Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Policisë i duhet përkrahja nga Qeveria! – E ka” | Një gënjeshtër tjetër e Albin Kurtit (VIDEO)

Lajme
“Policisë së Kosovës i duhet përkrahja nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka”. Kjo është deklarata e kryeministrit, Albin Kurtit, në kulmin e tensioneve në veriun e Kosovës pas vendosjes së kryetarëve shqiptar në ndërtesat komunale, shkruan Demokracia.com. Në fakt, kjo është një tjetër gënjeshtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse Policia e Kosovës nuk e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga ai dhe Lëvizja Vetëvendosje. Deklarata e Kurtit e bërë nga foltorja e Kuvendit, në fillim të muajit qershor të këtij viti, kishte për qëllim të vendoste deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës në pozicionin të shpikur nga ai se sikur nuk mbështesin Policinë ...
Komentet te “Policisë i duhet përkrahja nga Qeveria! – E ka” | Një gënjeshtër tjetër e Albin Kurtit (VIDEO) Janë të Mbyllura

Deputetët e Sali Berishës me sjellje vulgare, prishin karrigat e kuvendit ku ulen deputetët e PS-së – Video

Lajme Shqipëri
Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit” kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos. Sikurse duket nga pamjet, kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbysur para foltores së parlamentit./Demokracia ...
Komentet te Deputetët e Sali Berishës me sjellje vulgare, prishin karrigat e kuvendit ku ulen deputetët e PS-së – Video Janë të Mbyllura

Deklarohen nga Qeveria, insistojnë që të nënshkruhet marrëveshjen ku përfshihet “Zajednica” që të filloj zbatimi i saj

Lajme
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se diskutimet në Bruksel mundtë vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Sipas Kryeziut, takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. “Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjesh Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi. Takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ...
Komentet te Deklarohen nga Qeveria, insistojnë që të nënshkruhet marrëveshjen ku përfshihet “Zajednica” që të filloj zbatimi i saj Janë të Mbyllura

Pendarovski: Adresimi i Kurtit si “kryeministri i shqiptarëve” është fyerje për Ramën

Lajme
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për televizionin shqiptar “Shenja”, ka komentuar sërish vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare – Tetovën dhe Çairin në Shkup, duke vlerësuar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë ofenduar nga ajo vizitë. Pendarovski ka thënë se vizita e Kurtit me rastin e riemërtimit të një rruge me emrin Adem Demaçi është shfrytëzuar për të “luajtur kartën e “Shqipërisë së madhe”. “Kishte një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe elementi tjetër që më ngatërroi ishte Kasami, i cili regjistroi një video ku thoshte – mirë se erdhe në kryeqytetin e shqiptarëve, duke ...
Komentet te Pendarovski: Adresimi i Kurtit si “kryeministri i shqiptarëve” është fyerje për Ramën Janë të Mbyllura

Deklaratat e Kurtit e Sveçlës për pagat e Njësisë elitare të Policisë, Çitaku: Skandaloze, mjerim

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur skandaloze reagimet e kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla rreth pagave të Njësisë elitare të Policisë që protestuan dje para qeverisë, të pakënaqur me shtesat për rrezikshmëri. Çitaku ka thënë reagimet e Kurtit dhe Sveçlës janë përplot të pavërteta, vajtime e ankesa. “Çfarë reagime skandaloze nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të PB për protestën e njësive elitare policore. Përplot të pavërteta, gjysëm të vërteta, vajtime, ankesa. Mjerim”, ka shkruar ajo. Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan dje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e ...
Komentet te Deklaratat e Kurtit e Sveçlës për pagat e Njësisë elitare të Policisë, Çitaku: Skandaloze, mjerim Janë të Mbyllura

34 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Lajme
Janë bërë 34 vjet nga rënia heroike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë. Në nderim të veprës së tyre, do të bëhen homazhe tek varrezat e tyre në lagjen “Velania” në Prishtinë, nga ora 12:00. Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut. Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Fazliu aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe ...
Komentet te 34 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut Janë të Mbyllura

Pas njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

Lajme
Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative. Klan Kosova mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë. Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty. Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre. Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato. Ministri i Punëve ...
Komentet te Pas njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative Janë të Mbyllura

Eskalon krejt Ramabaja, i quan njësitet speciale “të manipuluar nga nëntoka politike”

Lajme
Profesori (askush nuk e di ku) dhe teleanalisti i afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja, protestën e njësiteve më elitare speciale policore e ka quajtur “të manipuluar nga nëntoka e politikës” në një reagim që tejkalon caqet e mendjes së shëndoshë. Edhe më të dhimbshme e bën kur po këtë “manipulim nëntoke politike” – që s’dihet as kujt i referohet as çka – ua atribuon edhe grevës së minatorëve të Trepçës, shkruan Nacionale. Reagimi për të ardhur keq i Ramabajës: Manipulimi i nëntokës politike me dy segmente të veçanta të shoqërisë sonë: me minatorët dhe me pjesëtarët e njësisë speciale FIT, kalon kufijtë e çoroditjes politike dhe shkon drejt absurdit e ...
Komentet te Eskalon krejt Ramabaja, i quan njësitet speciale “të manipuluar nga nëntoka politike” Janë të Mbyllura

Pafytyrësia e Sveçlës që dikur i gjuante edhe me gurë policët dhe pasuria milionëshe e tij -Video

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që zotëron pasuri milionëshe, flet pa asnjë ndjesi për kërkesat e policëve të Njësisë Speciale Intervenuese, të cilët sot protestuan për herë të parë që prej themelimit të Policisë. Gjashtë orë pas përfundimit të protestës, milioneri që si opozitar sulmonte policinë me gurë, shkruajti një status në Facebook. Ai nuk premtoi përmbushje të kërkesave të policëve, por i akuzoi ata se kanë marrë mbi 2 mijë euro pagë, pa treguar se ata kanë punuar mbi 600 orë në muaj, shkruan Demokracia.com. Por, cila është pasuria e ministrit që kalon edhe netët në kampin e Njësive Speciale kinse po kujdeset shumë për ta. Në ...
Komentet te Pafytyrësia e Sveçlës që dikur i gjuante edhe me gurë policët dhe pasuria milionëshe e tij -Video Janë të Mbyllura

70-vjeçarja që detyrohet nga e bija të kërkojë lëmoshë – Video

Lajme
Zonja e moshuar që është e njohur për banorët e lagjes Dardania, por edhe lagjeve të tjera të kryeqytetit. Çdo ditë në ora 7 të mëngjesit, zonja e ulur në këtë karrocë lihet në qoshe të rrugicave, për të nisur punën e saj të përditshme, kërkimin e lëmoshës. 70-vjeçarja thotë se është nga Shqipëria dhe tërmeti i vitit 2019 e la pa kulm mbi kokë, për çka tash e një kohë ajo del e kërkon lëmoshë në rrugët e kryeqytetit. Por në fakt ajo sillet aty nga një grua tjetër, mosha e të cilës është 35-vjeçare dhe zonja e moshuar thotë se ajo është e bija e saj. Jo shumë ...
Komentet te 70-vjeçarja që detyrohet nga e bija të kërkojë lëmoshë – Video Janë të Mbyllura