Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Specialja kryen bastisje edhe tek shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Lajme
Mëngjesin e sotëm ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi. Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thacit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Teksa para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales. E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj. Pas bastisjes së banesësDJE , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“. Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike ...
Komentet te Specialja kryen bastisje edhe tek shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla Janë të Mbyllura

Moti sot: I vranët dhe me shi

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët. Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu, dhe si pasojë e ndryshimit termik, në orët e para të mëngjesit mund të paraqitet mjegull. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Qyteti me temperaturën më të ulët do të jetë Dragashi me 7 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë në Gjakovë, Prizren, Malishevë e Kamenicë./Demokracia ...
Komentet te Moti sot: I vranët dhe me shi Janë të Mbyllura

Skandaloze | Kurti ia rrit pagën vetes dhe presidentes, mbeten shumë mbrapa mjekët, infermierët, policët, shërbyesit civilë…

Lajme
Qeveria e Kosovës ka propozuar rritjen e koeficinetit të pagës për punëtorët e sektorit publik nga 105 euro në 110. Me ndryshimin e koeficientit, që do të bëhet me buxhetin e vitit të ardhshëm, i bie që të rritet paga e kryeministrit Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com. Por, edhe ky koeficient i lë shumë prapa kategoritë e tjera si mjekët, policët e shërbyesit e tjerë civilë. Për këtë kritika Kurti ka marrë edhe nga juristi Ehat Miftaraj. Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj prapë mbeten politikanë. Ky është statusi i plotë i Miftarajt: Qeveria e Kosoves ka propozuar rritjen e koeficientit ne sektorin publik nga 105 euro ...
Komentet te Skandaloze | Kurti ia rrit pagën vetes dhe presidentes, mbeten shumë mbrapa mjekët, infermierët, policët, shërbyesit civilë… Janë të Mbyllura

DOKUMENT: Pak pasi e mori gradën diplomatike, Gërvalla e emëron Konsull sinjalizuesin e saj besnik

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, po vazhdon të rehatojë në pozita të rëndësishme njerëzit lojalë të ministres.  Së fundmi, Gërvalla- Schwarz e ka rehatuar si shef të misionit konsullor të Kosovës në Zvicër, një prej njerëzve më të besueshëm të saj, Vigan Berishën, që deri tani kishte punuar si zyrtar sinjalizues. Konsullata e Cyrihut është misioni më i madh i Republikës së Kosovës në botë sa i përket ofrimit të Shërbimeve Konsullore. LAJME DOKUMENT: Pak pasi e mori gradën diplomatike, Gërvalla e emëron Konsull sinjalizuesin e saj besnik Demokracia 18:16 | 31 Tetor 2023 SHARE:     Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga ...
Komentet te DOKUMENT: Pak pasi e mori gradën diplomatike, Gërvalla e emëron Konsull sinjalizuesin e saj besnik Janë të Mbyllura

Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Jam i habitur me heshtjen e partnerëve të BE-së

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga lideri i “Republika Srpska”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja. Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve. Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt. “Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet ...
Komentet te Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Jam i habitur me heshtjen e partnerëve të BE-së Janë të Mbyllura

Behrami për bastisjet në shtëpinë e tij: Spektakël për t’i mbuluar dështimet në Hagë

Lajme
Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, në shtëpinë e të cilit hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje sot, tha se aksioni ishte “politik”. Ai tha para gazetarëve se me këto veprime, Specialja po përpiqet “t’i mbulojë dështimet”. “Edhe aksioni i sotëm është aksion politik. Ka qëllim politik dhe ka vetëm një qëllim të vetëm: t’i mbulojë dështimet e njëpasnjëshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë”, tha ai. Behrami e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”. “Është duke investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo ...
Komentet te Behrami për bastisjet në shtëpinë e tij: Spektakël për t’i mbuluar dështimet në Hagë Janë të Mbyllura

Muja fillon u përmend shifra, minatori ia kthen: “S’kemi kohë për kilifekte, mos na lodhni me këto sene”

Lajme
Sindikalistët e Trepçës sot janë pritur në takim nga disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po fliste për shifrat, përfshirë këtu edhe siç tha ai borxhet janë akumulu 20 milionë euro për 7 vite. “10 vitet e fundit na ka ardh ky raport që Trepça prej vitit 2014 – 2021 i ka akumulu 20 milionë borxh, sepse shpenzimet kanë qenë më të vogëla se shitjet. Kjo është gjendja zyrtare që e ka sjell auditore. E këto duhet mi pagu diqysh”, tha Muja. Këtu ka ndërhyrë edhe një nga minatorët qe ishte prezent në mbledhje, duke ...
Komentet te Muja fillon u përmend shifra, minatori ia kthen: “S’kemi kohë për kilifekte, mos na lodhni me këto sene” Janë të Mbyllura

Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë varrezat e familjes Jashari dhe të dëshmorëve për të gjetur evidencën e turpit të saj

Lajme
Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar bastisjes e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t`i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj, shkruan Nacionale. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal. “Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale ...
Komentet te Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë varrezat e familjes Jashari dhe të dëshmorëve për të gjetur evidencën e turpit të saj Janë të Mbyllura

“Kusari-Lila, zëdhënëse e Qeverisë”: Rizvanolli s’shkon të raportojë për minatorët, përplasen pushteti e opozita

Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk ka shkuar të raportojë për grevën e minatorëve të Trepçës në Komisionin për Ekonomi, nën arsyetimin se ndodhet jashtë vendit. Kjo ka shkaktuar përplasje mes opozitës dhe pozitës, me këta të fundit që kërkuan takim me përfaqësuesit e sindikatës. Shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila propozoi që të mbahet një takim në një sallë më të madhe. “Kryetari aktual nuk është i shkarkuar prej sindikatës, por i suspenduar…Ai me punëdhënsin ka kontratë, është përfaqësues sindikalë, është kryetar bashkë me 8 përfaqësues tjerë. Për këtë arsye, pasi kjo është tema e sotme, propozoj që në një pauzë 10 minuta të ...
Komentet te “Kusari-Lila, zëdhënëse e Qeverisë”: Rizvanolli s’shkon të raportojë për minatorët, përplasen pushteti e opozita Janë të Mbyllura

“Kjo nuk është drejtësi”; “Është përndjekje”: Kërkohet reagimi i shtetit ndaj bastisjeve të Gjykatës Speciale

Lajme
Bastisjet e dy ditëve të fundit të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në Kosovë kanë nxitur reagime të shumta në vend. Dje dhe sot hetuesit e kësaj prokurorie kanë bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. Aksionet e tilla po konsiderohet si përndjekje ndaj njerëzve të afërt të ish-presidentit. Aksionet janë dënuar ish-bashkëpunëtoret e Thaçit dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Më e ashpra në reagim ka qenë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington ka thënë se këto aksione nuk kanë fare të bëjnë më drejtësi, shkruan Nacionale. Sipas saj, këto janë përndjekje politike. “Kjo nuk është drejtësi. Kjo është ...
Komentet te “Kjo nuk është drejtësi”; “Është përndjekje”: Kërkohet reagimi i shtetit ndaj bastisjeve të Gjykatës Speciale Janë të Mbyllura