Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë Kurtit se që prej kur e njeh, vuan nga kompleksi i madhështisë. Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e di që ka qejf të jetë në mesin e liderëve më të rëndësishëm të vendit, në lozhën e Thaçit e Rugovës,. Por Krasniqi thotë se derisa historia e mban mend Rugovën si njeriun që i ka dhënë drejtim euro-atlantik shqiptarëve e Kosovës dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë, atëherë Kurti duhet të mendohet se si do ta mbaj në mend historia, duke ia përmendu pranimin e Asociacionit. “Kompleksin e madhështisë prej të cilit ke vujt prej që të njohë, ata s’mund ta heq ...
Komentet te Krasniqi – Kurtit: Vuan prej kompleksit të madhështisë, ke qejf me qenë në lozhën e Thaçit e Rugovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit. Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit. Por, ai nuk ka garantuar qytetarët e Kosovës se Zajdenica që ka pranuar është në përouthje ...
Komentet te Skandal | Albin Kurti nuk garanton qytetarët e Kosovës se Zajednica që ka pranuar është në përputhje me Kushtetutën Janë të Mbyllura
PSD gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Republikes së Kosovës. Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po vinte me djalin e tij në Kuvend, aktivistët e kësaj partie e kanë “dekoruar” me “medaljen” “Regjimi i Zajdenicës”, siç kanë thënë ata si shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit. “Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”, kanë thënë PSD./Demokracia ...
Komentet te Muja me djalin në Kuvend, aktivistët e PSD-së e “dekorojnë” me medaljen “Regjimi i Zajednicës” Janë të Mbyllura
Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se seanca e sotme e Kuvendit të do të jetë e “nxehtë”. Ai ka bërë me dije se kjo mund të jetë seanca më e fortë e këtij viti. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se tashmë janë mbrehur shpatat dhe fushëbeteja është gati. “A jeni bë gati për seancën e Kuvendit të Kosovës sot? Në 11h fillon dhe Kryeministri ka me raportu për Asociacionin. Kjo mundet me qenë seanca me e fortë këtë vit. Gjithashtu, nëse nuk e merrni politikën shumë seriozisht, mundet me qenë edhe argëtuese. Tashmë janë mbreh shpatat dhe fushëbeteja është gati. Pop-corn mos e harroni”, ka shkruar ...
Komentet te Analisti paralajmëron seancë të nxehtë në Kuvend: Shpatat janë mprehur dhe fushëbeteja është gati Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”. Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit. “Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”. /Demokracia ...
Komentet te PSD me aksion, deputetët e VV-së priten me medalje – përgëzohen për punën e bërë në themelimin e “Zajednicës” Janë të Mbyllura
Komuna e Malishevës ka lëshuar një njoftim ku bën të ditur se ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Në reagimin e komunës, ata kërkojnë që Gjykata Speciale ta ndërpresë, siç thonë ata përndjekjen e çlirimtarëve. “Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”. “Kujtojmë se në territorin e Komunës së Malishevës, janë vrarë afër 400 civil të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më ...
Komentet te Komuna e Malishevës: EULEX-i e ka arrestuar mbrëmë Isni Kilajn me urdhër të Speciales Janë të Mbyllura
Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se ftesa që kishte pranuar Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim për ditën e sotme, i është anuluar dje. Ftesën për intervistim, Remi e kishte pranuar mbrëmjen e 1 nëntorit. “Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Remi. Duke njoftuar për anulimin e ...
Komentet te Prokuroria e Hagës e ftoi për intervistim, Rrustem Mustafa njofton se i është anuluar Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri hezitoi të japë një qëndrim për draft statuin e ri të Asociacionit duke thënë se nuk e ka parë dokumentin. Tha se ky dokument është parë vetëm nga tre njerëz: Lajçak, Kurti dhe Vuçiq. Megjithatë Haziri pranoi se dokumenti është ndarë me disa njerëz. ‘Unë nuk jam një prej atyre që e kam parë dokumentin , jam njëri prej atyre që më është thënë me gojë në parime, jo në tërësi.”, tha Haziri në RTV21 Ai ndau një shqetësim “Nuk kam thënë unë populli i Kosovës ka me u shoku, kam thënë besimtari majtist . Majtisti më i madh sot aktivisti i ...
Komentet te Lutfi Haziri thotë se ka tendenca që qeveria të bëjë “shtet policor” Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00. Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Albin Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë. Ai pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel. Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Pastaj janë edhe 11 pika tjera në rend të ditës. Rendi ...
Komentet te Raportimi në Kuvend | Si do ta arsyetojë Kurti dhurimin e autonomisë substanciale për serbët në Kosovë dhe për pranimin e Zajednicës Janë të Mbyllura
Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) në ditën e mërkurë. Ai ka kritikuar pozitën dhe opozitën për përdorimin e çështjeve të sigurisë për qëllime politike. Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) gjatë ditës së mërkurë. Sylejmani ka thënë se me çështjet e sigurisë nuk duhet të përdorën për poena politikë as nga pozita e as nga opozita. Sipas tij, opozita është duke e bërë të kundërtën e saj. “Nuk është dashur që as pozita e as opozita, sidomos opozita të bëjë opozitarizëm më çështje të sigurisë dhe të ...
Komentet te Koloneli në pension i Policisë së Kosovës: Qeveria ka shkaktuar përçarje brenda Policisë Janë të Mbyllura