dështimit është ...
Komentet te Nuk mblidhet komisioni intervistues, konkursi për Sekretar të MINT pranë dështimit për herën e katërt Janë të Mbyllura
Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi foli për maratonën e takimeve në Bruksel të zhvilluara dje me krerët evropian kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti serb, Vuçiq. Ai u shpreh se Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar në parim për asosacionin, pas takimit të zhvilluar në Bruksel. “Serbia ka detyrë të transformojë strukturën e vet politike, por tek ne Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën kundër asosacionit. Ky është hapi i dytë pas asaj që është thënë se nuk do të ketë negociata dhe se nuk do të bisedojnë kurrë me Serbinë. Këtu pika vetëvrasëse politike për Kurtin, pasi mendon që pranimi i marrëveshjes në Bruksel dhe plani i ...
Komentet te “Një moment fatkeqësie për Kosovën”, Abazi: Kurti tradhtoi premtimin me të cilin erdhi në pushtet Janë të Mbyllura
Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediq, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës. Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediqit përmendet si i përfshirë në këtë rast. Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediq shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë. Jarediq kishte udhëhequr njësinë speciale në Mitrovicën Veriore deri pak javësh, para se policët të ofronin dorëheqje masive. Ai ishte suspenduar nga detyra edhe në shkurt të vitit të kaluar nën ...
Komentet te Dosja: Ish-shefi i Specialëve të Policisë së Kosovës për veriun, i përfshirë në grupin e Banjskës Janë të Mbyllura
Intervale me diell parashihen të premtën në mëngjes. Gjatë ditës vranësirat shtohen, e në pjesë perëndimore të vendit paraqiten kushte për të reshura shiu. Me afrimin e sistemit frontal mbi rajon, të reshurat shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit deri në mbrëmje. Gjatë natës të reshurat pushojnë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 15C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 19C e 22C, njofton Prishtina Weather. Ditën e shtunë vranësirat shpërndahen. Nga mesdita do të ketë më shumë intervale me diell. Ditëve të fundit të tetorit do të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell./Demokracia ...
Komentet te Sot, mot i vranët e me shi Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë me parë ka akuzuar ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës. Kurti pati thënë se Lajçak punon për Serbinë. Mirëpo, sot shefi i Qeverisë së Kosovës ka ndryshuar mendim, ai ka falënderuar Lajçakun për kontributin për paqe. “Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata ...
Komentet te E quajti njeri që punon për Serbinë, Kurti tani e falënderon Lajçakun për kontributin për paqe Janë të Mbyllura