Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, përpos kabinetit qeveritar, asnjë kategori nuk ka përfituar. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka theksuar se me ligjin e ri, kategorive iu janë hequr shtesat si ajo e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera. “Nëse flasim për policinë, policia i ka pasur shtesat deri në hyrjen në fuqi të ligjit të pagave, deri më 1 janar të këtij viti, policia i ka pasur shtesat. Nëse më pyesni nëse ato shtesa janë paguar gjithmonë me kohë, jo, ka pasur vonesa. Ka pasur raste kur nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm ...
Komentet te Bajrami: Përpos kabinetit qeveritar, me ligjin e pagave askush s’ka përfituar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Bbashkë me minatorët grevistë të Trepçës 800 metra thellë në horizontin e dhjetë, derisa ata sot kanë hyrë në ditën e 10 të grevës së tyre, në kërkim të plotësimit të kushteve të tyre. Lani ka thënë se gjendja e minatorëve grevistë është e rënduar dhe sipas informacioneve që ka marrë nga vendi i ngjarjes rreth 200 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Autori i emisionit FRONTAL ka treguar se dy autoambulanca qëndrojnë në hyrje të minierës. Ai ka realizuar edhe intervista me minatorët grevistë, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhmentin. Një prej tyre ka thënë se ushtruesi i detyrës së drejtorit asnjëherë s’ka qenë për t’i vizituar. ...
Komentet te Minatori në lot: Më erdhi djali nga gurbeti por s’ qëndrova me të, s’i tradhtoj shokët -Video Janë të Mbyllura
Katër bastisje për tri ditë. Gjykata Speciale u dha leje zyrtarëve të ZPS-së që këtë javë të kërkonin prova të mundshme nëpër shtëpitë dhe banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. Aksionet u konsideruan politike nga ata që folën, dhe kundërkushtetuese e jologjike nga avokati Artan Qerkini, i cili paralajmëroi se mund të ndërmarrin hapa ligjorë për t’i kundërshtuar këtë që ai e quajti “fushatë të bastisjes”. Zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar u kthyen këtë javë në Kosovë. Angazhimi i radhës përbënte bastisjen e shtëpive dhe pronave të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Prokuroria e ndërkombtarizuar nisi të hënën ...
Komentet te Në kërkim të provave nëpër shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit, çfarë konfiskoi Specialja gjatë “fushatës së bastisjeve” Janë të Mbyllura
Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke kryer bastisje sot tek shtëpia e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj në Malishevë, shkruan Gazeta Express. Kjo është konfirmuar nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu. “Te indinjuar me aktet e tilla qyqare . Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj .Çka po ndodhë . pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykat ne munges te faktëve po benë spektakel. Turp!”, ka thënë ai. Demokracia ...
Komentet te OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt Janë të Mbyllura
Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Fatlum Xheladini, ka reaguar pas shumë diskutimeve që janë bërë nga përfaqësues të lartë të institucioneve, rreth pagave të tyre, pas protestës së FIT-it e cila është mbajtur një ditë më parë para Qeverisë së Kosovës. Xheladini ka thënë se ata po kërkojnë një pagë dinjitoze dhe se është e palogjikshme që të diskutohet kaq shumë paga e tyre. Madje ka përmendur dhe rreziku i cili u kanoset atyre sa herë ata shkojnë në veri. “ Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem ...
Komentet te “Sa herë që këmba ime shkelë në veri, e mendoj se mund të kthehem i vdekur”, reagon pjesëtari i FIT-it Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. ”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi në “Click” të RTV21. Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke. ”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën, unë nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur mendoj që ai e ka kthyer gabimisht rrugën ...
Komentet te Krasniqi: Është e papritur me pa Albin Kurtin duke e mbrojtur Asociacionin Janë të Mbyllura
Protesta e djeshme e pjesëtarëve të njësive elitë të Policisë së Kosovës ngjalli shumë reagime. Reagimet skandaloze të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Svecla, të cilët provuan të manipulojnë me pagat e policëve i indinjuan qytetarët, shkruan Demokracia.com. Këto reagime u cilësuan si fyerje e dinjitetit të policëve, të cilët e mbrojtën tash e 24 vjet sovranitetin e vendit dhe u përballën me rreziqe të panumërta për jetën e tyre. Por, përderisa Kurti dhe Qeveria e tij ua kthyen shpinën atyre që i quajmë heronjtë e rinj të Republikës, ai nuk kishte bërë kështu gjatë vitit 2022 me ”Mbrojtjen Civile”, grup ky që u cilësua disa muaj më parë ...
Komentet te Qeveria Kurti i pagoi mijëra euro organizatat që i shpalli terroriste, Policinë që po përballet me terroristët e tyre i ofendon me shtesat për rrezikshmëri Janë të Mbyllura
Partitë opozitare kanë kërkuar që në rend dite të futet një Rezolutë ku Kuvendi i Kosovës, do të diskutojë për gjendjen në ndërmarrjen “Trepça”. Propozimin e ka bërë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjendja e rënduar në këtë ndërmarrje duhet të kërkojë vëmendje institucionale. Me këtë propozim u pajtua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se kërkesat e tyre të plotësohen dhe t’u dalin pagat minatorëve. Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që krahas minatorëve të diskutohet edhe për zyrtarët policor. “GP i AAK e mbështet dhe është urgjente të trajtohet çështja e minatorëve ...
Komentet te E turpshme | VV-ja nuk i përkrah mocionet për minatorët e Trepçës dhe Policinë e Kosovës, opozita lëshon sallën e Kuvendit Janë të Mbyllura
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Qeveria i ka bërë “të gjitha përpjekjet” për t’u ndërprerë greva e minatorëve të Trepçës. Kusari-Lila tha në seancën e sotme të Kuvendit se Trepçka “nuk ka këshill grevist” dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin. “Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva”, tha ajo. “Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në ...
Komentet te VV sulmon minatorët: Nuk po grevoni në përputhje me ligjin, Qeveria i ka bërë të gjitha përpjekjet Janë të Mbyllura
Për nesër është paralajmëruar protestë për Astrit Deharin. Kështu njofton avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Ai thotë se protesta organizohet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të LVV-së. Shkrimi i plotë: NESER PROTESTE ! Ne ora 12:00 Gjaku i Astritit nuk falet U bene 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef te verteten ! Neser do te kete proteste per shkak te neglizhences se Prokurorise ne hetimin e vrasjse se aktivistit te Levizjes VETËVENDOSJE! /Demokracia ...
Komentet te Kurti dhe VV-ja në pushtet e të plotëfuqishëm, por vazhdojnë protestat që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin Janë të Mbyllura