Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Von der Leyen sot në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të ketë takime me krerët e lartë shtetëror të vendit. E para e KE-së së pari do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Takimi mes saj dhe Osmanit, nisë nga ora 13:15. Pas këtij takimi, do të ketë edhe konferencë për media. Zyrtarja e lartë evropiane do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Takimi nisë nga ora 14:40./Demokracia ...
Komentet te Von der Leyen sot në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin Janë të Mbyllura

Prokuroria e Hagës me bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala

Lajme
Prokuroria e Specializuar e Hagës po realizon bastisjes në shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala. Lajmin e kanë konfirmuar disa burime të ndryshme për gazetën Nacionale. Nacionale ka siguruar edhe fotografi nga shtëpia e Smakës ku po qëndron një veturë e EULEX-it. Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjet në një deklaratë për Nacionalen. “Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai. Prokuroria e Specializuar e Hagës kohëve të fundit ka pasur disa aksione të ndryshme të ngjashme. ZPS-ja ua ka konfiskuar telefonat një pjese të madhe të ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë ...
Komentet te Prokuroria e Hagës me bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala Janë të Mbyllura

Serbia del me njoftim për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë, të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Lajme
Policia e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy persona nga Kosova, në kufi me Hungarinë, të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë. Qindra oficerë serbë u dërguan të shtunën në një zonë kufitare me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona pasi të shtënat mes emigrantëve rezultuan metre persona të vrarë dhe një tjetër të plagosur, tha policia, raporton Associated Press. Raportimet për dhunë dhe përleshje me armë janë bërë të zakonshme pranë kufirit midis Serbisë dhe vendit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë. Mijëra emigrantë kanë kampuar në zonë, duke kërkuar mënyra për të kaluar me ndihmën e kontrabandistëve. Ministri i Brendshëm Bratislav Gasic, ...
Komentet te Serbia del me njoftim për arrestimin e dy kosovarëve në kufi me Hungarinë, të dyshuar për kontrabandë me migrantë Janë të Mbyllura

Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi për “dyfytyrësi të thellë” nga opozita, lidhur me kritikat e saj për procesin e dialogut. Çeku tha se opozita po e kritikon pushtetin për pranimin e Asociacionit, të cilin “dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend”. “Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët”, shkroi Çitaku në Facebook. “Turp, shtoi ajo./Demokracia ...
Komentet te Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura Janë të Mbyllura

Dëmet në Manastirin e Banjskës, Qeveria insiston për sanimin e dëmeve, po pret përgjigje nga Dioqeza

Lajme
Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Kështu thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa potencon se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren. Ai shton se do të vazhdojnë të jenë insistues dhe t’i kryejnë detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Manastiri i Banjskës ishte pika kryesore që u shfrytëzua nga grupi terrorist për t’u strehuar, pasi sulmuan Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, me ç’rast është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë. Më 27 shtator, tre ditë pas sulmit, ministri Çeku bëri të ditur se i ...
Komentet te Dëmet në Manastirin e Banjskës, Qeveria insiston për sanimin e dëmeve, po pret përgjigje nga Dioqeza Janë të Mbyllura

Çmimet e larta godasin kosovarët: “Ndonjëherë nuk fitoj asnjë cent” – Video

Lajme
Rritja e çmimeve në Kosovë po paraqet sfidë të madhe për shumë familje me të ardhura të ulëta, përfshirë atë të Islam Aliut, i cili tash e 26 vjet mban familjen duke bartur me karrocë mallrat që qytetarët blejnë në tregun e Prishtinës. Derisa priste klientin e radhës, ai tha për Radion Evropa e Lirë se shpeshherë nuk fiton asnjë cent gjatë ditës. VIDEO: ...
Komentet te Çmimet e larta godasin kosovarët: “Ndonjëherë nuk fitoj asnjë cent” – Video Janë të Mbyllura

Nënçmimi me shtesa, pakënaqësitë me paga| Policia fillon të humbas durimin me Qeverinë, 60 policë dhanë dorëheqje që nga 1 janari

Lajme
Dy javë më parë Ministria e Financave ka marr vendim për punëtorët e sektorit publik që punojnë si kujdestar, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës për ngritjen e tavanit të kompensimeve. Ky vendim do të vlejë për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor. Ngritjen e tavanit të kompensimeve i janë gëzuar Policia e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri. Zeqiri ka thënë se mjetet do u mjaftojnë policëve pas këtij vendimi. Sipas Zeqirit, ndryshimi i tavanit për kompensime ndryshoi pas trazirave në veri. “Në veri ata kanë punuar nga 24 orë e me javë të tëra kanë qenë në ...
Komentet te Nënçmimi me shtesa, pakënaqësitë me paga| Policia fillon të humbas durimin me Qeverinë, 60 policë dhanë dorëheqje që nga 1 janari Janë të Mbyllura

Deklarohen nga Gjykata Speciale, a mund të gjykohen në liri ish-krerët e UÇK-së?

Lajme
Zyrtari i lartë për Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë theksoi se gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në liri nuk është i mundur në këtë periudhë. Ai theksoi që një vendim i tillë nuk është i mundur duke marr për bazë që ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të kontrollohen nga një panel i veçantë çdo dy muaj. “Ky është një vendim që një penal përkatës duhet ta marrë sepse ky panel duhet që t’i i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë dukë u gjykuar dhe ky panel pastaj ta vendos nëse ata duhet liruar apo ...
Komentet te Deklarohen nga Gjykata Speciale, a mund të gjykohen në liri ish-krerët e UÇK-së? Janë të Mbyllura

Peja triumfon në derbi dhe vazhdon të jetë e pamposhtur në elitë

Sport
Peja vazhdon me fitore në Superligë. Pejanët kanë triumfuar në derbin në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:95 (25:19, 27:26, 19:20, 9:30). Në çerekun e parë kryeqytetasit ishin për një nuancë më të mirë, ndërsa verdhezinjtë nuk lejonin shkëputjen e tyre, por një seri prej 5:0 në fund, bëri që të fitojnë këtë pjesë 25:19. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, sidomos ishin të saktë për tri pikë dhe kjo ndihmoi të rritin epërsinë, që shkoi në 11 pikë, 45:34, por më pas pejanët me një seri prej 0:7, afruan rezultatin në 47:43, sidoqoftë, Prishtina sërish në fund ishte më e mirë dhe shkoi në pushim me rezultat 52:45. ...
Komentet te Peja triumfon në derbi dhe vazhdon të jetë e pamposhtur në elitë Janë të Mbyllura

Gërvalla: S’e di nëse do të quhet Asociacion dokumenti që pranuam, respekton Kushtetutën

Lajme
Këtë javë në Bruksel, pas takimit me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe presidentët e kryeministrat e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu gatishmërinë të nënshkruajë projektin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që akuzoi Presidentin serb për mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e njohur si plani franko-gjerman. Në një koment për Zërin e Amerikës, Departamentit i Shtetit tha se procesi i normalizimit i ndërmjetësuar nga BE-ja, është rruga e vetme për të siguruar marrëdhënie paqësore dhe produktive dhe për të realizuar aspiratat e dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. SHBA përsëriti gjithashtu thirrjen që dy palët ...
Komentet te Gërvalla: S’e di nëse do të quhet Asociacion dokumenti që pranuam, respekton Kushtetutën Janë të Mbyllura